Author: admin

TË FUNDIT

Dimal Basha hedh paralele mes Vuçiqit e Bërnabiqit dhe Thaçit e Mustafës

Dimal Basha hedh paralele mes Vuçiqit e Bërnabiqit dhe Thaçit e Mustafës

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka dalë në mbrojtje liderit të tij, Albin Kurti pas takimit të djeshëm me Vuçiqin në Bruksel.
Në këtë kuadër Basha ka akuzuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell, për deklaratën e tij pas takimit, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se Borrell, ani pse sipas tij presidenti serb, Aleksander Vuçiq Vuçiq po e refuzon planin franko-gjerman, në konferencë thoshte se “dy palët kanë qenë konstruktive”.

Po të sillej Kurti si Vuçiq, sipas Bashës, Borrell do ta thirrte një konferencë për ta fajësuar Kurtin.

“Megjithatë, kjo është beteja, dhe nuk habitem që Vuçiqi nesër e çon Bernabiqin me nënshkru, që nesër me thanë “nuk e kam nënshkru unë,” njejtë qysh thojke Hashimi për Isën, “nuk e kam nënshkru unë Asociacionin”, shkroi Basha.

Postimi i plotë i tij:

Një gjë jam i sigurt, që sikur ta refuzonte Kryeministri planin evropian mbrëmë, Borelli shumë shpejtë kish thirrë konferen..

Read More
TË FUNDIT

Mblidhet PDK, thotë se “Kosova humbi njohjen reciproke e fitoi Asociacionin”

Mblidhet PDK, thotë se “Kosova humbi njohjen reciproke e fitoi Asociacionin”

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike.
Këtë, partia kryesore opozitare e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Partia Demokratike e Kosovës e cilëson si mundësi të humbur për Republikën e Kosovës pranimin e propozimit evropian nga ana e Kryeministrit Kurti, i cili dokument është i pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve shtetërore të vendit tone”, thotë PDK.

“Dje, përmes pranimit të propozimit evropian, fatkeqësisht, ndodhi ajo që PDK kishte paralajmëruar disa herë gjatë javëve dhe muajve të fundit”, thotë tutje PDK.

Sipas PDK-së, kryeministri Kurti hoqi dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij para interesave personale dhe ambicieve për të qëndruar në pushtet.

“Ndërkaq, si rrjedhojë, Kosova humbi njohjen e ndërsjellë me Serbinë, ndërsa fitoi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, tha PDK.

“P..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Kam besim se ShBA-të do ta përmbyllin marrëveshjen me perspektivë integruese për Kosovën

Haradinaj: Kam besim se ShBA-të do ta përmbyllin marrëveshjen me perspektivë integruese për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se ka besim në ShBA-të se do të na ndihmojnë që ta përmbyllim marrëveshjen që garanton Kosovën shtet të pavarur e sovran, përcjell lajmi.net.

“Ky propozim e ka marrë mbështetjen time dhe të AAK-së, sepse kemi vlerësuar se shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen edhe ‘de jure’ të Kosovës. Vlerësoj se kjo ka qenë më e mira e mundshme. Kjo mbështetje është bërë ekskluzivisht për vendin dhe pa kurrfarë kalkulimi elektoral…Unë kam besim në ShBA-të dhe në aleatët perëndimorë, se do të na ndihmojnë si edhe deri sot, që ta përmbyllim marrëveshjen që garanton Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe me perspektivë të qartë integruese euro-atlantike.”, ka shkruar Harad..

Read More
TË FUNDIT

Limaj: Kurti do mbahet përgjegjës, pranoi marrëveshjen me Asociacionin në qendër

Limaj: Kurti do mbahet përgjegjës, pranoi marrëveshjen me Asociacionin në qendër

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj ka bërë një reagim lidhur me takimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Limaj është shprehur se Kurti duhet të mbajë përgjegjësi që ka pranuar marrëveshjen që në qendër të saj ka Asociacionin, përcjell lajmi.net.

“Tashmë është zyrtare, kryeministri Albin Kurti ka pranuar marrëveshjen që në QENDËR të saj ka Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa njohje formale të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Plani 11 pikësh për të cilin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj menjëherë, e bën të qartë që Kosova do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut…Marrëveshja shënon një kthim domethëns mbrapa për të cilën kryeministri Kurti do të mbahet përgjegjës!”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Tashmë është zyrtare, kryeministri Albin Kurti ka p..

Read More
TË FUNDIT

Gjashtë dëmet që Plani Evropian ia sjell Kosovës, sipas Molliqajt

Gjashtë dëmet që Plani Evropian ia sjell Kosovës, sipas Molliqajt

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur sërish për Planin Evropian që dje në takimin e Brukselit mori një “PO” nga kryeministri Kurti.
Në një postim në Facebook, Molliqaj në një analizë të tij, ka shprehur gjashtë pikat që sipas tij janë problematike në këtë marrëveshje, shkruan lajmi.net.

Molliqaj thotë se kjo marrëveshje përbën dakordim për mosnjohje nga Kosova e Serbia, pastaj sipas tij vendos bazat e autonomisë territoriale serbe brenda Kosovës, përjetëson dialogun me Serbinë, ka probleme thelbësore në preambulën e saj, ka “përsëritje” të obligimeve të Serbisë për mos ta penguar Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe çështje tjera që sipas Molliqajt këtë e bëjnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Postimi i plotë i kryetari të PSD-së:

MARRËVESHJA QË NORMALIZON MOSNJOHJEN

Serbia nuk e njeh Kosovën. Kjo marrëveshje përbën dakordim për mosnjohje.

