Author: admin

TË FUNDIT

Deliu-Kodra: Qeveria po kërcënon deputetët që të mos flasin për rastin Dehari

Deliu-Kodra: Qeveria po kërcënon deputetët që të mos flasin për rastin Dehari

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar sot që t’i ndalet fjala deputeti Hisen Berisha.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Qeveria po kërcënon deputetët që të mos flasin për rastin Dehari.

“Mbylle gojën, mbylle, ska ashtu me folë cka ti teket këtij”, kërcënonte sot nga ulesja e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu, teksa provonte me ia ndalë fjalën deputetit Hisen Berisha. Kjo Qeveri po provon ti ndalë fjalimet e deputetëve në kohën që kryministri Kurti dhe ministrja Haxhiu do të duhej të sqaronin opinionin publik se çfarë dinë ata në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit Dehari?”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ndryshe ajo ka kritikuar Qeverine Kurti që nuk ka ndërmarr asnjë hap për të zbardhur këtë rast.

“A kanë ndërmarrë deri me tani ndonjë veprim për të zbardhur të vërtetën e plotë të zhdukjes së këtyre provave? P..

Read More
TË FUNDIT

Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

Largim nga shtëpia, ndarje me familje e biseda të vështira me fëmijët për luftën janë përvojat e disa qytetarëve ukrainas me prejardhje shqiptare, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Për Radion Evropa e Lirë, ata kanë rrëfyer se si u është ndryshuar jeta tash e një vit.
Ndonëse dikur e kishte përditshmëri, për Nelli Syupyurin tani është ditë e veçantë sa herë i bie të veshë rrobat e vallëzimit.

Me profesion koreografe, Syupyur jetonte në rajonin e Odesës, në jugperëndim të Ukrainës deri më 24 shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Këtë ditë, në orët e hershme të mëngjesit dhe e trishtuar nga zhurma e sirenave, ajo u nis së bashku me djalin e saj, atë kohë tre vjeç, në perëndim të Ukrainës, me shpresë për t’u larguar nga Ukraina përmes kufirit të Polonisë për në Gjermani.

“Në ditën kur filloi lufta ne u ngritëm, deshëm të marrim para nga banka, por ishte mbyllur. Nuk k..

Read More
TË FUNDIT

AKP shpall Shitjen e Aseteve në Likuidim – SHAL 62

AKP shpall Shitjen e Aseteve në Likuidim – SHAL 62

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur sot Shitjen e Aseteve në Likuidim – SHAL 62, në të cilën ofrohen në shitje 25 (njëzet e pesë) prona atraktive në disa rajone të Republikës së Kosovës.
Në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje asete atraktive, të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore, si lokali në lagjen Dardania me hapësirë afariste prej 116 metra katrorë si dhe lokali i ndërmarrjes “Urata”, që gjendet afër PTK-së. Në qytetin e Obiliqit mund të ofertoni për lokalin afarist me sipërfaqe 114 metra katrorë që gjendet në rrugën Isa Boletini, si dhe zyrat e Gurrëthyesit në Gadime.

Numër i konsiderueshëm i aseteve të përfshira në SHAL 62 janë në rajonin e Mitrovicës, si lokale e depo në qytet të Mitrovicës si dhe te Tuneli i Parë, pastaj në komunën e Vushtrisë ka poashtu lokale që paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore. Në listën e aseteve që janë në shitje përmes..

Read More
TË FUNDIT

Ministria e Financave: Çdo punëdhënës obligohet që në 50 të punësuar, ta punësoj edhe një person me aftësi të kufizuar

Ministria e Financave: Çdo punëdhënës obligohet që në 50 të punësuar, ta punësoj edhe një person me aftësi të kufizuar

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se bazuar në Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Peronave me Aftësi të Kufizuara, punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.
“Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu është theksuar se Ministria për Financa, Punë dhe Transfere mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore.

“Kontributet mujore paguhen në llogarinë e veçantë në Thesar, sipas të dhënave të mëposhtme”./Lajmi.ne..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë edhe zyrtarisht propozimin franko-gjerman, pastaj flasim për implementim

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë edhe zyrtarisht propozimin franko-gjerman, pastaj flasim për implementim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar në lidhje me takimin e 27 shkurtit, që do të mbahet në Bruksel, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Lajcak deklaroi se takimi është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm, si dhe pranimi i propozimit të Bashkimit Evropian varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët.

