“Syri i Popullit”: Apeli merr vendim për Sadri Ramabajën
“Syri i Popullit”: Apeli merr vendim për Sadri Ramabajën
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Avni Llumnica ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, kurse Sadri Ramabaja ishte liruar nga akuza, në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Në këtë rast, Llumnica akuzohej për tentim vrasje të Azem Vllasit në bashkëkryerje me tani të ndjerin M.J. Ndërsa, Ramabaja akuzohej se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 11 nëntor 2022 mori aktgjykimin ndaj Llumnicës dhe Ramabajës. Ndërsa, ndaj këtij vendimi, ankesë kishte ushtruar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe mbrojtësi i Llumnicës, avokati Naim Rudari. Këto kërkesa u shqyrtuan nga Apeli më 8 mars 2023.
Andaj, pas shqyrtimit të tyre, Gjykata e Apelit, ka refuzuar ankesën e PSRK-së dhe mbrojtësit të të dënuarit Avni Lluminca, avokatit Naim Rudari me ars..
Read More