Author: admin

TË FUNDIT

Zhvillime dramatike: Shqipëria mbledh nënshkrimet për Rezolutë të re kundër asaj të Dick Martyt

Zhvillime dramatike: Shqipëria mbledh nënshkrimet për Rezolutë të re kundër asaj të Dick Martyt

Një lajm i rëndësishëm ka arritur sot nga Këshilli i Evropës.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se janë mbledhur nënshkrimet për një Rezolutë të re mbi Rezolutën e Dick Martyt, shkruan lajmi.net.

Postim i plotë i Ramës:

I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT E NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore.

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Shpërthen” Klinaku i OVL-së: ZPS është degë e Prokurorisë së Serbisës

“Shpërthen” Klinaku i OVL-së: ZPS është degë e Prokurorisë së Serbisës

Zyra e Prokurorit të Specializuar është bërë qendër e akuzave nga Organizata e Veteranëve të Luftës, pas kundërthënieve të lëshuara në nisjen e gjykimit sot.
Në një postim në Facebook, sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka thënë se ZPS, sipas tij, është degë e Prokurorisë së Serbisë.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur faktin se si Specialja e ka trajtuar si “person” civil rektorin e dhunshëm serb, Radivoje Papoviq.

Postimi i plotë i Klinakut:

ZPS në Hagë është degë e Prokurorisë së Serbisë. ’Gjynah’ që nuk është vrarë ish rektori i dhunshëm i pushtuesit Radivoje Papoviq dhe shumë keq që kjo ZPS nuk po e shpallë atë tipin hero. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

I ri e me kallash në dorë, Specialja publikon foton e Thaçit që askush s’e kishte parë

I ri e me kallash në dorë, Specialja publikon foton e Thaçit që askush s’e kishte parë

Prokuroria e Hagës ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit të cilën më parë nuk e kishte parë askush.
Kjo fotografi, sipas Prokurorisë, pretendohet të jetë shkrepur afër një kampi ndalimi në Drenoc, shkruan lajmi.net.

“Pamja në ekran paraqet Shtabin e UÇK-së në Drenoc, ku janë mbajtur disa të ndaluar. Midis majit dhe korrikut të vitit 1998, së paku 38 persona u mbajtën të ndaluar pa proces ligjor të rregullt në Drenoc. Disa herë midis fundit të prillit dhe fillimit të gushtit të vitit 1998, Hashim Thaçi e vizitoi Drenocin. Në ekran duket Hashim Thaçi i armatosur dhe me uniformë gjatë një vizite në Malin e Zatriqit që është afër Drenocit”, ka thënë prokurori. /Lajmi.net/

Read More