Author: admin

TË FUNDIT

Muja: Disa deputetët të LDK-së kanë inate të ngushta me Muratin

Muja: Disa deputetët të LDK-së kanë inate të ngushta me Muratin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, sot shprehu përshtypjen se dy-tre deputetë të Lidhjes Demokratike kanë inate të ngushta me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Muja këto komente i bëri në seancën e Kuvendit, teksa theksoi se këta deputetë duhet t’i tregojnë këto çështje që i kanë për Muratin.

“Ka një impuls tek dy-tre deputetë të LDK madje mund të jetë edhe lidershipi i LDK ka një çështje personale me Hekuran Muratin. Kjo është përshtypja ime. Dhe besoj që këtu kemi nevojë ta diskutojmë ekzistojnë disa hidhërime dhe inate të viteve paraprake, të cilat qytetari i Kosovës sot po i vuan, vërtet duhet ta kemi një mbledhje të përbashkët dhe këta deputetë të tregojnë se cilat i kanë çështjet me Hekuran Muratin nëse ka çështje personale me Hekuran Muratin, atëherë duhet ta kesh parasysh votuesin jo këtu secili në këtë seancë ne na pëlqen, por pikëpamja për ta ndihmua qytetarin e Kosovës duhet t’i tejkaloj edhe..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në kuvend

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në kuvend

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në kuvend.
Po ashtu, Tahiri ka i ka thënë qeverisë se pesha më e madhe në buxhetin e Kosovës nuk ka qenë kurrë pagat në sektorin publik, ku keni dështuar me vlerën e koeficientit.

“Marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në kuvend!

Pesha më e madhe në buxhetin e Kosovës nuk ka qenë kurrë pagat në sektorin publik, ku keni dështuar me vlerën e koeficientit. AAK vlerëson se pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë.

Është tmerri i tmerrit që ky Kuvend sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to. E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në ..

Read More
TË FUNDIT

Kuvendi shkon në pauzë

Kuvendi shkon në pauzë

Punimet parlamentare janë ndërprerë në mungesë të kuorumit për votim të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Prandaj, Kuvendit ka shkuar në pauzë deri në orën 16:30.
Edhe për këtë marrëveshje ndërkombëtare nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkoi mbështetje ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Ky projekt synon të ndihmoj apo të mbështes komunën e Prizrenit në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 100 objekte komunale duke përfshirë kopshte, shkolla e objekte shëndetësore. Masat e propozuara për efiçiencës e energjisë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimeve të sistemit të ngrohjes izolimit termik të ndërtesave….Projekti kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro prej të cilave BERZH ofron 1 milionë euro grant investimi dhe 315 mijë grant teknik për të ndihmuar në realizimin e disa pr..

Read More
TË FUNDIT

Gati për nisjen e gjykimit: Caktohen katër seancat e para për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Gati për nisjen e gjykimit: Caktohen katër seancat e para për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gati të fillojë.
I njëjti do ta nis gjatë muajit prill, teksa tanimë katër seanca veç janë caktuar, shkruan lajmi.net.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara është bërë e ditur se më 3, 4, 5 dhe 11 prill do të ketë seanca të gjykimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit.

Gjykimi ishte paraparë të niste më 1 mars, mirëpo që është shtyrë me kërkesë të mbrojtjeve dhe me pajtim të prokurorisë.

Ndaj krerëve të luftës rëndojnë 10 akuza për krime lufte. Deri tash, është refuzuar çdo kërkesë për mbrojtjen në liri të tyre. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

BIK-u mbledh mbi 400 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

BIK-u mbledh mbi 400 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbledhur 400 mijë e 500 euro për të prekurit nga tërmetet në Turqi.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava ka takuar ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.

“Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi ambasadorit punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Më pas, në emër të tij dhe në emër të gjithë besimtarëve myslimanë, i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë disa ditë më parë. Ai shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i ketë marrë me mëshirën e Tij. Me këtë rast, Myftiu Tërnava, tha se besimtarët tanë, gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400,500.00 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transf..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi takon familjet e mërgimtarëve në Gjilan: Shqetësuese, të rinj të talentuar po braktisin vendin

Krasniqi takon familjet e mërgimtarëve në Gjilan: Shqetësuese, të rinj të talentuar po braktisin vendin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka takuar tri familje të kësaj komune.
Ajo që i lidh këto tri familje, siç shpjegon Krasniqi, është se ato ndajnë fatin e njëjtë të largimit të fëmijëve të tyre nga Kosova, shkruan lajmi.net.

“Gjatë këtyre dy viteve, dy djemtë e Ramadan Arifit kanë emigruar në Slloveni, ndërsa i treti sot kishte marrë përgjigjen pozitive nga Ambasada e këtij shteti për vizë pune. Njëri djalë i Sadik Ramadanit, që është edhe prind dëshmori, ka emigruar në Itali, ndërsa i vetmi djalë i Arif Sinanit në Gjermani, për shkak të pasigurisë në punësim, mungesës së perspektivës dhe zhgënjimit me qeverisjen pa vizon e pa drejtësi”, shkruan Krasniqi.

Ai thotë se është shqetësuese se si të rinj të talentuar e me potencial po braktisin vendin.

“Andaj, misioni ynë është të zhvillojmë shtetim tonë, ku të rinjtë të kenë të gjitha mundësitë për të ..

Read More
TË FUNDIT

Zbardhet agjenda e takimit Kurti – Vuçiq, në qendër propozimi i BE-së

Zbardhet agjenda e takimit Kurti – Vuçiq, në qendër propozimi i BE-së

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel ka publikuar agjendën për takimin e nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet më 27 shkurt nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ata do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.

Fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të takimit, është bërë e ditur se shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të ketë një adresim.

Read More
TË FUNDIT

Rasti Dehari: Largohen përfundimisht nga puna dy zyrtarë korrektues

Rasti Dehari: Largohen përfundimisht nga puna dy zyrtarë korrektues

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë larguar nga puna.
Arsyeja e një vendimi të tillë është dyshimi për shkelje të rëndë në lidhje me veprimet dhe mosveprimet në rastin Dehari, shkruan lajmi.net.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një komunikate për media nga vet Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Njoftimi i plotë nga SHKK:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se përfundimisht ka larguar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe z. Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplin..

Read More
TË FUNDIT

Rritet numri i azilkërkuesve nga Kosova në shtetet e BE-së

Rritet numri i azilkërkuesve nga Kosova në shtetet e BE-së

Afër 966.000 persona kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian më 2022, që janë 50 për qind më shumë se më 2021. Kjo është shifra më e lartë e azilkërkuesve që nga kriza me refugjatë më 2013, tha Agjencia për Azil e BE-së (EUAA) më 22 shkurt.
Në këtë shifër nuk janë përfshirë mbi 4 milionë refugjatë ukrainas që kanë marrë status të posaçëm të mbrojtjes së përkohshme nga BE-ja në marsin e vitit të kaluar.

Shumica e kërkesave për azil u bënë nga sirianët, afganët dhe turqit, por numri i aplikimeve nga Ballkani Perëndimor, veçmas nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po ashtu u rrit, tha EUAA.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 3.197 banorë të Kosovës aplikuan për azil dhe kjo e drejt iu njoh 8 për qind prej tyre. Prej numrit të përgjithshëm të aplikimeve, 727 ishin kërkesa të përsëritura për azil.

Numri i kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës ka shënuar rritje më 2022, pasi në vitin parap..

Read More
TË FUNDIT

Rasti Dehari, zhdukja e mostrave në IML dhe akuzat e Abazit – ja çfarë dihet deri më tani

Vdekja e Astrit Deharit në qelinë e paraburgimit me 5 nëntor 2016, vazhdon të mbetet ende një mister i pazgjidhur.

Së fundmi ky mister është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit, pas zhdukjes së mostrave të Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ministria e Drejtësisë më pas njoftoi se ka pezulluar nga puna katër zyrtarë të IML-së në lidhje me rastin.

Sipas njoftimit, komisioni disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore kishte marrë vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore,

Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore,

Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe

Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Pas suspendimit të tyre nga puna, të njëjtit ..

Read More