Author: admin

TË FUNDIT

Deputetja e LDK-së: Kurti i gatshëm të jap çfarëdo nënshkrimi për të qëndruar në pushtet

Deputetja e LDK-së: Kurti i gatshëm të jap çfarëdo nënshkrimi për të qëndruar në pushtet

Duke folur për takimin e 27 shkurtit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha se Kurti është në gjendje të japë çfarëdo nënshkrimi vetëm për të qëndruar në pushtet.
Njëherit, Krasniqi tha se do kërkonin nga Kurti që të ketë njohje përfundimtare, e jo vetëm njohje bazë ashtu siç ka pretenduar ai.

“Ne si LDK e kemi përkrahur kryeministrin Kurti në raport me dialogun, por gjithmonë që dialogu të përfundojë me njohje reciproke. Ne nga Kurti do të kërkonim që të ketë njohje përfundimtare, e jo njohje bazë. Nga kryeministri Kurti ne presim gjithçka. Kurti ka bërë gjithçka për të ardhur në pushtet dhe po bën gjithçka për ta mbajtur pushtetin. Presim të nënshkruhet një marrëveshje bazë. Kurti mund të japë ndonjë nënshkrim në takimin e 27 shkurtit vetëm për të qëndruar në qeverisje”, deklar..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj pas 1 viti luftë në Ukrainë: Putini sot është i turpëruar

Haradinaj pas 1 viti luftë në Ukrainë: Putini sot është i turpëruar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë se një vit pas nisjes së invazionit rus në Ukrainë, bota demokratike është me bashkuar se kurrë.
Ai tha se Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, por gjeti një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve.

“Para një viti Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, duke invaduar një shtet të lirë e demokratik e mbi të gjitha një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve, Ukrainën”, tha Haradinaj.

Tutje Haradinaj tha se Putini tani është i turpëruar dhe bota demokratike është më e bashkuar se kurrë.

“Sot Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë.

Nuk mposhtet një vend që udhëhiqet nga vlerat e medha patriotike e vizioni demokratik, nga dëshira për të jetuar në shtetin e tyre sovran në paqe e prosperitet. Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Plani evropian është “merre ose lëre”, nuk do të negociohet

Lajçak: Plani evropian është “merre ose lëre”, nuk do të negociohet

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së Mirosllav Lajçak.

Ai ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçak, plani në vete është “Lëre ose Merre!”.

Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Të rinjtë po ikin sepse qeveria nuk po i plotëson nevojat e tyre

Krasniqi: Të rinjtë po ikin sepse qeveria nuk po i plotëson nevojat e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Gjilan.
Turin e takimeve në Gjilan, kryetari Memli Krasniqi e ka përmbyllur me qytetarët e Zhegrës, një vend që ndër breza ka nxjerrë personalitete të shquara, prej Idriz Seferit, te Agim Ramadani e deri te Xherdan Shaqiri.

“Numri i banorëve në Zhegër po ulet dita-ditës për shkak të braktisjes së vendit nga të rinjtë, si pasojë e pasigurisë në punë, degradimit të sistemit shëndetësor dhe rritjes enorme të kostos së jetesës. Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Gjilan, ku ka takuar strukturat e PDK-së në këtë Degë, kryesinë e Rinisë Demokratike të Kosovës, si dhe drejtorët e asamblis..

Read More
TË FUNDIT

Një tërmet tjetër godet Turqinë

Një tërmet tjetër godet Turqinë

Një tërmet i magnitudës 4.9 ballë është raportuar të ketë ndodhur sërish në kufirin mes Turqisë e Sirisë.
Thellësia e goditjes, sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, ishte 10 kilometra, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, epiqendra ishte 18 kilometra në jug të Antakias, qytet në Turqi. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Çitaku: Me ish-agjentin e FBI-së ishte takuar një figurë politike në Kosovë

Çitaku: Me ish-agjentin e FBI-së ishte takuar një figurë politike në Kosovë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e saj me ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal.
Ajo u shpreh se me McGonigal është takuar në zyrët e FBI, ku ka qenë zyrtarisht e ftuar si ambasadore.

“Unë kam qenë e ftuar në FBI zyrtarisht si ambasadore që t’ju drejtohen kadetëve dhe oficerëve të rinj të FBI, ky ka qenë një nder i madh që më është bërë mua dhe që i është bërë Kosovës dhe komunikimi im me FBI dhe me zyrtarin në fjalë ka qenë në zyrë dhe në ShBA”, tha ajo në Klankosova.

