Zbatimi i marrëveshjes me Serbinë mund të zvarritet
Zbatimi i marrëveshjes me Serbinë mund të zvarritet
Zbatimi i marrëveshjes me Serbinë pritet të ketë zvarritje. Tetë ditë pas dakordimit në Ohër për aneksin e implementimit të marrëveshjes bazë për normalizimin e mardhënieve Kosovë-Serbi, palët ende nuk ka nisur hapat konkretë për zbatim të ujdisë, përkundër disa afateve të caktuara në aneks.
Problematike për shtyrje të mëtutjeshme të zbatimit të marrëveshjes po konsiderohen pika 7 për Kosovën, ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb apo Asociacionin dhe pika katër për Serbinë, në të cilën potencohet mospengesa e saj për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Mirëpo, zvarritja e zbatimit të marrëveshjes, sipas njohësve të procesit të dialogut, varet nga presioni i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Profesori universitar dhe njohësi i procesit të dialogut, Seb Bytyçi thotë se derisa kanë kaluar një javë nga dakordimi në Ohër ka indicie për vonesa në zbatim të marrëveshjes, në bazë të deklarat..
Read More