Author: admin

TË FUNDIT

​Aliu: Ditë e kobshme për komunën e Shtimes

​Aliu: Ditë e kobshme për komunën e Shtimes

Katër persona humbën jetën sonte rreth orës 19:15 në një aksident trafiku në magjistralen Shtime-Ferizaj.
Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu me këtë rast ka shprehur ngushëllime për humbjen e katër të rinjëve.

“Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar kryetari Aliu.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes tragjike të katër të rinjëve.

“Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi.

Read More
TË FUNDIT

Një 26-vjeçare në gjendje të rëndë si pasojë e aksidentit në Shtime, i lënduari tjetër jashtë rrezikut për jetë

Një 26-vjeçare në gjendje të rëndë si pasojë e aksidentit në Shtime, i lënduari tjetër jashtë rrezikut për jetë

Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për lajmi.net se në aksident janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

Ndërkaq, edhe dy persona të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve nga aksidenti që ndodhi në dalje të Shtimes.

Nga QKUK-ja kanë deklaruar për lajmi.net se dy persona të lënduar në aksident janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK.

“Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta!”, kanë bërë të ditur nga QKUK.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Ne mund ta ngrehim Kurtin zhag nga Kuvendi, por nuk mund ta ndalojmë me hapa legal

Tahiri: Ne mund ta ngrehim Kurtin zhag nga Kuvendi, por nuk mund ta ndalojmë me hapa legal

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka mundësi legale ta ndalë kryeministrin Albin Kurti nëse tenton ta bëjë marrëveshje të dëmshme.
Pasi moderatori ia kujtoi Tahirit rezistencën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për Asociacionin, duke i thënë se ata kanë hedhur edhe gaz lotsjellës për të, është kundërpërgjigjur edhe ky i fundit.

“Ne edhe mund ta ngrehim zhag nga Kuvendi, po për ta ndalur prej këtij angazhimi nuk kemi mundësi, hapa legalë nuk kemi mundësi të bëjmë. Mund të jemi ende më të vrazhdë se ai”, ka deklaruar Tahiri.

Tutje, ai tha se në rast se nënshkruhet marrëveshja, Kurti nuk do ta sjellë atë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk besoj që Kurti do ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend, ashtu si nuk është votuar marrëveshja e Uashingtonit. Kurti po merr zotime dhe po merr veprime pa i sjellë në Kuvend”, ka thënë ai.

Tahiri tha se PDK ka shpreh..

Read More
TË FUNDIT

​Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e deleve nga Serbia

​Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e deleve nga Serbia

Policia Kufitare e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e sotme, në orët e pasdites në fshatin banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar që kanë sjellur disa dele nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Njësitet policore kufitare kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës. Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb. Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”, thuhet në njoftimin e policisë Kufitare.

Njoftimi i plotë nga policia:

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizim..

Read More
TË FUNDIT

Mustafi: Në Beograd është festuar Dita e Pavarësisë së Kosovës (FOTO)

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka bërë të ditur se sot në Beograd është festuar Dita e Pavarësisë së Kosovës në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

Mustafi, me anë të një statusi në Facebook, bënë të ditur se prezentë ishin përfaësues politikë nga Lugina dhe nga misionet diplomatike.

Statusi i plotë i tij:

PËR HERË TË PARË KOSOVA SHËNON PAVARËSINË NË BEOGRAD

Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!

Përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare. Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë!

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: Ose të zgjidhet Asociacioni ose faleminderit – kaq ishte

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se “lista e detyrimeve të pa realizuara” nga viti 2013 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në thelb i referohet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ata do të thonë se çështja e energjisë nuk ka përfunduar. Tani problemi është a do të japin licencë, pastaj t’iu heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qaseni problemit të zgjidhjes së Asociacionit ose: ‘Faleminderit, kaq ishte”, iu tha Vuçiq gazetarëve pas hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.

