Author: admin

TË FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia po e heton rastin

Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia po e heton rastin

Një hetim mbi vdekjen po realizohet nga Policia e Kosovës në Prizren.
Raportohet se në objektin përcjellës të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima femër.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gati 48 orë nga fillimi i gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Osmani, Konjufca e Kurti ende pa fjalë

Gati 48 orë nga fillimi i gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Osmani, Konjufca e Kurti ende pa fjalë

Me 3 prill, në Hagë ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të gjithë ish-krerë të lartë të UÇK-së, po përballen me akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Ndonëse nisja e gjykimit ndaj tyre ka marrë vëmendjen e gjerë nga opinioni publik në Kosovë dhe përtej saj, ende nuk është parë/dëgjuar asnjë fjalë nga Osmani Kurti dhe Konjfuca.

Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti, që udhëheqin tri institucionet më të rëndësishme në vend, nuk kanë shkruar asnjë shkronjë në lidhje me nisjen e këtij gjykimi edhe pas rreth 38 orë që nga fillimi i gjyqit.

Në ditën e dytë të gjyqit, avokatët e Thaçit, Veselit dhe të Krasniqit dhanë para gjykatës deklaratat e tyre hapëse dhe ofruan ‘tonelata’ me prova, duke kërkuar lirimin e klientëve të tyre nga akuzat, zhvillime të tilla nuk po tër..

Read More
TË FUNDIT

Ligji për Arsimin e Lartë vendos standardet për emërime akademike

Ligji për Arsimin e Lartë vendos standardet për emërime akademike

Me Ligjin për Arsimin e Lartë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, përcaktohen kriteret e qarta për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe bëhet verifikimi i titujve akademikë.
Ministria e Arsimit bëri të ditur se duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë profesorët e rregullt, ata të asocuar dhe profesorët asistentë, të emëruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, fillimisht duhet t’i plotësojnë kushtet për fitimin e titullit akademik përkatës të përcaktuar me nenin 28 të këtij ligji.

Disa nga çështjet kryesore që do t’i rregullojë Ligji për Arsimin e lartë, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës, janë: vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik, standardet dhe kriteret minimale për emërime akademike, si dhe kriteret e qarta për themelimin e institucioneve publike të arsimit të lartë. Këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Edona Kutleshi-Maliqaj, bëri të ditur për Radio Kosov..

Read More
TË FUNDIT

16 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës

16 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës më 5 prill të vitit 2007, ka miratuar një deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës ku mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.
Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari dorëzon propozimin Prishtinës dhe Beogradit, ku thuhej se Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

Ndërkohë, më 10 qershor 2007, Presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, ku thotë se Kosova do ta marrë pavarësinë.

Pas disa bisedimeve, Kosova u shpall më 17 shkurt 2008 i pavarur.

Read More
TË FUNDIT

Kurti e Vuçiq pritet të takohen më 22 prill, temë do të jetë një tjetër draft

Kurti e Vuçiq pritet të takohen më 22 prill, temë do të jetë një tjetër draft

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryenegociatori Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se më 22 prill pritet që të ketë takim të nivelit të lartë politik mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Këto deklarata, Bislimi i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, ku folën për çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit por edhe çështje të tjera aktuale.

Ai tha se më 22 prill pritet që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit.

“Ideja është që me këtë datë të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit. Ka pak paqartësi në atë se si duhet të ecën procedura e kujt duhet t’i dërgohet drafti paraprakisht, dhe si duhet të prezantohet”, tha Bislimi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, i dyti i qeverisë bëri të ditur se ka indikacione që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm për takim të nivelit ..

Read More
TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore, ku minimalet pritet të sillen ndërmjet -3 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 1 dhe katër gradë Celsius.

Do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga masakra e Rezallës

24 vjet nga masakra e Rezallës

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.
Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Read More
TË FUNDIT

Sot në Speciale fjalën e ka mbrojtja e Krasniqit

Sot në Speciale fjalën e ka mbrojtja e Krasniqit

Sot fjalën e saj do të thotë mbrojtja e Jakup Krasniqit. Në seancën e cila do të fillojë në orën 09:00 sipas kohës lokale në Kosovë, por që sinjali i transmetimit vjen për 45 minuta me vonesë, për shkaqe sigurie, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Mbrojtës të Krasniqit janë: Venkateswari Alagendra (Mbrojtëse), Eidën Elis dhe Viktor Bëjeshu (Bashkëmbrojtës).

Bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat në rastin “Thaçi e të tjerët” do të vazhdojnë edhe me 5 prill, pastaj me 11, 12, 13 dhe 17, 18, 19 e 20 prill.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatës..

Read More
TË FUNDIT

“Elektrosever” nuk e zbaton Udhërrëfyesin për energjinë

“Elektrosever” nuk e zbaton Udhërrëfyesin për energjinë

Në pritje të rezultateve të takimeve nga Brukseli është kompania që do të inkasojë energjinë elektrike në veri të vendit “Elektrosever”.
Ajo nuk ka filluar ende punën në terren, ndonëse nuk e ka ndonjë pengesë teknike.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se Udhërrëfyesi për energjinë, është përmbushur pjesërisht, por ka dështuar të zbatohet për periudhën 100-ditëshe, ashtu siç ishin pajtuar palët negociuese në Bruksel.

Rrymë kanë, por banorët e katër komunave të pjesës veriore vazhdojnë të mos paguajnë për energjinë elektrike.

Kompania serbe “Elektrosever”, nuk ka filluar ende me faturimin. Zyrtarë të kësaj kompanie nuk kanë pranuar të përgjigjen lidhur me këtë çështje. RTK ka marrë vesh se nga kjo kompani janë në pritje të një përgjigje nga Beogradi pasi sipas tyre “gjithçka varet nga takimet në Bruksel në kuadër të dialogut”.

Në një përgjigje me shkrim, Zyra e Rregullatorit tregon se cilat obligime është dashur t’..

Read More
TË FUNDIT

Bosch: Gjykata Speciale ishte dhuratë për Serbinë, Kosova gaboi ndaj raportit të Marty-it

Bosch: Gjykata Speciale ishte dhuratë për Serbinë, Kosova gaboi ndaj raportit të Marty-it

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka dhënë edhe mendimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale ku po akuzohen ish-krerët e UÇK-së për “krime kundër njerëzimit”.
Bosch, fillimisht ka komentuar mënyrën se si askush nuk guxoi të dal kundër raportit të Dick Martyt sepse kjo kishte ndodhur një herë ndaj një raporti të tij për qendrat e paraburgimit në ShBA dhe raporti kishte dal i vërtetë, kështuqe të gjithë hezituan kur erdhi raporti për Kosovë.

“Më lejoni të them se çka mendoj për këtë Gjykatën Speciale, në 2010 z.Marty doli me një raport, për Kuvendin parlamentar të Këshillit të Evropës. Ai kishte një reputacion sepse më herët kishte pasur një raport për qendrat e paraburgimit në SHBA, të gjithë mendonin se ishin gjëra të kota, por dolën të vërteta dhe kishte një reputacion të mirë. Kur doli më këtë raport askush nuk guxoi të thoshte se kjo ndoshta nuk ishte e vërtet sepse kishin thënë..

Read More