Author: admin

TË FUNDIT

Brenda gjashtë jave, 88 mjekë u larguan nga Kosova

Brenda gjashtë jave, 88 mjekë u larguan nga Kosova

Fluksi i mjekëve që po e lënë Kosovën, po vazhdon edhe këtë vit.
Vetëm në gjashtë javët e para të këtij viti, 88 mjekë e kanë lëshuar vendin, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, Oda e Mjekëve të Kosovës. Nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon më ketë ritëm, vendi ynë rrezikon të mbetet pa mjekë, derisa shifrat tregojnë se më shumë se 200 mjekë në vit po largohen nga Kosova drejt shteteve të BE-së, kryesisht Gjermanisë.

Pakënaqësitë me pagat dhe kushtet e punës në QKUK, shumë mjekë po detyrohen t’i lëshojnë vendet e tyre të punës për t’iu drejtuar shteteve të huaja. Kryetari i Odes së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë për Radio Kosovën se ka një zhgënjim sepse pritjet e mjekëve kanë qenë që koeficienti i pagave të jetë më i lartë se sa ky që u është ofruar tani.

“Mjekët të cilët largohen nga Kosova flasin në rend të parë për kushtet e punës gjë që këto janë ato të cilat më të vërtetë e bëjnë një mjek që të largohet dhe pa..

Read More
TË FUNDIT

Rohde përgëzon Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

Rohde përgëzon Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mirënjohje ndaj Kuvendit të Kosovës pas ratifikimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.
Rohde tha se të tri marrëveshjet do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës.

“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dyshimet për korrupsion, Prokuroria e Pejës paralajmëron ngritjen e aktakuzës ndaj 20 zyrtarëve

Dyshimet për korrupsion, Prokuroria e Pejës paralajmëron ngritjen e aktakuzës ndaj 20 zyrtarëve

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë .
Të njëjtit theksohet se dyshohen për kryerje ne mbi 20 veprave penale nga kapitullin kundër korrupsionit.

Kjo është bërë e ditur në një ftesë të bërë për media për ditën e nesërme, në kuadër të Prokurorisë së Pejës.

Njoftimi i plotë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit.

Kjo konferencë do të mbahet me datën 24 shkurt 2023 në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Selmanaj-Kurtit: Një ditë ke me u heq prej kryeministrit, besoj shpejt

​Selmanaj-Kurtit: Një ditë ke me u heq prej kryeministrit, besoj shpejt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të tregojë pse qeveria nuk ka reaguar pas deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani në Mal të Zi, se çështja e demarkimit të kufirit ka përfunduar.
Kurti ka thënë se nëse deputetët e Kosovës do ta dinin se nuk do të ketë liberalizim të vizave pas ratifikimit të asaj marrëveshje, nuk do ta votonin atë.

“Jam i bindur që ratifikimi është realizuar në ketë kuvend me çfarë unë nuk jam pajtuar e nuk pajtohem, për shkak se është besuar që menjëherë do të vijë liberalizimi i vizave. Po ta dinin deputetët më 21 mars të vitit 2018 që edhe pas ratifikimit nuk ka liberalizim jam i bindur që nuk do ti kishte 80 vota siç i pati. Një votë po të mungonte atëbotë nuk do të bëhej ratifikimi. Tash dy komisionet kanë pasur misione të ndryshme, komisioni i Malit të Zi e ka pasur misionin për caktim të kufirit, komisioni i Kosovës e ka pa..

Read More
TË FUNDIT

Gjykata rrëzon çështjen e Martin Berishajt në shkallën e dytë: Lajmet nuk ishin shpifje

Gjykata rrëzon çështjen e Martin Berishajt në shkallën e dytë: Lajmet nuk ishin shpifje

Mirko Mayer, kryeredaktori i “Planet TV”, televizionit që akuzoi ambasadorin kosovar në Slloveni, Martin Berishaj për përfshirje në një skandal financiar dhe tërheqjen e pagesave të majme nga GEN-i në Beograd, ka bërë të ditur se Gjykata në Slloveni ka vendosur edhe në shkallën e dytë se lajmet e këtij mediumi rreth këtyre çështjeve nuk janë shpifje.
Përmes postimit në Twitter, Mayer i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, i cili ditë më parë kishte thënë se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast, shkruan lajmi.net.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklarata dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoi se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykata në shkallën e dytë”, ka shkruar Mayer.

