Author: admin

TË FUNDIT

Tahiri: Sot amatorët mashtruan punëtorët, ekzekutuan të ashtuquajturat paga

Tahiri: Sot amatorët mashtruan punëtorët, ekzekutuan të ashtuquajturat paga

Gjatë ditës së sotme është bërë ekzekutimit të pagave në sektorin publik me koeficient të ri. Lidhur me këtë çështje ka pasur shumë reagime si nga opozita ashtu edhe nga shoqëria civile.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ai ka kritikuar shpërndarjen e pagave duke thënë se punëtorët u mashtruan, përcjell lajmi.net.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shtuar se mënyra si janë shpërndarë pagat është agjendë politike e Qeverisë.

“Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga. Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni..

Read More
TË FUNDIT

Mjerim: Komuna e Klinës lëshon gabime banale drejtshkrimore

Mjerim: Komuna e Klinës lëshon gabime banale drejtshkrimore

Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Klinës, duket se ka probleme të mëdha me drejtshkrimin.
Në një vërejtje të lëshuar nga kjo komunë vërehen gabime të shumta drejtshkrimore.

Nën nënshkrimin e drejtorit Enver Berisha, kjo letër nuk ka asnjë paragraf që nuk ka gabime.

“Vaxhdim” për vazhdim, “qiten” për vendosen, janë vetëm disa nga shprehjet me të cilat ka çuditur komuna e Klinës.

Mos njohja e gjuhës shqipe duket se është duke paraqitur probleme edhe tek kuptimësia e përmbajtjes së dokumenteve të lëshuara./Lajmi.net/

Read More
INTERESANTE

PSE NUK E DËGJUAN SHQIPTARËT HAFIZ ALI KORÇËN

Nga: Milazim Krasniqi

Traktati “Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit” i Hafiz Ali Korçës është botuar në mars të vitit 1925, por ka rënë në vesh të shurdhër si në kohën kur është botuar, ashtu edhe deri në ditët tona, duke qenë dëshmi e gjallë se shqiptarët e injoruan alarmin e autorit të saj. Arsyet e këtij injorimi kolosal ndaj një alarmi kaq të thekshëm, janë të shumta, po kësaj radhe po i veçojmë dy, e para, ne shqiptarët shpesh herë kemi një shprehi të refuzimit të dijes, veçmas asaj dije që e ka burimin te Shpalljet e Shenjta dhe e dyta, e kemi bërë si zakon që njëherë ta pësojmë e vetëm pastaj të përpiqemi të mësojmë. Këto dy arsye e kanë shkaktuar edhe injorimin pothuajse të plotë të traktatit vizionar të Ali Korçës.

Përse Haveli kishte të drejtë

Fillimisht është refuzuar me arrogancë “përrallisja” e një dijetari me çallmë, ndërsa pas pësimit nga bolshevizma, janë nxjerrë disa mësime parciale, kryesisht nga fatkeqësia e pësuar, e jo nga mendimi intelektual paraprak. Por, me ..

Read More
TË FUNDIT

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet ka goditur para pak minutash Shqipërinë.
Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, goditjet ishin të shkallës 4.2 ballë, shkruan lajmi.net.

Epiqendra e tërmetit ishte 24 kilometra në jug-lindje të Elbasanit.

Thellësia e goditjes ishte 10 kilometra. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zëdhënësi i BE-së: Objektivi i dialogut nuk është njohja

Zëdhënësi i BE-së: Objektivi i dialogut nuk është njohja

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i pyetur nga një gazetar se a përmban njohje marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve ai ka thënë seqëllimi i dialogut nuk është njohja.
Në një konferencë të rregullt për media, Stano deklaroi se objektivi i BE-së është që të arrihet marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

“Pra përgjigja është jo, sepse objektivi i dialogut nuk është njohja. Objektivi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa përmbajtjen e normalizimit e përcaktojnë të dy palët, ndaj u takon atyre”, tha ai.

“BE-ja është një lehtësuese, ne nuk po i diktojmë se çfarë duhet të bëjnë dhe po i ndihmojmë ata të arrijnë atje në frymën e pjekurisë evropiane dhe kompromisit evropian për të mirën e popullit të tyre, por objektivi dhe mandati i BE-së në këtë dialog është t’i ndihmojë ata të arrijnë marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse ligjërisht të dety..

Read More
TË FUNDIT

Sefaj: Ministria ose nuk ka ditur ose i ka gënjyer qëllimisht mësimdhënësit

Sefaj: Ministria ose nuk ka ditur ose i ka gënjyer qëllimisht mësimdhënësit

Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka reaguar sot pas ekzekutimit të pagave me rritje në sektorin publik.
Duke e bashkëngjitur një tabelë si janë përshkuar rritjet e pagave, Sefaj është shprehur se ministria e Financave ose nuk ka ditur që t’i llogarisë pagat ose i ka gënjyer me qëllim mësimdhënësit, përcjell lajmi.net.