Problemi kryesor i nenit 2 në këtë..

Read More
TË FUNDIT

Disa policëve nuk u paguhet rrezikshmëria, në bankë u dalin më pak para se muajve të kaluar

Disa policëve nuk u paguhet rrezikshmëria, në bankë u dalin më pak para se muajve të kaluar

Janë ekzekutuar pagat sot në sektorin publik.
Pagat janë ekzekutuar në bazë të Ligjit të Ri të Pagave, mirëpo që qysh sot janë shprehur pakënaqësi të mëdha, shkruan lajmi.net.

Disa zyrtarë policorë përmes disa reagimeve në rrjete sociale kanë thënë se pagat u kanë dalë në banka më pak se muajve të kaluar.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës i kanë thënë lajmi.net, se pagat kanë dalë pa rrezikshmëri, mirëpo informacione konkrete dhe të sakta, mund të dihen vetëm nesër.

“Pakënaqësi ekziston sepse rrezikshmëri nuk kanë qit. Domethanë pagat kanë dalë pa rrezikshmëri. Nuk e kem ende Listën e Pagave për me ditë ku ka pas rritje e ngritje. Këtë e kemi adresu edhe tek Avokati i Popullit, mirëpo për informacione të sakta mund të jap vetëm nesër”, thanë nga Sindikata për lajmi.net.

Zyrtarët qeveritarë ndërkaq kanë thënë se policëve përveç rritjes, do t’u paguhet edhe rrezikshmëria.

Mbetet të shihet..

Read More
TË FUNDIT

Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin në rrugën Ferizaj – Shtime

Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin në rrugën Ferizaj – Shtime

Ka ndërruar jetë edhe shtatzëna 27-vjeçare që kishte mbetur e lënduar në aksidentin e tmerrshëm në rrugën Ferizaj – Shtime.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Rajonit të Ferizajt, shkruan lajmi.net.

“Po sot fatkeqësisht kemi pranuar informacion nga QKUK-ja që 27 vjeçarja shtatzëne ka ndërruar jetë”, kanë thënë nga Policia.

Kujtojmë se në këtë aksident që ndodhi para rreth një jave, mbetën të vdekur edhe katër persona të tjerë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Edhe mësuesve u dalin rrogat me Ligjin e Ri: Vërehet rritje deri në 100 euro

Edhe mësuesve u dalin rrogat me Ligjin e Ri: Vërehet rritje deri në 100 euro

Sot pasdite janë ekzekutuar pagat e muajt shkurt për punonjësit në sektorin publikë, përfshirë këtu edhe për mësimdhënësit, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave bazuar në ligjin e ri.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Kryetari Jasharaj theksoi se rreth 100 euro më shumë u kanë dalë në llogaritë bankare mësimdhënësve këtë muaj.

“Pagat kanë dalë. Tashmë mësimdhënësi secili do ta bëjë llogarinë e vet, sepse jo vetëm punëtorët e arsimit por gjithë të punësuarit në sektorin publik janë marrë me vlerën e koeficientit, por atyre ju intereson ta bëjnë dallimin e janarit em pagën e shkurtit, sepse ju intereson sa para do të kenë në buxhetin familjar. Besoj se janë bindur se SBASHK-u ka vepruar drejtë se nuk ka insistuar që ligji të shkojë në Kushtetuese, ngase në Kushtetuese mund të bëhej pezullimi i ,ligjit dhe ne do të mbeteshim me pagat e janarit, kështu ..

Read More
TË FUNDIT

Zv/ministri i Drejtësisë pushon nga puna vëllaun e deputetes së VV-së

Zv/ministri i Drejtësisë pushon nga puna vëllaun e deputetes së VV-së

Ilir Mullhaxha nuk do të jetë më përmbarues privat.
Ai është pushuar nga detyra me vendim të zv/ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet Sallahu me anë të një postimi në Facebook.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, ka shkruar Sallahu.

Ndryshe, Ilir Mullhaxha është vëllau i deputetes së VV-së, Fatmir Mullhaxha Kollçaku. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ministria me njoftim pasi s’iu pagua rrezikshmëria policëve, tregon kur do dalin shtesat

Ministria me njoftim pasi s’iu pagua rrezikshmëria policëve, tregon kur do dalin shtesat

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave kanë bërë me dije se sot janë ekzekutuar pagat në bazë të Ligjit të ri të Pagave.
Një çështje që ka ngjallur interesim në publik është ajo e shtesave. Lajmi.net raportoi pak më herët se policëve nuk u është paguar rrezikshmëria dhe një pjese të madhe u ka dalë rroga më e vogël se e muajve të kaluar, shkruan lajmi.net.

Nga Ministria e Brendshme kanë bërë me dije se nuk është arritur të finalizohet lista dhe të dhënat për shtesat, andaj këto të fundit do të dalin në pagën e muajit mars.

Kjo i bije që në pagën e marsit, do të dalin edhe shtesat e muajit shkurt, edhe ato të muajit mars, bashkë me pagën bazë.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme:

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publikë të Republikës së Kosovës, se sot do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga në..

Read More