Dosja e krimeve të Arkanit, publikohen dokumente për masakrat në Bosnjë dhe Kosovë (VIDEO)
Për herë të parë në Serbi janë grumbulluar prova për krimet e kryera nga njësitet paramilitare në Ish-Jugosllavi. Dosja e krimeve përfshin aktivitetin e një prej figurave më të angazhuara në krimin e organizuar në Serbi.
Bëhet fjalë për Zeljko Raznatoviç Arkan, i njohur si autori i masakrave në Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë, përcjell Euronews.al.
Arkani njihet si drejtoi i Gardës Vullnetare Serbe, por njëherazi ishte dhe një nga drejtuesit e krimit të organizuar në ato vite në serbi. Me mbështetjen e Milosheviç ai arriti të organizojë reparte speciale të njohur me emrin “Tigrat” të cilët kryen krime në disa shtete. Është e provuar qartë se bandat e tij morën pjesë në gjenocidin e Srebrenidës, si dhe patën rol aktiv në masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë.
Për herë të parë në Serbi, për krimet e paramilitarëve të Arkanit po flitet hapur dhe studiuesja Jovana Kolaviç ka prezantuar një dosje me shumicën e krimeve ku janë përfshirë forcat serbe.
Sipas studimit të Kolaviç, njësitë e ..
Read More