Gashi ‘çuditet’ me Konjufcën: Në LVV keni forca detyruese, si po e lejon të flas këtë ministre
Gashi ‘çuditet’ me Konjufcën: Në LVV keni forca detyruese, si po e lejon të flas këtë ministre
Deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e Qeverisë kanë akuzuar njëri-tjetrin, lidhur ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike, të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Fillimisht deputeti i LDK-së, Besjan Mustafa pati kritika rreth subvencionimit të energjisë elektrike, si dhe dha detaje se si e kanë dërguar në Kushtetuese ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike.
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari akuzoi deputetët e Lidhjes Demokratike se kanë cenuar qytetarët e vendit, duke dërguar këtë ligj në Kushtetuese në kohë krize dhe inflacioni.
“Ju i nderuar deputet keni cenuar qytetarin e Republikës së Kosovës sepse ne kemi synuar me këtë ligj të ndalojmë spekulimet në treg. Unë kam pasur grupin punues që ka analizuar tregun, ka gjetur mazhat, 48 % rritja e mazhës për bukën, 45 % për bukën e zezë, çka i thua kësaj e ke mbrojt qytet..
Read More