Author: admin

TË FUNDIT

Nesër fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nesër fillon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, ndaj të cilit rëndojnë akuza nën pretendimin për krime lufte.

Seanca është paralajmëruar se do të fillojë në ora 9:30, por do të transmetohet me 45 minuta vonesë.

Në paraqitjen e tij të parë, Shala ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa nesër i njëjti do të ketë mundësi të ri-konfirmojë këtë.

Me fillimin e gjykimin, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtësi i viktimave si dhe mbrojtja e Shalës do të kenë nga dy orë për të bërë deklaratat hyrëse.

Ndërsa pas fjalës hyrëse të avokatit të tij, Shala pritet të bëjë një deklaratë pa betim.

Trupi gjykues në këtë çështje ka bërë të ditur se paraqitja e provave, përfshirë thirrjen e dëshmitarëve, do të fillojë më 27 mars të këtij viti.

“Mbrojtja ka bërë të ditur se pas deklaratës hyrëse të saj, z. Shala dëshiron të bëjë një deklaratë të shkurtër pa betim, me kohëzgjatje prej përafërsisht 5 minutash. Deri m..

Read More
TË FUNDIT

Abazi nesër intervistohet nga Prokuroria për deklaratat lidhur me rastin Dehari – avokati Gashi kërkon të jetë prezent

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se deputeti i LVV-së, Haki Abazi do të intervistohet nesër nga Prokuroria Speciale pas deklarimeve të tij.

Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit

“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tijë në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh nesër”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. ..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Rusia dëshiron ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Sky News, në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka akuzuar presidentin rus se po tenton të eksportojë konflikte në Kosovë dhe në vende të tjera, përfshirë Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

“Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina”, tha ajo për Sky News.

“Mënyra se si ai do të mund ta bënte këtë është duke krijuar konflikte të tjera në Evropë, pavarësisht nëse po flasim për Moldavinë, Gjeorgjinë apo Ballkanin Perëndimor”, vijoi ajo.

Presidentja Osmani u shpreh se Rusia dëshiron ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.

Ajo tha se Rusia po tenton që përmes metodave të përdorura në Ukrainë në vitin 2014, ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Ballkan.

“Ata sjellin forca paraushtarake që janë të veshura me civilë brenda territorit tonë përmes rrugëve ilegale, pastaj dërgojnë armë dhe dërgojnë edhe uniforma jeshile pa shenja që të mos duket si sulm tradicional ushtarak”, tha ajo.

“Por në fakt, ata përgat..

Read More
TË FUNDIT

Java e Minatorëve, Kurti: ‘Trepçën’ ta kthejmë në një pasuri minerare

Manifestimi tashmë tradicional “Java e Minatorëve” ka filluar sot në Stantërg në shenjë përkujtimi të 34-vjetorit të grevës historike të minatorëve të Trepçës, e cila pati lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me këtë rast tha se nga një gjingant i fjetur, synojnë që “Trepçën” ta kthejnë në një pasuri minerare.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin autoritete të larta shtetërore, komunale, udhëheqës të institucioneve, ish pjesëmarrës të grevës së lavdishme, minatorë, etj.

Kreu i ekzekutivit Kurti, duke kujtuar ngjarjet e 34 viteve më parë, tha se komuniteti minerar i Mitrovicës me minatorët e Trepçës u kthye nga një grup punëtorësh prej djersës së të cilëve ndërtohej në të gjithë Jugosllavinë, në një kolektiv profesional të organizuar politikisht, nga i cili filloi edhe shpërbërja e Jugosllavisë.

Sipas tij, sfida e të gjithëve për Trepçën dhe posaçërisht e qeverisë, është që nga një gjigant i cili konsiderohet i fjetur, ajo të..

Read More
TË FUNDIT

Hoxha: Ekspertiza ka treguar se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje

Me zhdukjen e provave në laboratorin e institutit të mjekësisë Ligjore, është rikthyer përsëri në vëmendje rasti Dehari.Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu.

E ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një deklaratë në “Direkt”, në ATV ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.“Ekspertizat e kryera jashtë e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sic është quajtur ekspertët mjeko-ligjor”, ka thënë Sylë Hoxha në Direkt.

Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është politizuar shumë nga ana e Vetëvendosjes.