Ai theksoi se qysh në shtator kanë folur me Kurtin dhe Vuçiq për propozimin dhe se të dy, njëri deri në muajin janar dhe tjetri deri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin.

Pavarësisht kësaj, Lajcak tha se ka ardhur koha që ata të pranojnë edhe zyrtarisht edhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.

“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thën..

Read More
TË FUNDIT

Ratifikohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Ratifikohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së të enjtes, ka ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit.
Këto tri marrëveshje u miratuan me shumicë votash nga pozita dhe opozita:

Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Read More
TË FUNDIT

​Rreziku për vdekje nga barnat e falsifikuara

​Rreziku për vdekje nga barnat e falsifikuara

Në tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra” të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, është potencuar se brenda një viti vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara.
Me këtë rast kryesuesi i Hulumtimit, Zhvillimit ‘Hoffmann – La Roche’, Pius Waldmeier, janë në përpjekje që t’i mbrojnë pacientët nga këto barna.

Ai ka treguar se tema e falsifikimit të barnave është globale, prandaj edhe vlerësimet, sipas tij, janë të ndryshme.

“Ne nuk mund ta ndalojmë falsifikimin në gjithë botën, por mund të kontrollojmë zinxhirin e furnizimeve tona dhe ne mundohemi ta bëjmë zinxhirin sa më të sigurt që mundemi dhe sa më të vështirë që të falsifikohet…Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se një milion njerëz çdo vit vdesin nga barnat e falsifikuara, kjo është shifër nga OBSH-ja. Kjo është e papranueshme, duhet të luftohet. Por, është e vështirë të parandalohet sepse ka shuma të m..

Read More
TË FUNDIT

Zemaj shpërndan foto nga Kuvendi: Kjo është pamja kur diskutohet për krizën energjetike dhe Martin Berishajn

Zemaj shpërndan foto nga Kuvendi: Kjo është pamja kur diskutohet për krizën energjetike dhe Martin Berishajn

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shpërndarë fotografi nga seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Por, ai ka shpërndarë një fotografi ku përballë duken shumë pak deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Sipas Zemajt, kjo është pamja në Kuvend kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të ambasadorit kosovar në Slloveni, Martin Berishaj.

“Kjo pamje është kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të Martin Berishajt. Shumica parlamentare e VV-së nuk kanë ‘arsye’ të ndëgjojnë!”, ka shkruar Zemaj.

Kujtojmë se sot gjykata sllovene ka rrëzuar edhe në shkallë të dytë çështjen e ambasadorit Martin Berishaj, i cili kishte paditur “Pink TV” për shpifje rreth skandalit financiar. /Lajmi.net/

Fotoja e shpërndarë e Zemajt në Facebook:

Read More
TË FUNDIT

Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj të Ukrainës

Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj të Ukrainës

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është dekoruar me flamuj të Ukrainës me rastin e njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
Komuna e Prishtinës ka filluar ditë më parë t’i jap ngjyrat e flamurit ukrainas kryeqytetit tonë, ndërsa për ditën e nesërme ka paraparë një numër aktivitetesh.

Aksionin për përvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë nesër do të mbajnë edhe gazetarët ukrainas në Prishtinë.

Njëvjetorin e fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia do ta shënojnë nesër edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Gjermane.

Read More
TË FUNDIT

Kosova miraton marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Kosova miraton marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten Marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja pritet të votohet gjatë 23 shkurtit edhe në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës. Nëse miratohet, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Pas hyrjes në fuqi, ajo do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

“Në këtë mënyrë Prishtina dhe Sarajeva krijojnë një urë të re institucionale, por sidomos qytetare që është pritur moti”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas miratimit.

Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Marrëveshjet për letërnjoftime, diploma dhe vende pune, në pritje pas nënshkrimit
Pa dokumente në Bosnje: “Nuk mund ta dëshmosh se je njeri”
Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qyte..

Read More