Author: admin

TË FUNDIT

Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së

Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës, Shefki Pajaziti.
I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe tani veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi.

Postimi i plotë:

Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një femër në Fushë-Kosovë, sulmoi fizikisht ish bashkëshortin

Arrestohet një femër në Fushë-Kosovë, sulmoi fizikisht ish bashkëshortin

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar ankuesin ish-bashkëshortin me të cilin ishin ndarë.
Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shtiu 22 herë me revole, Policia jep detaje për të dyshuarin në Gjilan

Shtiu 22 herë me revole, Policia jep detaje për të dyshuarin në Gjilan

Policia e Kosovës ka raportuar se është shoqëruar në polici një person i dyshimtë në Gjilan.
I njëjti ka pranuar se ka shtënë 22 herë me një revole me gaz.

Njësitet policore kanë sekuestruar revolen dhe 22 gëzhojat e shkrepura.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

178 raste aktive me COVID-19

178 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 178.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 39 raste të reja me Covid-19, nga 233 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 14 persona.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,905 raste, kanë vdekur 3,207 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 520, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Read More
TË FUNDIT

Kuvendi sot shqyrton tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Kuvendi sot shqyrton tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare prej orës 10:00, ku pritet të shqyrtohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit.
Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit.

Deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Rendi i ditës për seancën e sotme:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

4. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira më të theksuara se ditën e mërkurë.
Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të ulën për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -2 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Read More
TË FUNDIT

Deputetja e LDK-së: Edhe për dy vjet, qytetarët kanë me u ngi Albin

Deputetja e LDK-së: Edhe për dy vjet, qytetarët kanë me u ngi Albin

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, ka thënë se partia në pushtet po e ndjek avazin e vjetër duke punësuar familjarë në ndërmarrje e institucionet e tjera, ndonëse thotë se me kauzë të kundërt kanë ardhur në pushtet.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po i përzgjedh ish-anëtarë të partisë nëpër pozitat kyçe.

Bunjaku ka thënë se qytetarët “kanë me u ngi Albin”, pasi kanë mbetur edhe dy vite deri në përfundim të mandatit.

“Kjo Qeveri ka ardhë në pushtet me kauzë se ‘ne do ta luftojmë nepotizmin dhe familjarizmin’ ndërsa gjithkund ka nepotizëm dhe familjarizëm. Në Komisionin për Ekonomi, kolegu im Pal Lekaj i tregoi me emra dhe mbiemra njerëzit e Lëvizjes, të cilët kanë qenë kandidatë nëpër lista zgjedhore dhe tani po mundohen me i caktu në pozita kyçe”.

“Krejt kohën kanë akuzuar partitë e tjera dhe absolutisht kjo qeveri nuk di tjetër, pos me u anku në 20-vjeçarin e kaluar, por harron që..

Read More
TË FUNDIT

Një zyrtar i Komunës së Ferizajt në mesin e viktimave në aksidentin e rëndë në Shtime

Një zyrtar i Komunës së Ferizajt në mesin e viktimave në aksidentin e rëndë në Shtime

Njëri nga viktimat në aksidentin e sotëm në rrugën Ferizaj-Shtime, ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook ju ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, shkruan lajmi.net.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”.

Aliu ju ka uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve të tjerë nga ky aksident.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drej..

Read More
TË FUNDIT

Çitaku e quan Tomë Gashin “palaço”

Çitaku e quan Tomë Gashin “palaço”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur avokatin Tomë Gashi “palaço”.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se avokati Gashi është “një palaço dhe person abuziv”, shkruan lajmi.net.

Çitaku ka thënë se Gashin e trajtojnë seriozisht vetëm televizionet e Kosovës.

Postimi i plotë:

Tomë Gashi është një palaqo dhe person abuziv, të cilin vetëm TV e Kosovës e trajtojnë seriozisht. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Japonia vend mik dhe partner i vërtetë i popullit tonë

Kurti: Japonia vend mik dhe partner i vërtetë i popullit tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë në Festën Kombëtare të Japonisë, me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito, e cila u organizua nga Ambasada e Japonisë.
Më këtë rast, Kryeministri Kurti në fjalën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka uruar ditëlindjen Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito, duke shtuar se ndihet i nderuar të festoi në këtë ditë të veçantë me kaq shumë miq të Japonisë dhe Kosovës në Prishtinë. Në të njëjtën kohë i uroi mirëseardhje shumë të ngrohtë ambasadorit Mizuuchi duke e përgëzuar për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

Kryeministri Kurti para të pranishmëve tha se këtë muaj u festua 15-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe së shpejti do të pasohet me 15-vjetorin e njohjes së Kosovës nga Japonia, më 18 mars. Ndërsa, vitin e ardhshëm do të shënhet 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy kombeve tona.

“Jap..

Read More