Author: admin

TË FUNDIT

Reagimi epik i Veselit e Krasniqit kur shfaqet “Remi” duke kërcënuar

Reagimi epik i Veselit e Krasniqit kur shfaqet “Remi” duke kërcënuar

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar në seancë një deklaratë të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, për konferencën e Rambujesë, ku ajo tregon se Hashim Thaçi refuzonte të nënshkruante marrëveshjen shkaku se kishte kërcënime nga komandantët e zonave.

Po ashtu është publikuar një video ku shihet Komandant Remi ‘’duke kërcënuar’’.

“I kemi kërcënuar, i kemi thënë se nuk guxoni të nënshkruani”, thotë Komandant Remi në një video të që e lëshuan sot në gjykatë.

Më tutje në video Remi dëgjohet duke thënë se i ka thënë njërit nga delegacionit kosovar se nëse nënshkruajnë, do t’ua rrëzojnë aeroplanin akoma pa ateruar në Sllatinë.

Por epike ka qenë reagimi i Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit gjatë momentit kur është lëshuar video në seancën gjyqësore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i kryenegociatorëve

Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, i pari që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar. Sot do të takohen shefat e ekipeve negociatore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe.

Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e ujdisë.

Gjatë së hënës, zëdhënësi i Bashjimi Evropian, Peter Stano deklaroi se presin nga Kosova dhe Serbia që të të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër.

“Takimi i kryenegociatorëve është i rëndësishëm sepse ata do të diskutojnë. Ata do të takohen në fakt për herë të parë zyrtarisht pas marrëveshjes së Ohrit dhe do të punohet dhe diskutohen hapat e nevojshëm për zbatimin e zotimeve që dalin ..

Read More
TË FUNDIT

Një i vrarë dhe 30 të plagosur në një aksident treni në Holandë

Një i vrarë dhe 30 të plagosur në një aksident treni në Holandë

Të paktën një person u vra dhe 30 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, kur një tren pasagjerësh që transportonte rreth 50 persona doli nga shinat dhe goditi pajisjet e ndërtimit në shina, thanë shërbimet holandeze të emergjencës.
Ekipet e shpëtimit u panë duke i larguar të plagosurit në orët e para të mëngjesit nga vendi i aksidentit në Voorschoten, një fshat afër Hagës.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:25.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se 19 persona u dërguan në spital, ndërsa të tjerët po trajtoheshin në vend.

Përmes një postimi në Twitter, nga hekurudhat holandeze u tha se trenat midis Leiden dhe pjesëve të Hagës anuluan qarkullimin për shkak të aksidentit, raporton BBC./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

U rrëzuan disa lisa në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për situatën ka një lutje për qytetarët

U rrëzuan disa lisa në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për situatën ka një lutje për qytetarët

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë ndryshuar temperaturat në të gjithë vendin.
Si shkak i këtyre reshjeve të borës shumë rrugë janë bllokuar dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullim.

Në Prishtinë pati edhe disa probleme të tjera. Në disa prej rrugëve të kryeqytetit jaën rrëzuar dhe disa lisa.

Për shkak të problemeve të shfaqura nga rrëzimi i këtyre lisave, kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se ekipet përgjegjëse janë në teren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe në koordinim të ngushtë me “NPL Hortikultura”, njësitet e zjarrfikësve dhe me Policinë e Kosovës.

Me këtë rast ai tha tha se për momentin rruga tek Parku i Qytetit ësht e bllokuar dhe se ekipet po vazhdojnë të punojnë ende.

Postimi i plotë:

Si pasojë e motit të keq të përcjellur me erëra të forta gjatë natës së mbrëmshme dhe reshjeve të mëdha të shiut dhe borës kemi pasur rrëzim të lisave në disa lokacione në Kryeqy..

Read More
TË FUNDIT

Avokati publikon një video: Tregon se si e kishte kërcënuar Rrustem Mustafa – Hashim Thaçin

Avokati publikon një video: Tregon se si e kishte kërcënuar Rrustem Mustafa – Hashim Thaçin

Ka vazhduar sot në Speciale seanca kundër krerëve të UÇK-së.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar në seancë një deklaratë të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, për konferencën e Rambujesë, ku ajo tregon se Hashim Thaçi refuzonte të nënshkruante marrëveshjen shkaku se kishte kërcënime nga komandantët e zonave, shkruan lajmi.net.