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Putin po përpiqet të destabilizojë Kosovën, për të larguar vëmendjen nga Ukraina

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar presidentin rus se po tenton të eksportojë konflikte në Kosovë dhe në vende të tjera, përfshirë Moldavinë dhe Gjeorgjinë, për ta larguar vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina.

Këto deklarata Osmani i bëri në një intervistë për Sky News në Konferencën e Sigurisë në Mynih, përcjell Gazeta Blic. “Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina”, tha ajo për Sky News.

“Mënyra se si ai do të mund ta bënte këtë është duke krijuar konflikte të tjera në Evropë, pavarësisht nëse po flasim për Moldavinë, Gjeorgjinë apo Ballkanin Perëndimor”, shtoi Osmani.

Presidenti Osmani tha se Kremlini dëshiron të njëjtën gjë në Kosovë përmes aleatit të tij Serbisë.

Ajo thotë se Rusia po përdor metoda që përdori në Ukrainën lindore për të nxitur luftën civile dhe për të destabilizuar vendin në vitin 2014. “Ata u përpoqën të krijonin operacione false”, tha ajo.

“Ata sjellin forca paraushtarake që janë të veshura me civilë brenda ..

Read More
TË FUNDIT

Çitaku reagon për fotografitë me McGonigal: Eksponentë të VV-së po duan të shpërndajnë mjegull

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, se Çitaku mund të ketë “lidhje” me ish-agjentin problematik të FBI-së, Charles McGonigal, akuza këto që u nisën shkaku i dy fotografive që publikoi Abrashi, ku Çitaku dhe McGonigal u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Këto akuza, Çitaku i ka quajtur pretendime të eksponentëve të VV-së “për të shpërndarë mjegull”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger. Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc”, ishte shpjegimi i nënkryetares së PDK-së për fotot në fjalë.

Ajo tha se ky takim u bë në të mirë të Kosovës, teksa reagimin e përmbylli me një pyetje drejtuar VV-së për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj.

“E tash, si e keni Martinin?”, shkroi ajo në Facebook.

Read More
TË FUNDIT

Data 27, Baton Haxhiu paralajmëron marrëveshje: Do ta nënshkruajnë Kurti dhe Vuçiq

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se me datën 27 shkurt do të nënshkruhet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe të Serbisë e cila do i jap fund të gjitha armiqësive në Ballkan dhe në Evropë.

Haxhiu thotë se kjo është paralajmëruar nga presidenti amerikan Joe Biden që prej datës 18 shtator dhe se askush nuk mund ta ndalë këtë marrëveshje.

Prandaj data 27. Dy njerëz që kanë qenë në armiqësi publike, formale. Vucic dhe Kurti, e nënshkruajnë marrëveshjen. Dhe kjo marrëveshje e nënshkruar e cila pastaj mund ta ketë edhe një ceremoni të rastit”, tha ai.

“Data 27, ditë e hënë, do na thërrasësh në emision përsëri. Po të jemi të kujdesshëm. E kemi përmendur këtu në studio, se data 24 si data e fillimit të luftës në Ukrainë do të jetë fundi i gjithckafit që është konfliktuale brenda Ballkanit dhe Europës. Biden e përdori fjalën koalicion i madh. Me datën 18 shtator është përmendur koalicioni i madh që nuk lejon fitoren e Rusisë. Nuk ka bir nënë që i del përpara kësaj..

Read More
TË FUNDIT

Sot nis gjykimi në Speciale ndaj Pjetër Shalës, deri tani janë pranuar tetë persona për të marrë pjesë në proces si viktima

Të martën, më 21 shkurt në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) do të nisë gjykimi kundër Pjetër Shala.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se deklaratat hyrëse janë planifikuar për 21 dhe 22 shkurt, duke filluar nga ora 9:30.

Versioni i parë i Aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe Aktakuza e konfirmuar e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.

Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

“Më 21 shkurt, kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë që të akuzuarit t’i lexohen akuzat, do ta informojë atë për të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklar..

Read More
TË FUNDIT

Haki Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për deklaratat rreth rastit Dehari

Haki Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për deklaratat rreth rastit Dehari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.

Këtë e ka konfirmuar Abazi dje gjatë ditës. “Të martën në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.

Abazi javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit.

“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh të martën”, ka shkruar Gashi.

Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivist..

Read More