Author: admin

INTERESANTE

Një tablo historike dhe historia e Vlorajve kundër Vrionasve

Nga: Dorian Koçi

Tabloja historike, si gjini në artet figurative, daton hershëm në pikturën shqiptare me autor Spiro Xegën, por zhvillimin e vërtetë e mori në mesin e shekullit të kaluar. Sigurisht që tablotë nga koha e luftës partizane reflektonin këndvështrimet ideologjike të “Njeriut të Ri” që “kalitej në flakët e revolucionit” të supozuar që kish ndodhur, por kishte tablo si “Gjyqi i kryengritësve në Sinjë” (1978) që pasqyron një detaj të luftës civile nëse mund ta quajmë kështu midis fisnikërisë së vjetër shqiptare të kryesuar nga Oxhaku i Vlorajve ndaj një oxhaku të ri, atij të Vrionasve që mbështeste reformat centralizuese të Tanzimatit pas rënies tragjike të Ali Pashë Tepelenës dhe fundit të autonomisë de facto të territoreve shqiptare. Po kush ishin Vrionasit?

Oxhaku i Vrionasve

Konsulli francez Pouqeuville pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, në veprën e vet, e portretizon Omer bej Vrionin, si pasardhës të Paleologëve, princërve të sprasmë të Myzeqesë, të cilët kishin ndë..

Read More
INTERESANTE

Tetor 1940, Musolini përdor Skënderbeun për të sulmuar Greqinë

Nga Ylli Polovina

Në 26 tetor 1940, e shtunë, fillimisht radio shtetërore italiane bashkë me ndonjë gazetë të mbrëmjes, njoftuan se një bandë e armatosur greke pati sulmuar postat kufitare shqiptare me numrat 30 dhe 31, të cilat ndodheshin afër Korçës dhe në jug të pikës doganore të Kapshticës. Ky grup i armatosur kishte depërtuar një çast në territorin e Shqipërisë dhe për këtë pati përdorur predha të artilerisë si edhe bomba dore.
Sipas këtij lajmi të theksuar fort dhe të përsëritur vazhdimisht, si të qe një komunikatë lufte, patrullat shqiptare dhe pastaj trupa që u kishin ardhur menjëherë në ndihmë, i patën prapsur agresorët. Gjashtë prej këtyre të fundit ishin kapur rob dhe nga pala tjetër dy ushtarë qenë vrarë dhe tre plagosur. Pasi këtu kishte rënë një lloj qetësie, lajmet këmbënguilnin se në mbrëmje patën shpërthyer tre bomba afër zyrave të komandës së trupave ushtarake italiane në Portin Eda (qytetin e Sarandës). Më pas, thuhej, edhe këtu ishte rikthyer qetësia.
Këto njoftim..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan reagon për djegien e veturave me targa “RKS” në veri

Ambasadori amerikan reagon për djegien e veturave me targa “RKS” në veri

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se fatkeqësisht po i duhet ta përsërisë deklaratat për dënimin e djegies së veturave me targa RKS në veri të vendit.
Për këtë atij nuk iu desh të bënte një postim të ri në Twitter, por rishpërndau atë të 2 nëntorit kur këto akte dhune u bënin për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për çështjen e targave ilegale.

“Për fat të keq, më duhet ta përsëris këtë mesazh”, ka shkruar Hovenier.

Më 2 nëntor të vitit të kaluar, Hovenier i pati quajtur këto veprime frikacake dhe kriminale.

“SHBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, kishte thënë Hovenier krahas thirrjes së atëhershme për zgjatjen e periudhës së zbatimit të vendimit të Qeverisë për 12 muaj, por duke thënë se “Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”.

P..

Read More
TË FUNDIT

Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy vajzat e vogla përshëndeten me shokët e shoqet e klasës

Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy vajzat e vogla përshëndeten me shokët e shoqet e klasës

Vazhdon migrimi i kosovarëve drejt vendeve evropiane.

Së fundi, një rast tjetër ikjeje është regjistruar, ku janë parë dy vajzat e vogla, Xhenisa dhe Almisa, teksa përshëndeten me shokët e shoqet, përcjell lajmi.net.

“Gurbeti të ndanë nga familja, shkolla, mësuesi si dhe shokët dhe shoqet e klasës … pra kjo është jeta !!”, shkroi mes tjerash ky familjar.

Shikoni postimin e plotë dhe videon gjithashtu:

Read More
TË FUNDIT

​Diplomatët e huaj: “Presim nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për asociacionin”

​Diplomatët e huaj: “Presim nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për asociacionin”

Diplomatët francezë e gjermanë presin nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për asociacionin, në të kundërtën kanë deklaruar se nëse palët nuk respektojnë zotimet do të ketë pasoja.

Ambasadori francez, Olivier Guerot ka deklaruar gjatë së premtes se presin që Kosova të ketë propozim konkret dhe të fillojë negociatat për asociacionin, ashtu siç ceket në aneks. Nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, ambasadori gjerman, Jorn Rohde deklaroi se rruga në Evropë do të jetë e mbyllur për të dyja vendet.