Vuçiq tha se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se duhet të ruhet paqja dhe të jetë gati për kompromise. Por ai tha se në Bruksel, më 27 Shkurt kur pritet të takohet me kryeministrin Kurti, do të mbajë qëndrimin qê ka mbajtur në Parlamentin e Serbisë pak javë më parë./21Media

Read More
TË FUNDIT

Specialja cakton për në prill katër seanca ndaj “Thaçit e të tjerëve”

Gjykata Speciale gjatë muajit prill ka caktuar katër seanca në rastin e Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimit.

Sipas kalendarit të gjykimeve, seanca e parë do të mabhet më 3 prill, datë kjo kur edhe do të nisë gjykimi.

Seanca në këtë rast janë caktuar edhe për datat 4, 5 prill dhe 11 prill.

Në seancën e 11 prillit pritet të fillohet me paraqitjen e provave të Prokurorisë, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.

Read More
TË FUNDIT

Andrej Plenkovic: Propozimi franko-gjerman do të çojë pothuajse në njohje “de facto”

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic në një debat të organizuar nga “Atlantic Council” ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe propozimin franko-gjerman, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se është duke u bërë një përpjekje nga Franca dhe Gjermania por edhe nga shtetet e tjera të QUINT-it që të zvogëlohen tensionet dhe të shkohet drejt asaj që pothuajse do të jetë një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.

Ai ka thënë se kjo është forma për të lëvizur përpara dhe për të hequr nga tavolina tema të cilat në vazhdimësi krijojnë tensione në veri të Kosovës.

“Nesër do të jetë 15 vjetori kur Kroacia njohu Kosovën, është kohë e gjatë. Ju e dini që pesë vende ende nuk e kanë njohur. Çfarë kemi parë nga përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë dhe disa shtete të tjera që janë pjesë e QUINT, është një përpjekje për të lëvizur gjërat përpara për të zvogëluar tensionet dhe të bëhet përpjekje të shkohet drejt asaj që është pothuajse një njohje ‘de facto” e cila herët apo vonë ..

Read More
TË FUNDIT

Kusari-Lila për Haki Abazin: Hidhërimin e ka në diçka tjetër

Kusari-Lila për Haki Abazin: Hidhërimin e ka në diçka tjetër

Kryetarja e grupit të VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka komentuar deklaratat e Haki Abazit të bëra në hollin e Kuvendit të Kosovës e ku hedh akuza ndaj saj.
Abazi, që është deputet i VV-së, është shkarkuar nga posti i kryetarit të komisionit për politikë të jashtme, ndërsa ai ka hedhur akuza ndaj Kusari Lilës që po ngulfat fjalën e lirë brenda VV-së së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Nuk kemi fuqi edhe po të duam unë dhe Saranda që të ngulfasim fjalën e lirë brenda VV-së”, tha ajo në T7.

Abazi po ashtu i ishte referuar Kusari Lilës si “çadra e Gadafit” dhe ka thënë se ajo ka shkatërruar edhe grupe tjera parlamentare para VV-së. Por kjo mendon se hidhërimi i Abazit është me diçka personale.

“Dy vjet janë në pyetje. Cilat janë iniciativat që i ka marrë. Kjo nuk qëndron. Nuk jam marrë me të në nivel personal. Konsideroj se është shpërthim i pakënaqësisë që ka pasur në vazhdimësi që ë..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

Krasniqi: Nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot në Gjilan ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve.
Krasniqi është njoftuar me sfidat e tyre të përditshme, sidomos tani në këtë periudhë të krizës ekonomike.

‘Ata ndanë shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore, sepse shumë profesionistë po e lënë Kosovën në mungesë të perspektivës në vend. Ky fakt, përveç i dhimbshëm, është edhe shqetësues. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur. Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor ndaj bizneseve, po i dekurajon ndërmarrësit. Kjo politikë i ka larguar edhe ata pak investitorë të huaj që kishin filluar ta shohin Kosovën si vend potencial për investime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Shteti duhet të ketë rolin e vet vetëm si partner dhe krijues i kushteve më të mira për bizneset të cilat duke u rritur e forcuar, krijojnë vende pune të qëndrueshme me paga dinjitoze”,..

Read More