“Oqeani” i qytetarëve derdhet në rrugët e Tiranës, këngë, valle dhe thirrje: Kupa u mbush, Rama jep dorëheqjen! Çohuni nga kafja, revolucion
Qytetarët vijuan ritin e zakonshëm nga bulevardi në rrugët e kryeqytetit, duke kaluar nga ministritë, rruga “Myslym Shyri”, drejtoria e Policisë, sheshi “Uillson” dhe duke dalë drejt bulevardit e qendrës sërish.
Me këngë, valle, muzikë, thirrje patriotike, parulla, pankarta dhe revoltë ndaj sistemit politik të vjetër, qeverisë së korruptuar dhe dorëheqjes së kryeministrit, rrugët oshëtinë gjithandej, teksa nuk mungonin as simbolet kombëtare, flamujt kuqezi dhe ata të partnerëve ndërkombëtarë.
“Edi Rama jep dorëheqjen” është mesazhi kryesor i kësaj revolte që ka bërë bashkë shqiptarët në Shqipëri dhe në të gjitha trevat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Emigrimi është një plagë e shoqërisë shqiptare. Të rinj të larguar nga vendi, për shkak të mungesës së alternativave, zgjodhën të ikin dhe të punësohen në shtete të tjerë, sepse nuk gjetën mbështetje nga shteti i tyre.
Tubimi në Tiranë, vijon të jetë madhështor, me një pjesëmarrje historike, dhe duken të vendosur, deri në largimin e Ramës.
Ata kërkuan bashkim të qytetarëve me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Çohuni nga kafja” apo “Revolucion”.
Shqiptarë nga Londra, Italia, Athina, Gjermania, kanë qenë të pranishëm në këtë tubim.
ImageFoto galeri
Protesta janë zhvilluar edhe në vende ndryshme ku jetojnë shqiptarë, në Zvicër, në Londër, në Itali, në Firence, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Nesër është paralajmëruar një pjesëmarrje edhe më e madhe, pasi theksohet se pranishme do të jetë edhe Diaspora.
