Author: admin

TË FUNDIT

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së sot vijon me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit

Sot do të vazhdojë seanca gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ku deklaratën hyrëse do ta japë mbrojtja e ish-kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi.

Seanca sot të nisë nga ora 09:00, ku kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha dje se “do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së z. Krasniqi”.
I fundit që foli dje në Hagë ishte 10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera përmendi masakrat e kryera nga Serbia, teksa shtoi se “kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtetë”.

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga masakra e Rezallës

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Read More
TË FUNDIT

Vazhdon gjykimi në Hagë, deklarohet mbrojtja e Krasniqit

Vazhdon gjykimi në Hagë, deklarohet mbrojtja e Krasniqit

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot ka vazhduar dëgjimi i deklaratës hyrëse të mbrojtjes të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Gjatë kësaj seanca gjyqësore para trupit gjykues do t’i drejtohet me një deklaratë edhe Jakup Krasniqi, për çka mbrojtja e tij kërkoi kohë 25 minuta për fjalimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues deklaratat hyrëse i kanë dhënë mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Gjithashtu nga një deklaratë pa betim, të martën e ka dhënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

E gjatë ditës së hënë deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte, e ka dhënë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit ..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një person i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj

Policia informoi sot se u arrestua një 43-vjeçar, i cili ishte i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj.
“Më datën 09.03.2023 rreth orës 15:00 në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ ishte vjedhur një çantë krahu me disa dokumente, me datën 23.03.2023 rreth ores 14:20 në rrugën ‘’Reçaku’’ ishte vjedhur një çantë brezi me para kesh 2500 euro, me datën 23.03.2023 rreth orës 12:30 në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ ishte vjedhur një telefon celular dhe me datën 01.04.2023 rreth orës 12:00 në një qendër tregtare në Ferizaj ishte vjedhur një portofol me para kesh rreth 100 euro”, bëri të ditur Policia.

I dyshuari M.I u shoqërua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit, sipas Policisë, u ndalua në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Read More
TË FUNDIT

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Gjilan

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Gjilan

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të tentim vrasjes në Gjilan.
Me këtë rast është arrestuar një person i dyshimtë pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë.

Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Finlanda në NATO, ambasadori Nissinen: E mbështesim Kosovën, stabiliteti i Ballkanit prioritet

​Finlanda në NATO, ambasadori Nissinen: E mbështesim Kosovën, stabiliteti i Ballkanit prioritet

Finlanda do të jetë e përkushtuar për ofruar siguri dhe stabilitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Matti Nissinen.
Në ditën kur Finlanda u bë anëtarja e 31-të e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ambasadori Nissen garantoi se ky vend do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

“Finlanda ka qenë e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin këtu në Ballkan për shumë e shumë vite dhe ne patjetër do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Nissien.

“Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat evropiane dhe euroatlantike dhe patjetër do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

Ambasadori Nissien në një intervistë për The Geopost u shpreh se antarësimi i Finlandës në NATO është historik, transmeton KosovaPress.

“Ne ..

Read More