Author: admin

INTERESANTE

Po shkatërrohet pllaka “Dardanus” qëllimisht? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

Një gurë varri në të cilën shkruante emri “Dardanus”, njëri prej fëmijëve të Epikratit, po trazon ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ata frikësohen se gjeneza e tyre antike po shkatërrohet dhe shtrembërohet qëllimisht, dhe se nuk do të arrijnë të ruajnë gjurmët e të parëve të tyre për shkak të interpretimeve të gabuara historike dhe dëshmive të pakta materiale që klasifikohen si ilire nga autoritetet maqedonase.

“Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. ..Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Skupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë si qytetarë romak”, thotw Vera Atanasovska, arkeologe.

Dyshimet për mbulim apo shtrembërim të fakteve historike rreth ilirëve në trevat e Maqedonisë së sotme i sollën në Shkup edhe arkeologët shqiptarë nga Kosova. Euronews Albania sjell..

Read More
TË FUNDIT

“Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve”, Tahiri – Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

“Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve”, Tahiri – Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim ndonëse të shkurtër rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.
Tahiri përmendi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Por, ajo shprehet se tani Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

Madje, ajo iu drejtua Kurtit se si do t’ua sqaronte këtë dallim të tij në Tiranë para shqiptarëve.“Me ‘bashkimin kombetar’ për te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj këtë Kurti sot ne Tirane para shqiptareve”, shkroi Tahiri.

Read More
TË FUNDIT

FSK në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

FSK në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë Sllovene Kovaç dhe pjesëmarrjen e rreshter majorëve të A5,rreshter majori nga Ushtria Amerikane për Europë.
Kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.

Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, në Kampin e 16-të Dimërorë, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësishtë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat do të pësojnë ulje, sidomos në vlerat e maksimaleve. “Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m, reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.”, ka bërë të ditur IHMK.

Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. “Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat do të biejnë në vlera njëshifrore.”, është bërë e ditur në njoftim.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të biejnë në vlera të lehta negative, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 10 g..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Forcat serbe zhdukën kufomat në përpjekje për zhdukjen e të vërtetës

Kurti: Forcat serbe zhdukën kufomat në përpjekje për zhdukjen e të vërtetës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e masakrës ndaj 50 anëtarëve të familjes Berisha, në Suharekë, e ku në mesin e tyre ishin edhe 11 fëmijë, ka shkruar se forcat serbe pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat.
Kurti ka shkruar se forcat serbe zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.

“Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon. U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit. Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar ai në Facebook.

Read More
TË FUNDIT

Familjarët rrëfejnë se si janë zhdukur më të dashurit e tyre nga forcat serbe

Familjarët rrëfejnë se si janë zhdukur më të dashurit e tyre nga forcat serbe

“Po dua me pas një shenjë që me ditë dhe me i dërgu një lule…Jam ka dua me vdekur, pa e pas shenjën e djalit që me shku të varri tij”, rrëfen mes lotëve Naxhije Shehu, e cila e ka të zhdukur burrin dhe djalin që ende nuk i kishte mbushur 16 vjet.
Naxhije nga Krusha pret tash e 24 vjet me shpresën se do të gjendet qoftë edhe një shenjë e djalit dhe e burrit, të marrë nga forcat serbe. Ajo kërkon nga institucionet përgjegjëse të merren më shumë për personat e zhdukur.

Shehu tregon momentin kur forcat serbe e ndan me të birin.

“Burrin edhe djalin i kam të zhdukur, që 24 vjet nuk po dihet ku janë…Na kanë tubuar (serbët) dhe na kanë thënë ja mbyten në lumë, ja shkoni në Shqipëri. Gjithë rrugës kam hy në shtëpi të ndryshme me kërkuar ndihmë për djalin. Secilës shtëpi i thoja shkoni se na kanë ndal fëmijët”, rrëfen Shehu.

Mes tjerash, ajo tregon bisedën e fundit që kishte me të birin.

“Kam biseduar me djalin t..

Read More
INTERESANTE

Në Akademinë Spanjolle zbulohet dokumenti mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut

Studiuesi shqiptar Bejtullah Destani, i cili ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në arkivat dhe bibliotekat britanike, tashmë ka zbuluar një dokument që tregon gjenealogjinë e familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Studiuesi Destani për portalin e RTV Dukagjinit ka treguar se dokumenti është zbuluar në Akademinë Spanjolle, dhe se është i pabotuar apo i paparë ndonjëherë deri më tani.