“Na përshkruhet nga sekretarja e shtetit si një nxënës që e kishte qortuar. Nëse nuk nënshkruhej Marrëveshja e Rambujesë, atëherë NATO nuk do të ndërhynte. Ai hezitonte të nënshkruante dispozitivin e marrëveshjes”, thotë avokati.

Më pastaj, shfaqet një video e Rrustem Mustafës, komandant “Remit” ku thotë se i ka kërcënuar pjesëtarët e Rambujesë.

“Më kujtohet që i kemi kërcënuar nëse i nënshkruani. U kemi thënë se kemi raketahedhës dhe në momentin e parë do ta rrëzojmë aeroplanin tuaj”, dëgjohet teksa thotë Berisha.

“Këto kërcënime nuk erdhën vet..

Read More
TË FUNDIT

Donald Trump pritet të deklarohet i pafajshëm para gjykatës

Donald Trump pritet të deklarohet i pafajshëm para gjykatës

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, po konsultohet me avokatë në Kullën Trump në Nju Jork.
Ai po përgatitet të përballet me akuza penale. Në anën tjetër, avokatët e tij tashmë kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm.

Trump do të dalë të martën para një gjykate në Manhatan, për shkak të padisë penale, që ka pasuar hetimet për një pagesë që dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

Derisa jashtë gjykatës janë vendosur masa shtesë të sigurisë, dhe autoritetet presin protesta, raporton REL.

Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.

Dhjetëra policë dhe oficerë të gjykatës, si dhe agjentë të Shërbimit Sekret pritet ta shoqërojnë Trumpin nëpër rrugët e Nju Jorkut drejt gjykatës në Manhatan.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria ekzekuton pagat për 500 punëtorët e angazhuar nga “Superpuna”

Qeveria ekzekuton pagat për 500 punëtorët e angazhuar nga “Superpuna”

Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes projektit të njohur tashmë si “Superpuna”.
Nga “Superpuna” është bërë e ditur se ekzekutimi i pagesave për 500 punëtorët është bërë në kuadër të muajit shkurt.

Po ashtu është theksuar se bizneset të cilat angazhojnë punëtorë përmes kësaj platform duhet të kalojnë verifikimet e ndryshme përmes Agjencisë Tatimore të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Nga Qeveria e Kosovës Ky projekt i Qeverisë së Kosovës parasheh që të rinjtë prej moshës 18 deri në moshën 25 vjeçare mund të aplikojnë për punë me ç’rast Qeveria e Republikës së Kosovës si ndërmjetëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve deri në lartësinë e pagës minimale 264 euro.

Njoftimi i plotë:

superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes superpuna gjatë muajit shkurt.

Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë ..

Read More
TË FUNDIT

Momente emocionale në Hagë: Jakup Krasniqi përlotet gjatë seancës

Momente emocionale në Hagë: Jakup Krasniqi përlotet gjatë seancës

Momente emocionale pati Jakup Krasniqi sot në Gjykatën Speciale gjatë kohës që po mbahej gjykimi.
Teksa avokati i Thaçit fliste për krimet e kryera nga Serbia, ai u pa i përlotur, shkruan lajmi.net.

Avokati i Thaçit, amerikani, Gregory Keohe, ka folur sot për rrethanat kur Thaçi ishte pjesëmarrës në Rambuje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ramush Haradinaj: Kosova e ka vendin në NATO

Ramush Haradinaj: Kosova e ka vendin në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova e ka vendin në NATO.
Sipas Haradinajt, fuqinë e drejtësisë së kësaj Aleance të madhe, e përjetoi edhe populli i Kosovës, në momentet më vendimtare të historisë për çlirim.

‘’Fuqinë e drejtësisë së kësaj Aleance të madhe, e përjetoi edhe populli i Kosovës, në momentet më vendimtare të historisë së tij për çlirim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë. Sot, si Republikë e Kosovës, ne jemi kontribues me Ushtrinë tonë, në misione ndërkombëtare paqeruajtëse të kësaj Aleance. Si popull i lirë me orientim të natyrshëm euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah miqve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë’’, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe NATO sot shënon 74 vjetorin e themelimit./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tre të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë për mundësim të prostitucionit.

Sipas raportit të Policisë, ata u kapën mbrëmë gjatë orës 22:30, me dyshimin për veprën penale ”mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.

“Prishtinë, 03.04.2023 – 22:30. Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info

Read More