Author: admin

TË FUNDIT

Sorschag edhe zyrtarisht i bashkohet Kosovës

Skitarja me prejardhje nga Austria, Sophie Sorschag, ka marr shtetësinë e Kosovës dhe nga tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat e skijimit.

Dekretin për dhënie të shtetësisë iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut.

Ajo tha se pret suksese të mëdha nën flamurin e Kosovës.

“Do të jetë një nderë për mua ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën. Jam e emocionuar për të gjitha sukseset që i do t’i kemi në të ardhmen”, tha ajo.

Sorschag në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.

Ajo është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022./Arbresh.info

Read More
TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ, e njëjta ishte shkarkuar Osmani dhe Kurti në Kosovë

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ, e njëjta ishte shkarkuar Osmani dhe Kurti në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Në dekret theksohet se: Vlora Ramush Hyseni, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shteit dhe se dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Ndryshe javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Vlora Hysenin, si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama.

Vlora Hyseni më parë ka udhëhequr një prej agjencive me të rë..

Read More
TË FUNDIT

Gazeta gjermane FAZ për Thaçin: Një bashkëpunëtor i NATO-s para gjykatës në Hagë

Gazeta gjermane FAZ për Thaçin: Një bashkëpunëtor i NATO-s para gjykatës në Hagë

Ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull lidhur me këtë proces me titullin “Një partner i NATO-s” po gjykohet në Hagë.

Artikulli i gazetarit Michael Martens, i referohet ish-presidentit Hashim Thaçi, si një bashkëpunëtor i NATO-s, në luftën kundër Serbisë.

Ai sjell intervistat e Pierre-Richard Prosper dhe Gregory Kehoe, dy avokatët e Thaçit.

Avokati Pierre Richard Prosper, tha se prokuroria me mënyrën se si po e paraqet rastin po mundohet që ta rishkruajë historinë.

“Mënyra se si prokuroria po e paraqet rastin në mënyrë të pashmangshme ngre pyetje në lidhje me rolin e komunitetit ndërkombëtar”, tha avokati Prosper.

Autori përmend faktin se gjenerali Wesley Clark dhe ish-shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner, janë të gatshëm të dës..

Read More
TË FUNDIT

Peter Stano: Nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Peter Stano: Nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Në kuadër të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë nesër pritet që të ketë zhvillime të reja.
Në Bruksel do të takohen zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi si dhe përfaqësuesi i palës serbe, Petar Petkoviq.

Dyshja pritet që të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit si dhe për marrëveshjen e njohur si ajo e Ohrit.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano deklaroi se të dyja palët duhet të angazhohen që të krijojnë një atmosferë të pajtimit dhe të nisin zbatimin e shpejtë të zotimeve të cilat janë marrë.

Ai tha se palët duhet të përmbahen nga veprimet që do të krijojnë të kundërtën.

“Asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin dhe Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe i vendosur për të bërë presion për fillimin e zbatimit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq..

Read More
TË FUNDIT

Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Speciale

Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Speciale

Ish zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi mori pjesë sot në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit.

Kjo para disa muajsh ishte konfirmuar edhe nga Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit.

Ndryshe Kuçi ka kohë që është tërhequr nga jeta politike./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Duhël-Carralevë, lëndohen dy persona

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Duhël-Carralevë, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pak më parë në rrugën Duhël-Carralevë.
Në bazë të informacioneve të para nga Policia e Kosovës, si shkak i këtij aksidenti dy persona janë lënduar.

“Sapo është raportuar një aksident trafiku në rrugën Duhël – Carralevë. Në aksident janë të përfshira 2 automjete, nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Po ashtu i njëjti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Skandaloze: Avokati i viktimave akuzon mediat për kritikat ndaj Gjykatës Speciale

Skandaloze: Avokati i viktimave akuzon mediat për kritikat ndaj Gjykatës Speciale

Avokati i viktimave, Simon Laws, në seancën gjyqësore që ka filluar sot në Hagë kundër katër krerëve të UÇK-së, duke folur për klimën në Kosovë, ka akuzuar mediat që kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale.
“Ka edhe pjesë të medias në Kosovë që përpiqen të hedhin hije dyshimi mbi punën e kësaj Gjykate. Do të shohim përmes dëshmitarëve këtu që në fakt nuk është një qasje me të cilën pajtohen. Përkundrazi. Ndjehen edhe më të fortë, se të paktën më në fund kjo Gjykatë ju ofron njëfarë llogaridhënie. Shumë viktima besojnë se shumica e personave në Kosovë nuk i gjykojnë viktimat në këtë formë, por i mbështesin ata siç mbështesin këtë Gjykatë. Por, ata nuk janë zërat që dëgjohen më shpesh në publik apo në media. Ata janë shumica që hesht”, ka deklaruar ai.

Procesi gjyqësor i nisur sot në në Hagë ka prapa vetes dy vjet e gjysmë zvarritjeje e shkelje nga Specialja – e cila është kritikuar sidomos për tentim t..

Read More
TË FUNDIT

Pas disa orëve përfundon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pas disa orëve përfundon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka përfunduar seanca e parë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi kanë dëgjuar sot akuzuar për kinse krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Me këtë rast sot ka filluar zyrtarisht gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët që dy vite e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë.

Ndërsa duhet përkujtuar që plani i Speciales në Hagë është që paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve në gjykatore të ndodhë tek një javë më vonë, më 11 prill.

140 persona theksohet se janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Në një komunikatë të lëshuar dje për media, Dhomat e Specializuara kanë theksuar se është duke u planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3,4 dhe 5 prill duke filluar nga ..

Read More