Siç mund të shihet, dokumenti është shumë i vjetër dhe nuk mund të përkthehet lehtë pasi është shkruar në spanjishten e vjetër, e njohur edhe si kastilianishtja e vjetër.

Dokumenti tregon historinë e prejardhjes së brezave të familjes Kastrioti njëri pas tjetrit, pra një varg brezash që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët.

Kështu, sipas Destanit, këtu përshkruhet historia e familjes së Skënderbeut gjatë disa brezave, duke treguar vitet e lindjes së paraardhësve dhe se me kë u martua secili person dhe cilët ishin fëmijët e tyre.

Figura e Skënderbeut ka një rëndësi të madhe për popullin shqipta..

Read More
TË FUNDIT

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me jetë që i merr.

Trajkoviq në Podcastin “Snaga Uma” (Fuqia e mendjes) tha se kjo i shqetëson shumë fëmijet e saj.

Ajo theksoi se nuk iu beson njerëzve.

Politikanja serbe thotë se për të shkruajnë “zi e terr”.

“Duke qenë se po marr paralajmërime të ndryshme për likuidime, si mund të mbijetoj? Prandaj fëmijët më ndjekin kudo. Ata shqetësohen se do të më ndodhë diçka dhe unë nuk u besoj njerëzve. Sepse ka shumë gjëra që kanë shkruar për mua. Ka kaq shumë gjëra të tmerrshme për mua, saqë kur lexon gjithçka që shkruhet dhe çfarë është në rrjetet sociale, të vjen keq”, tha ajo shkruan Kossev, përcjell Klankosova.tv

Read More
TË FUNDIT

24-vjetori i masakrës në Krushë të Vogël, kërkohet drejtësi për të vrarët e të zhdukurit

24-vjetori i masakrës në Krushë të Vogël, kërkohet drejtësi për të vrarët e të zhdukurit

Pas Krushës së Madhe në Rahovec, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vendit sot ka bërë homazhe edhe në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit.
Me këtë rast, Osmani ka theksuar se nuk do të ndalen asnjëherë duke kërkuar drejtësi për të gjithë të vrarët e të zhdukurit nga Serbia.

Ajo ka thënë se kurrë nuk do të falen krimet që janë kryer kundër popullit të pafajshëm të Kosovës.

“Edhe sot 60 nga më të dashurit tuaj janë në mesin e të zhdukurve më dhunë, njësoj sikur edhe mbi 1 mijë e 600 të tjerë në gjithë Kosovën. Kjo mbetet një ndër plaget më të thella, të hapura të vendit tonë dhe me ngul e vendosmëri do të bëjmë çmos e nuk do të ndalemi asnjëherë, duke kërkuar që ta zbardhim fatin e tyre, sepse paqja e qëndrueshme, jo vetëm në Kosovë, por gjithë Ballkanin Perëndimor është i mundur vetëm atëherë kur zemrat e nënave të gjejnë qetësi, e ze..

Read More
TË FUNDIT

Babai i mërgimtarit: Djali im në Zvicër e merr bukën me vete në punë, këtu krejt nëpër kafiqa

Babai i mërgimtarit: Djali im në Zvicër e merr bukën me vete në punë, këtu krejt nëpër kafiqa

Baca Zymer nga fshati Bukosh, gjatë një rrëfimi për lajmi.net ka krahasuar jetën në Kosovë dhe të atyre që ikin nga vendi.
Duke treguar se edhe ai vet ka një djalë i cili është në mërgim, Zymeri thotë se rinia në Kosovë bëjnë qejf e kanë para, përcjell lajmi.net.

“Unë djalin e kam në Zvicërr e merr bukën me vete në punë e han, këtu te na nuk e merrë bukën me vete në punë kërkush krejtë në gjelltore shkojnë”.

Secili ka telefon, telefoni pa pare nuk bëhet. Secili me kerre, ato pa parë nuk bëhen. Në kafiqa plotë njerz, aty pa pare nuk munden me nejt. Kështu që krejt kanë pare.”

Madje, ai porosit rininë që të angazhohen e të punojnë sepse nuk mund të bëhen të gjitha ministra./Lajmi.net/

Për më shumë shikoni videon

Read More