Author: admin

TË FUNDIT

Një person hoqi pengesat që u vendosën në Prishtinë, gjobitet nga Inspektorati

Një person hoqi pengesat që u vendosën në Prishtinë, gjobitet nga Inspektorati

Komuna e Prishtinës ka nisur të vendos pengesa për të siguruar që nuk do të bllokohet nga veturat shiriti i bicikletave.
Mirëpo, sapo u vendosën, dikush në rrugën “Muharrem Fejza” i hoqi dy për t’ia mundësuar vetes të futet me veturë, shkruan lajmi.net.

E reagimi i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ishte i shpejt, pasi e gjetën personin që i dëmtoi. Madje, i gjetën edhe pengesat të vendosura në një skaj të objektit ku ishin fshehur.

Inspektorati ka dënuar personin përgjegjës dhe ka rivendosur ato pengesa në trotuar./lajmi.net

Njoftimi i plotë i Komunës:

Derisa Komuna e Prishtinës po angazhohet për lirimin e hapësirave të parapara për qarkullimin e këmbësorëve dhe biciklistëve, në mesin tonë ka edhe individ të pandërgjegjshëm të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme po e pengojnë këtë proces.

Kështu, në rrugën Muharrem Fejza një person ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e..

Read More
TË FUNDIT

“Gjynah, çka po i bëjnë”- çka i thoshte dëshmitari kyç në rastin e Astrit Deharit bashkëshortes së tij gjatë vizitave në burg

Suzana Makolli është bashkëshortja e Naser Makollit, dëshmitarit kryesor në rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari. Sikurse Dehari edhe Makolli vdiq në burg. Familja e tij, po ashtu ka dyshime për vdekjen e tij. Thonë se është helmuar në burg.

Rrëfimi ekskluziv që e ka dhënë gruaja e tashmë të ndjerit, Suzana Makolli ngrit shumë pikëpyetje. Kryesorja: a vdiq nga sëmundja, apo mos edhe Naser Makolli është vrarë?

Me familjarë, Naser Makolli kishte folur jo rrallë herë për torturat që po i bëheshin Astrit Deharit.

Mes tjerash ajo thotë që Naseri i kishte treguar për maltretimet që po i bëheshin Astrit brenda burgut.

“…Gjatë bisedave më thoshte shikoje këtë djalin, e kam në dhomë, e tranun pe maltretojnë mendtë ia qiten. Emra nuk ka cek se kush, veç më thoshte Suz, edhe unë kur dal një popull ka me u tmerru çka kam me bë”

“Për Astritin ai ka nis me fol pas një muaj qashtu veç thoshte e kam në dhomë, është djalë i mirë. Në njërën nga vizitat kam qëllu së bashku me f..

Read More
TË FUNDIT

Euractiv: Rusia po përpiqet ta pengojë marrëveshjen

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot do të takohen në Bruksel – takim nga i cili pritet marrëveshje për normalizim bazuar në propozimin franko-gjerman.

Mediumi “Euroactiv”, duke cituar një zyrtar të lartë të BE-së, ka raportuar se Rusia është duke tentuar që të pengojë arritjen e një marrëveshje në takimin e sotëm.

“Rusia ndërhyri dhe u përpoq të pengonte këtë punë,” tha një zyrtar i lartë i BE-së, duke vënë në dukje se ambasadori “hiperaktiv” i Moskës në aleatin e saj tradicional Serbinë kishte dhënë një sërë intervistash në media me qëllimin për të prishur një marrëveshje të mundshme.

Deklaratën e ambasadorit rus në Serbi se “nuk është koha e duhur për të trajtuar çështjen e Kosovës dhe duhet pritur derisa të vendoset Rendi i Ri Botëror mes Rusisë dhe Perëndimit”, ky zyrtar i BE-së, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se e sheh si një kërcënim për presidentin serb Vuçiq, duke e paralajmëruar atë të mos pajtohet me propozimin.

“Nuk e kam vërejt..

Read More
TË FUNDIT

Mjekët padisin Qeverinë dhe ShSKUK-në, kërkojnë trajtim me urgjencë

Mjekët padisin Qeverinë dhe ShSKUK-në, kërkojnë trajtim me urgjencë

Odja e Mjekëve të Kosovës ka dhënë detaje lidhur me padinë e ngritur ndaj Qeverisë së Kosovës për shtesa nga pako emergjente dhe padinë ndaj Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës lidhur me kompensimin e kujdestarive nga marrëdhënia e punës.
Paditë ndaj këtyre dy institucioneve janë ngritur kohë më parë dhe se OMK, në interval të ndryshme kohore ka paraqitur pranë Gjykatës edhe kërkesat për trajtim me urgjencë, gjë që nuk ka ndodhur deri tash.

NJOFTIM LIDHUR ME PADITË PËR SHTESA DHE KUJDESTARI!

Të nderuar anëtarë të Odës së Mjekëve,

Si rrjedhojë e kërkesave të shumta të parashtruara nga Ju me qëllim informimin rreth zhvillimit të procedurës gjyqësore për padinë për shtesa nga pako emergjente dhe padinë për kompensimin e kujdestarive nga marrëdhënia e punës, Ju informojmë si në vijim:

Sipas autorizimit të dhënë nga Ju, Oda e Mjekëve të Kosovës me datë 21 mars 2021 ka parashtruar në Gjykatën Themelore ..