Në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbisë”, e cila u mbajt në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se presin nga qeveria që të lansojë vendimin për themelimin e asociacionit.

“Ne në këtë dhomë të mbyllur, jashtë mund të shohim se pranvera po vjen, lulet po gjelbërojnë, bari është i gjelbër, por ..

Read More
TË FUNDIT

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Presidentja ta zgjedh Kryeprokurorin, po e zvarrit procesin për teke personale

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Presidentja ta zgjedh Kryeprokurorin, po e zvarrit procesin për teke personale

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kritikuar qasjen e presidentes Osmani karshi zgjedhjes së Kryeprokurorit.

Përmes një komunikate, AVONET ka thënë se që nga fillimi e kanë përcjellur këtë proces dhe që nga atëherë e ka vlerësuar si transparent dhe të ligjshëm, përcjell lajmi.net.

“AVONET thekson se një pozitë e tillë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë nuk mund të vazhdoj të ushtrohet nga një Ushtrues Detyre, edhe pse ai ka luajtur rol shumë konstruktiv, por pozitat e tilla shtetërore të funksionit të lartë nuk mund të kenë realizim afatgjatë të objektivave në kuadër të Prokurorisë së Shtetit dhe duke pasur parasysh se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që tashmë të emërohet i propozuari nga KPK”, shkruan ndër tjerash .

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

AVONET ka përcjellë nga fillimi procedurën për zgjedhjen e Kryeprekurorit të Shtetit, dhe që nga fillimi e ka vlerësuar një p..

Read More
TË FUNDIT

I hakohet faqja Kujtim Shalës, konvertohet në agjencion marketingu

I hakohet faqja Kujtim Shalës, konvertohet në agjencion marketingu

I është hakuar faqja deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala.
Madje, ajo është konvertuar menjëherë në një agjencion marketingu, përcjell lajmi.net.

Ata që e kanë sulmuar, veçse kanë filluar përditësimin e fotografive.

KËTU mund ta vëreni qartë sulmin ndaj faqes së Akademikut Shala, që javën e kaluar u kthye në atraksion të vërtetë, pasi u dëgjua duke sharë kryeministrin e Republikës, ani pse as që deshi të kërkojë falje.

Në momentin kur Konjufca ia tërhoqi vërejtjen, ai iu drejtua: ma sjellni me postë.

Read More
TË FUNDIT

Konjufca gati – u bën thirrje ndjekësve që t’i bashkohen Marshit për Drejtësi

Konjufca gati – u bën thirrje ndjekësve që t’i bashkohen Marshit për Drejtësi

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar ndjekësit e tij që t’i bashkohen Marshit për Drejtësi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Konjufca ka shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në marsh, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, duhet të kujtojmë faktin se jo shumë kohë më parë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një publikimi, konfirmoi mbështetjen për këtë organizim, ani pse në shkrimin e plasuar, nuk i përmendet ish-krerët e tjerë, përveç atë që ishte pjesë e VV-së, Rexhep Selimi.

Më poshtë edhe postimi i plotë i shefit të parlamentit.

Read More
TË FUNDIT

Vetëvendosje e bën zemrën “guri”, konfirmon mbështetjen për Marshin e Drejtësisë

Vetëvendosje e bën zemrën “guri”, konfirmon mbështetjen për Marshin e Drejtësisë

Lëvizja Vetëvendosje mbështet zyrtarisht Marshin për Drejtësi.

Këtë, partia që drejton vendin e konfirmoi vetëm para pak çastesh përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet mes tjerash në këtë njoftim të para pak çasteve, lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë”.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

1 vit e gjysmë burgim për personin që ngacmoi seksualisht fëmijët në rrugë

1 vit e gjysmë burgim për personin që ngacmoi seksualisht fëmijët në rrugë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar të pandehurin H.H me 1 vit e gjysmë burgim për veprën penale ngacmim seksual, të cilën e kishte kryer ndaj fëmijëve në rrugë.

Në komunikatë për media, thuhet se rasti ka ndodhur me 8 mars rreth orës 15:00 në Gjakovë. Ngacmimi seksual ishte kryer me dashje ndaj personave të ndjeshëm për shkak të moshës së tyre.

“Deri sa të dëmtuarat ishin duke ecur në këmbë, në një moment e shohin të pandehurin, i cili ishte i zhveshur dhe bën me gjeste duke ekspozuar organin gjenital në drejtim të dëmtuarave, të gjendur në këtë situatë të dëmtuarat ndërrojnë rrugën, por i pandehuri vishet dhe niset në drejtim të tyre dhe ju drejtohet me fjalën “përshëndetje”, shkruhet në komunikatë.

Më pas, përshkruhet se fëmijët të frikësuar kishin kërkuar ndihmën e një kalimtari rasti me ç’rast ngacmuesi kishte ikur me vrap.

Gjyqtari Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit fillestar ku i pandehuri..

Read More