“Ministria e Financave ose nuk ka ditë mi llogaritë pagat ose i ka rrejtë me qëllim mësimdhënësit. Rritja në arsim është rreth 80 euro, ndërsa nga Ministria e Financave mashtronin qe rritja është 150, 167 dhe 175 euro. Njëjtë i kanë mashtruar të gjitha sektorët, përjashto oborrtaret qeveritar: ministra, zv ministra, deputet, kryetar komunash, këshilltar, drejtor në komuna dhe asamblistë. Mbasi na e keni sjellë njohjen nga Serbia edhe rrenat po ua bejmë hallall!”, ka shkruar Sefaj në Facebook./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Hoti: Nga mundësia për njohje reciproke, dialogu ka përfunduar me diskutim për zbatimin e Asociacionit

Hoti: Nga mundësia për njohje reciproke, dialogu ka përfunduar me diskutim për zbatimin e Asociacionit

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth takimit të djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.
Hoti e ka quajtur degradim duke shtuar se nga mundësia për njohje reciproke, dialogu ka përfunduar me diskutim për zbatimin e Asociacionit, përcjell lajmi.net.

‘’Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit’’, ka shkruar deputeti.

Postimi i plotë:

Çfarë degradimi!

Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit./Lajmi.net/

Read More
INTERESANTE

Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë

Nga: Hasan Prishtina (pjesë nga libri Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912)

Mbledhja u mbajtë nën kryetari t’Ismail Kemalit.

Tue marrë para sysh randsin e çashtjes qi kishim për të bisedue proponova me u betue të gjith para se të fillojshim kuvendin

Ky proponim u pranue dhe betimi u ba tue dhanë fjalën e nderes seicili prej nesh mos me i kallxue kurrkujt shka do t’u flitte e t’u vendote n’at mbledhje

Mbas betimit filloi kuvendi.

U numruen e u përmenden dhe nji here krejt mizorit e “Jeune-turqvet” në Shqypni e politika e tyne në çashtje të shkollavet e të shkrolavet qi pat shkue gjithnji tue u rreptësue.

Sa per ndonji privilegj politik e administruer jo me u marrë vesh, por nuk ish as punë as me hy në bisedë me ‘ta.

Reklama

Pra kuvendi nuk zgjati shumë e të gjith shokët u bashkuen mbi ket pikë:

“Për me i dhanë fund politikës tyrke në çashtje të kultures komtare e për me sigurue disa privilegje politike për Shqypni nuk ka tjetër mjet veç se me fitue m..

Read More
INTERESANTE

Ky është universiteti që ndryshoi botën!

Më shumë se 500 vjet përpara se të themelohej Universiteti i Oksfordit, në Universitetin Nalanda të Indisë studionin rreth 10.000 studentë. Në botën e lashtë, konsiderohej një prej qendrave më të mëdha të të mësuarit, por sot gjithçka që ka mbetur janë rrënojat me tulla të kuqe.

E themeluar në vitin 427 të erës sonë, Nalanda konsiderohet një nga universitetet e para në botë, shtëpia e nëntë milionë librave dhe mijëra studentëve nga e gjithë Azia Lindore dhe Qendrore. Ata ndiqnin degët e mjekësisë, logjikës, matematikës dhe mbi të gjitha parimet budiste nga disa prej studiuesve më të nderuar të epokës.

Burimi i të gjitha njohurive
“Burimi i gjithë njohurive budiste që kemi, ka ardhur nga Nalanda”, është shprehur dikur Dalai Lama për këtë universitet.

Kurikulat akademike të këtij universiteti u bënë ndikuese dhe përcaktuese për shumëçka, jo vetëm në Indi, por edhe më gjerë. Sistemi i lashtë mjekësor indian, i cili bazohet në metodat e shërimit nëpërmjet natyrës, mësohej gjerësisht në ..

Read More
INTERESANTE

20 gënjeshtra historike për Mesjetën

Një epokë e shënuar nga tortura dhe injoranca e nevojshme për shkëlqimin e mëvonshëm të Rilindjes? Jo tamam. Kur bëhet fjalë për mesjetën, është e lehtë të biesh në thjeshtësime. Si në këto 20 raste.

Ekzistonte frikë nga ardhja e vitit njëmijë. Thashethemet u përhapën nga leximi i mëvonshëm i kronikave të Rudolph the Glaber, një murg dhe kronist që në vitin 1048 tregoi një klimë historike pasigurie, duke folur për shenja të interpretuara si “apokaliptike”, si fatkeqësitë dhe eklipset (në të njëjtën kohë duke dëshmuar gjithashtu vullnetin për një rilindje). Megjithatë, në realitet nuk kishte panik. Shumica e njerëzve nuk e dinin se jetonin në vitin Një mijë, vitet u numëruan në bazë të viteve të mbretërimit të mbretërve dhe lëvizjet mijëvjeçare që shpallnin fundin e botës u përhapën pas mijëvjeçarit (si dhe veprat e Rudolf Glaber, qarkulluan disa dekada më vonë se viti 1000).

“Epoka e errët”?

Anglezët e shekullit të tetëmbëdhjetë ishin të parët që e quajtën mesjeta e errët. Që atëhe..

Read More