Read More
TË FUNDIT

Edhe Gabriel Escobar pjesë e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Amerika përsërit: Të bëhet Asociacioni

Edhe Gabriel Escobar pjesë e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Amerika përsërit: Të bëhet Asociacioni

Sot në Bruksel do të takohen kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e emisarit evropian, Miroslav Lajcak.
Mirëpo, në takim do të jetë present edhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan Gabriel Escobar, i cili është edhe i dërguar i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, shkruan lajmi.net.

Prezencën e Escobarit në këtë takim e konfirmoi ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, teksa po fliste për takimin e sotëm.

Hill ka potencuar se Amerika është e përkushtuar dhe po bashkëpunon ngushtë me Bashkimin Evropian në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesi ynë Gabriel Escobar është sot në Bruksel, kështu që ne jemi në atë proces. Dua të theksoj se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë duke bashkëpunuar shumë ngushtë për këtë çështje dhe ne jemi shumë të përkushtuar për të punuar së bashku për këtë”,k..

Read More
TË FUNDIT

Evitohet defekti i zhurmës, njësia A-4 kthehet në funksion me 1 mars

Evitohet defekti i zhurmës, njësia A-4 kthehet në funksion me 1 mars

KOSTT dhe KEK njoftojnë për avarinë e mbrëmshme në këtë kompani që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje pasdite në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti.
“Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT”, thuhet në një komunikatë.

Lidhur me këtë, sipas njoftimit, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 shkurt 2023 në ora 10:15. Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet ne operim më 1 mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Qytetarët në kryeqytet mbrëmë ishin të habitur nga një zhurmë e pazakontë. Zhurma e cila u përsërit disa..

Read More
TË FUNDIT

Policia dënon 5 shoferë që po bënin gara në rrugët e Gjakovës, 750 euro dënime

Policia dënon 5 shoferë që po bënin gara në rrugët e Gjakovës, 750 euro dënime

Policia e Kosovës ka kapur pesë shoferë që po rrezikonin komunikacionin teksa garonin në rrugë publike në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se ka dënuar pesë shoferët me nga 150 euro, në total 750 euro dënime për këto shkelje, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, përveç gjobave me para, atyre u janë dhënë pikë negative.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 23 dhe 24 shkurt 2022 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugët e ndryshme të Gjakovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë , ka identifikuar automjete të ndryshme duke bërë gara shpejtësie me ç’rast, ndaj drejtuesve të këtyre automjeteve, janë ndërmarr masa preventive dhe ndëshkuese.

Ndaj drejtuesve të automjeteve që janë identifikuar duke bërë gara shpejtësie u janë shqiptuar pesë (5) gjoba të ndryshme dhe pikë negative. Gjobat dhe masat mbrojtëse janë shqiptuar bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor…

Read More
TË FUNDIT

Berisha: Kurti do të kthehet me mashtrime, frytet e asaj marrëveshje ai nuk ka gjasë që t’i gëlltis

Berisha: Kurti do të kthehet me mashtrime, frytet e asaj marrëveshje ai nuk ka gjasë që t’i gëlltis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në ora 15:00, do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Lidhur me këtë çështje aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur mbështetje për Kurtin në forma të ndryshme.

Por, opozita mendon se Kurti do të kthehet me formimin e Asociacionit.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha është shprehur se pret që Kurti do të bëjë një dakordim të keq për Kosovën, i cili jo që nuk ofron njohjen, por e fut atë në një proces të ri politik.

Berisha supozon se nga kjo marrëveshje do të dalin tri detyrime të rrezikshme për të ardhmen e integritetit territorial dhe sovranitetit politik të Kosovës.

“Kurse në Bruksel, pritet të bëj një dakordim të keq për Kosovën, i cili jo që nuk ofron njohjen, por e..

Read More
TË FUNDIT

Takimi Kurti- Vuçiq, PSD-ja me aksion simbolik: Mbi tavolinë doreza boksi, poshtë shtrëngim duarsh

Takimi Kurti- Vuçiq, PSD-ja me aksion simbolik: Mbi tavolinë doreza boksi, poshtë shtrëngim duarsh

Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel.
Në objektin e Qeverisë, aktivistët e PSD-së, kanë vendosur një baner ku shkruan “tension për Asociacion”, teksa në fotografi shihen kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq përballë njëri-tjetrit me dorëza boksi, ndërsa në fund të tavolinës shihen duke i shtrënguar duart.

Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit. Sipas tij, Kurti e Viçiqi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje.

“Ajo që shihet ne ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi që ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale në pranimin e Asociacionit. Të gjitha tensionet në veri, kanë qenë tensione për krijimin e Asociacionit. Dialog më të mbyllur, më jo demokratik më jo transparen..

Read More
TË FUNDIT

Pamje nga momenti kur shembet një ndërtesë nga tërmeti i ri sot në Turqi

Pamje nga momenti kur shembet një ndërtesë nga tërmeti i ri sot në Turqi

Gjatë ditës së sotme edhe një tjetër tërmet me magnitudë 5.6 ndodhi në Turqi, ku sipas Institutit Euro-Mesdhetar epiqendra e tërmetit ndodhet 8 kilometra në jugperëndim të Malatisë.
Thellësia e tërmetit vlerësohet të jetë 5 kilometra.

Në disa video të publikuara nga mediat turke shiihen ndërtesa të cilët rrënohen menjëherë pas kësaj dridhje toke të fuqishme.

#Malatya’da meydana gelen 5.6 şiddetindeki depremde hasarlı binanın yıkılma anı kameraya yansıdı. pic.twitter.com/gG7FBcM4Ei

— Sabah (@sabah) February 27, 2023

Read More