Kujtojmë se para disa ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Propozimi evropian nuk është produkt i negocimit

“Nuk është produkt i negocimit propozimi [evropian] meqenëse me 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, pa pasur takime për atë temë, ku pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai këto deklarata i bëri me 23 shkurt në Kuvendin e Kosovës, kur u pyet për temat e diskutimit ne takimin e së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pra, nuk është se ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Pra, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”, tha ai.

Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimi e Kosovës në sistemin ndërkombëtarë, “dhe i cili përmban njohjen de fakto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e..

Read More
TË FUNDIT

Merovci tregon në cilin muaj ish-presidenti Rugova nuk e mbante shallin

Merovci tregon në cilin muaj ish-presidenti Rugova nuk e mbante shallin

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka shpërndarë një foto të ish-presidentit në Facebook.
Përmes një postimi në Facebook, Merovci ka shpërndarë foto të papublikuar më parë të Rugovës, shkruan lajmi.net.

Duke marrë parasysh se ish-presidenti i ndjerë mbante gjithmonë shall në qafë, Merovci ka treguar një muaj të vitit gjatë të cilit Rugova nuk vinte shallin e tij.

“Dijetari në muajin Gusht nuk e mbante shallin! Foto e pa publikuar deri më tani!”, ka deklaruar Merovci. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dehari demanton Tinka Kurtin, thotë se nuk e lëshoi seancën shkaku i deputetit Berisha

Dehari demanton Tinka Kurtin, thotë se nuk e lëshoi seancën shkaku i deputetit Berisha

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka shkruar para disa minutash se kolegu i saj, Avni Dehari, la sallën, pasi nuk mundi ta durojë deklaratën e deputetit të PDK-së, Hisen Berishës, për djemtë e tij të vdekur, Arbënor dhe Astrit Dehari.
“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Por, deputeti Dehari e ka mohuar se deklarata e Berishës për djemtë e tij u bë arsye për largimin e tij nga seanca e sotme e Kuvendit.

“Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë, e kam pas një termin e duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë rast dhe rastet e tilla. Nuk kanë dinjitet dhe le të vazhdojnë, mos të ndalen, le ta demaskojnë vetën, të tregojnë kush janë”, ka..

Read More
TË FUNDIT

Ministrja Haxhiu i përgjigjet Berishës: Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

Ministrja Haxhiu i përgjigjet Berishës: Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, për rastin Dehari.
“Marrë të koftë”, tha ajo.

Më pas, ministrja Haxhiu iu drejtua opozitës dhe tha se “do ua ndalonte me ligj të flisnin për Astrit Deharin”.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin… sepse ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju… Prandaj asnjë fjalë për Astrit Deharin, as edhe një fjalë, sepse ju i keni duart e lyme me gjak… Marre, duhet me pas pak ftyrë, në kohën e juve është vrarë Astrit Dehari”, tha Haxhiu.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ministrja Haxhiu duhet të marr përgjegjësi duhet të marrë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave.

“Indikative mbetet poashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me mbiemrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni n..

Read More
TË FUNDIT

​Haradinaj: Kosova të mbyll të hënën marrëveshjen me Serbinë

​Haradinaj: Kosova të mbyll të hënën marrëveshjen me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të mbyllet të hënën në takimin e Brukselit.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka thënë se Kosova mund të ndihmojë koalicionin global kundër Rusisë duke e pranuar planin franko-gjerman.

Sipas tij, me pranimin e këtij plani, Kosova ecë përpara edhe në planin e sigurisë me Partneritetin për Paqe dhe NATO-n.

“I vetmi vend besoj në botë që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia, Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, përkundrazi, ata kanë dëshirë me mbet kjo çështje e hapur edhe potenciale çdo herë qoftë për çrregullim ose destabilizim, qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës, stories së Kosovës. Si mund të veprojë Kosova, mundet të hënën me mbyll marrëveshjen, pra me mbyll jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me mbyll marrëveshjen”, ka thënë ai Haradinaj.

Si..

Read More