Author: admin

TË FUNDIT

Policët bllokojnë hyrjen e Qeverisë, shkak protesta në shesh

Policët bllokojnë hyrjen e Qeverisë, shkak protesta në shesh

Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen kryesore të Qeverisë së Kosovës.
Kjo për shkak të protestës së PSD-së që ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fjalimet që do të mbahen në protestë.

Pjesa ku do të mbahen fjalimet para qytetarëve është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

I pari që ka marrë fjalën është kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tym i zi në protestën para Qeverisë, Molliqaj: Marrëveshja në Ohër paraqet “zymtësi” për Kosovën

Tym i zi në protestën para Qeverisë, Molliqaj: Marrëveshja në Ohër paraqet “zymtësi” për Kosovën

Në protestën e sotme të PSD-së, ka folur para qytetarëve kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Në fjalën e tij, Molliqaj ka deklaruar se gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, Kosovës i ka sjellur vetëm ‘zymësi’, shkruan lajmi.net.

Molliqaj ka thënë se edhe marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit, i sjell ‘zymësi’ Kosovës.

Ndërkohë aktivistët e tjerë të PSD-së kanë improvizuar edhe me një lloj tymi, për të treguar atë që Molliqaj e quan “humbje të perspektivës së Kosovës”

“Kjo marrëveshje paraqet zymtësi dhe i ftojmë qytetarët që ta kundërshtojnë”, ka thënë Molliqaj. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shtohen forcat e policisë në shesh para fillimit të protestës kundër Qeverisë

Shtohen forcat e policisë në shesh para fillimit të protestës kundër Qeverisë

Kanë mbetur edhe disa minuta nga fillimi i protestës së organizuar nga Partia Social Demokrate – PSD, në Prishtinë.
Pak para protestës që është paralajmëruar të fillojë në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë shtuar forcat policore, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu ka filluar grumbullimi i qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga PSD në krye me kryetarin e saj, Dardan Molliqaj.

Vetë Molliqaj, dje ka folur për lajmi.net edhe për protestën e organizuar kundër marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, themelimit të Asociacionit dhe i njëjti ka thënë se në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Protesta e PSD-së në Prishtinë, arrijnë në shesh krerët e OVL-UÇK-së dhe Nismës Socialdemokrate

Protesta e PSD-së në Prishtinë, arrijnë në shesh krerët e OVL-UÇK-së dhe Nismës Socialdemokrate

Protesta kundër Qeverisë së Kosovës ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, tashmë është duke filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në protestën e organizuar nga PSD-ja, tashmë kanë arritur edhe qytetarët që janë në mbështetje të protestës, shkruan lajmi.net.

Aty po qëndron edhe ekipi i lajmi.net të cilët kanë bërë të ditur se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka arritur në sheshin kryesor në Prishtinë ku edhe pritet të fillojë protesta.

Molliqajt i janë bashkuar edhe Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, si dhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zjarri në Pejë, tetë persona në spital

Zjarri në Pejë, tetë persona në spital

Tetë persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë si pasojë e djegies së një objekti në këtë komunë.
Nga spitali kanë informuar se gjendja e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndryshe, një zjarr ka kapluar sot një objekt një Pejë, që dyshohet të jetë i një kompanie private.

Read More
TË FUNDIT

Kurti takon kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

Kurti takon kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantiq.
“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova”, thuhet në komunikatën e dërgua nga zyra e Kurtit.

Sipas tyre, pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.

Read More
TË FUNDIT

​Haxhiu për vendimin e Kushtetuese për Ligjin për KPK: Absurditet, por reforma nuk ndalet

​Haxhiu për vendimin e Kushtetuese për Ligjin për KPK: Absurditet, por reforma nuk ndalet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e quajti absurde vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) kundër kushtetues, e që rrjedhimisht i njëjti duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij. Haxhiu tha se Kushtetuesja ka injoruar në tërësi të dy opinionet e Komisionit të Venecias në lidhje me këtë ligj duke i dhënë një goditje të rëndë Kosovës por edhe duke penguar reformën në drejtësi.
Haxhiu u shpreh se qëllimi i institucionit që drejton ka qenë që me ligjin e propozuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK të reformojë KPK-në për të eliminuar grupet e interesit e korporatizmin që sipas saj aktualisht mbizotëron në përbërjen e këtij Këshilli.

Sipas ministres së Drejtësisë, ky sistem korporatist ka bërë që prokurori i shtetit të mos jetë në nivel të detyrës ashtu si i kërkohet në kushtetutë dhe të jetë i ndikuar nga interesa..

Read More
TË FUNDIT

Kandiq i reagon Patriarkut serb që manipuloi me të vrarët nga sulmet e NATO-s

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka demantuar pretendimet e pasakta të Patriarkut serb Porfirije lidhur me numrin e shtetasve serbë të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s.

Patriarku pretendoi se nga bombardimet e NATO-s janë vrarë mijëra serbë, mirëpo Kandiq ka konfirmuar se gjatë ditëve të bombardimeve, nuk janë vrarë më shumë 756 qytetarë.

“Sa për informimin e patriarkut: jo më shumë se 756 njerëz vdiqën nga sulmet e NATO-s.

Mirëpo, dhjetëra mijëra të pafajshëm, që nuk morën pjesë në veprime armiqësore, janë vrarë nga MUP-i serb brenda 78 ditëve – 28 mars – 16 qershor 1999. Secili ka një emër dhe mbiemër”, ka shkruar ajo.

Read More
TË FUNDIT

​Sfidat në zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve

​Sfidat në zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve

Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve ende nuk është mjaftueshëm i njohur për të gjithë zyrtarët dhe qytetarët e tjerë të punësuar në institucione publike dhe private. Kjo po konsiderohet sfidë për zbatimin e tij, duke shtuar këtu edhe mosimplementimin e tij në sektorin privat.
Përmes sinjalizimit, të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat kanë të drejtë të raportojnë për keqpërdorime.

Megjithatë, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj thotë se në këtë agjenci kohën e fundit ka pasur rritje të rasteve që paraqiten para zyrtarëve përgjegjës për sinjalizim.

“Vitet e fundit kemi parë rritje të vazhdueshme të rasteve që paraqiten para zyrtarëve përgjegjës për sinjalizim, qoftë brenda institucionit apo ndërmarrjet publike, apo tek ne. Rritja është e madhe, por nëse flasim me numra absolut nuk është që është numër tepër i madh. Nëse në vitin 2021 kemi pasur 9-10 raste, vitin e kaluar i kemi pasur ..

Read More
TË FUNDIT

Lëvizja e orës, sonte flemë një orë më pak

Lëvizja e orës, sonte flemë një orë më pak

Ora verore fillon natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës së 25-26 mars duke lëvizur akrepat për një orë përpara.
Si më parë, koha do të lëvizë nga ora 2:00 në 3:00 dhe e diela do të zgjat 23 orë.

Koha e kursyer zgjat deri në fundjavën e fundit të tetorit, pra natën mes 28 dhe 29 tetorit.

Motivi i ndryshimit të orës është konsumi më i ulët i energjisë elektrike dhe rritja e produktivitetit.

Megjithatë, përfitimet e lartpërmendura nuk janë vërtetuar deri më sot dhe prej vitesh është paralajmëruar se do të hiqet ora verore.

Kjo ende nuk ka ndodhur.

Read More