Çitaku tha se nuk e di se me kë është takuar ai në Kosovë, mirëpo u shpreh se flitet që e ka takuar një politikan.

“Ndërkohë që unë nuk e di kë e ka takuar në Kosovë kur ka qenë, flitet se e ka takuar një politikan, nuk e di kush është ai politikan, por e di që nuk ka qenë as kryeministri, as presidenti, as ish-presidentja, është takuar me një figurë politike këtu në Kosovë dhe ky është ai t..

Read More
INTERESANTE

Krimi i organizuar, vandalizmi dhe gjenocidi kulturor kanë emër, porositës dhe autorë, në trojet etnike shqiptare

Abdulla Mehmeti

A k t u a l e
KRIMI I ORGANIZUAR, VANDALIZMI DHE GJENOCIDI KULTUROR KANË EMËR, POROSITËS DHE AUTORË, NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE
E kaluara e lashtë e qytetit të Shkupit dhe e vendbanimeve të tjera në territorin e Maqedoni së sotme, si edhe në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik, nuk flet sipas interesave të shteteve të sotme, të popujve jo autoktonë dhe propagandave të tyre politike e fetare, prandaj shkatërrohet e zhduket pamëshirë trashëgimia kulturore dhe historike ilire, dardane, pajone, e shqiptarëve autoktonë.
Zbulimi i varrezave të këtilla monumentale, me mbishkime në gjuhën e lashtë dhe me alfabetin e saj, në çdo vend të botës do të përbënte një ngjarje të veçantë për atë vend, popullin dhe kulturën e tij.
Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodh edhe me shqiptarët në Maqedoni, sado që trashëgimia kulturore dhe historike u vidhet, përvetësohet ose shkatërrohet me paramendim nga të tjerët, pushtuesit dhe sunduesit e huaj.
E gjithë nëntoka e Gadishullit Ilirik është përp..

Read More
INTERESANTE

Siria dikur ka strehuar refugjatë nga Evropa

Pritja e refugjatëve evropianë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga ana e shteteve të Lindjes së Mesme, përfshirë Sirinë, është një ndër faktet e harruara të historisë.

Civilë nga Evropa Lindore dhe Ballkani migruan përmes Mesdheut dhe Turqisë në drejtim të shteteve të Lindjes së mesme për të ikur nga okupimi nazist dhe sovjetik në periudhën më të vështirë të luftës.

Afërsisht 40 mijë evropianë u vendosën në kampet e krijuara në Siri, Egjipt dhe Palestinë nga ana e Administratës për Ndihmë dhe Refugjatë në Lindjen e Mesme (MERRA) të themeluar nga Britania në vitin 1942.

Evropianët e pritur në këto vende deri në mbarimin e luftës, u kthyen në vendet e tyre apo në vende të tjera që preferuan.

Kjo temë, e cila ishte trajtuar edhe në një lajm të gazetës Washington Post dy vite më parë, bën pjesë në mesin e fakteve të harruara të historisë.

Në raportimin e gazetës thuhej se kushtet në kampe ishin mjaft të mira dhe se refugjatët vendoseshin në kafte pasi kalonin kontrollet mje..

Read More
INTERESANTE

Letrat e Abdyl Frashërit për Abdylhamitin II

“Evropianët për të futur në dorë Shqipërinë, po përdorin kundër myslimanëve individë të caktuar nga vilajetet e krishtera të rajonit, duke hapur shkolla dhe zhvilluar gjuhët latine, sllave dhe greke, me qëllim që të shkaktohet ndarjet fetare e gjuhësore në mes të popullit të Shqipërisë, e për të krijuar kështu rrëmujë. Shkaku kryesor i kësaj gjendje tashmë të krijuar është mungesa e shkollave në gjuhën shqipe. Komshinjtë e krishterë tashmë e kanë bërë obligim mësimin e gjuhëve të tyre. Zaten, nuk gjenden shkolla të rregullta për myslimanët. Për këtë shkak, meqë shqiptarët që nuk e njohin gjuhën osmane, përveç disa shkollave që gjendet tek-tuk, shumica ka mbetur në injorancë…”, raportonte Abdyl Frashëri

Shkruan: Shasivar KABASHI, Rahovec

Më 30 maj 1880 qeveria e Stambollit, në një mbledhje që kishte bërë, kishte vendosur që në parim t’i pranonte kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por, një telegram i ardhur vetëm tre javë më vonë nga Valiu i Prizrenit do të ndryshonte gjithçka…

Read More