Author: admin

TË FUNDIT

Lirohet nga akuza ish-kryeshefi i PTK-së

Lirohet nga akuza ish-kryeshefi i PTK-së

Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha është liruar nga akuza se kishte lidhur kontratë të dëmshme sa ishte kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës.
“Gjykata në këtë përfundim ka ardhur pasi që duke u bazuar në Ligjin për Prokurim Publik me nr. 2003/17 i vitit 2008, i cili ka qenë në fuqi në kohën e lidhjes se kontratës, me nënshkrimin nga zyrtari i prokurimit të PTK-se dhe përfaqësuesi i ‘Amdocs’ kontrata hynte ne fuqi ndërsa nënshkrimi nga kryeshefi Shyqri Haxha nuk kishte kurrfarë detyrimi për PTK-në.”-thuhet në Aktgjykim.

Në fjalën e tij në seancën e fundit, Haxha ka deklaruar se ndaj tij është bërë përndjekje politike.

Pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, palët kanë të drejtë ankesa brenda 30 ditë përmes kësaj Gjykate në Gjykatën e Apelit.

Read More
TË FUNDIT

Momenti kur Musliu shkaktoi të qeshura mbrëmë në Kuvend: Dreqi të hangtë Albin, nuk e le asnjë qershi pa e hangër

Momenti kur Musliu shkaktoi të qeshura mbrëmë në Kuvend: Dreqi të hangtë Albin, nuk e le asnjë qershi pa e hangër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme seancën e cila ishte ndërprerë gjatë ditës në ora 16:00, pas largimit të kryeministrit Albin Kurti nga seanca.
E në vazhdimin e seancës që filloi prej orës 22:00, ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ajo e cila nuk kurseu nga kritikat kryeministrin Kurti, të cilin edhe e imitoi për kohën sa Kurti ishte në opozitë, duke shkaktuar të qeshura në Kuvend.

Musliu i ka kujtuar Kurtit kohën kur si opozitë kritikonte Qeveritë e kaluara për mbajtjen e seancave të Kuvendit në orët e vona të mbrëmjes.

“A pot kujtohet Albin kur vishe edhe i qojshe krahtë si shqiponje në atë kohë, thojshe po mani seanca natën, po tuteni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bën sot ti Albin? Dreqi të hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hangër”, është shprehur Musliu.

Të qeshurës pas fjalëve të Musliut nuk ka ..

Read More
TË FUNDIT

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Marrëveshja që është derivat i propozimit franko-gjerman e për të cilën Kosova dhe Serbia u dakorduan të hënën e 27 shkurtit, sipas Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, do të sjellë rezultate të prekshme si për të dyja vendet ashtu edhe për rajonin edhe Evropën.
Komentet dhe kritikat aktuale për këtë marrëveshje, beson diplomati çek, janë ende të parakohshme, kjo pasi që procesi i negociatave po vazhdon.

“Vura re disa nga komentet. Por përsëri, nga këndvështrimi im, ato komente janë të parakohshme, sepse ne jemi ende në proces negociatash”, ka thënë Szunyog në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Radio Kontakt Plus.

Szunyog duke komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se i njëjti është një obligim ndërkombëtar i Kosovës i cili duhet zbatuar sa më shpejt.

“Edhe te marrëveshja e arritur të hënën, ka një kërkesë specifike për..

Read More
TË FUNDIT

Formula 1 vjen në Artmotion më “i çmendur” se kurrë

Formula 1 vjen në Artmotion më “i çmendur” se kurrë

Marsi sivjet vjet me edicionin e ri të garës më atraktive automobilistike në botë, Formula 1.
Edicioni 2023 pritet të jetë edhe më atraktiv dhe i “çmendur” se ai vjet sepse kampioni aktual në konkurrencën e konstruktorëve, ekipi Red Bull ishte i limituar në investime për përpunimin e bolidit të ri për shkak të dënimit nga edicioni i kaluar.

Red Bulli po hynë për të mbrojtur të dy titujt, të konstruktorëve dhe të pilotëve, në pamundësi për të bërë investime të mëdha në inovacione dhe përpunimin e bolidit ekzistues për shkak se vjet e kishte tejkaluar buxhetin dhe sivjet ishte i kufizuar në shpenzime për përtëritjen e bolidit e ky mund të jetë hendikep për kampionin e dyfishtë të Formula 1, holandezin Max Verstappen. Megjithatë, ai dhe kolegui skuadrës Sergio Perez do të luftojnë për të mbrojtur titujt që Red Bulli i fitoi në edicionin 2022.

Për më tepër, 26 vjeçari Verstappen sivjet do të bëjë çmos që të përsërit suksesin nga dy ed..

Read More
TË FUNDIT

​Konfiskohet mall i kontrabanduar në Jarinje

​Konfiskohet mall i kontrabanduar në Jarinje

Policia e Kosovës në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, bazuar në analizën e informatave, sot, në pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës, magjistralja Mitrovicë-Jarinje, kanë ndaluar një autobus, me vozitës mashkull kosovar serb, i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollimit është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve).

“Për të gjitha rrethanat e rastit është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mall’. Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është lir..

Read More
TË FUNDIT

E rëndë – Mbi 40 ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë pas luftës

Që nga pas lufta në Kosovë sipas Organizatës së Veteranëve të UCK-së, kanë bërë vetëvrasje mbi 40 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky numër mund të jetë më i lart, por kaq janë të identifikuar. Njëri nga ta është Bekim Maloku nga Podujevë veteran i vetëvrarë.

Veteranët e UCK-së pavarësisht përjetimeve të rënda që kanë kaluar, shteti nuk është marrë me trajtimin e tyre shëndetësorë.

Psikologët vlerësojnë se një veteran ka nevojë të madhe për trajtim pos-traumatik. Për prindin e Bekimit peng mbetet mos trajtimi i duhur mjekësorë I tij.

Në Kroaci veterani është I shenjtë, thotë ushtaraku Kadri Kastarti, pjesëmarrës në dy lufta.

“Unë kam qenë ushtar në Kroaci dhe unë ende marrë e-mail nga Kroacia për trajtimin tim mjekësorë dhe I mbulojnë të gjitha shpenzimet e mua në gjithë Evropën”, tha ai.

Gjendja e veteranëve nuk pritet të përmirësohet shpejtë.

Aziz Bici këshilltar i kryeministrit për kategoritë e dala nga lufta, tha se institucion që merret me trajtimin e traumës së ..

Read More
TË FUNDIT

Milionat e dyshimta të këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi

Arie Rabfogel, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, derisa ishte në Kosovë kishte hapur llogari në bankën zvicerane “Credit Suisse”, në të cilën ndërkohë i janë transferuar mbi 4 milionë franga zvicerane. Këto para dyshohet se mund ta kenë origjinën në Kosovë për shkak të ndikimit të madh që e ka pasur.

Arie Rabfogel tashmë nuk është emër i njohur në Kosovë. Edhe në kohën kur ishte këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, pak veta e njihnin me emër. Atij i referoheshin vetëm si këshilltari i fuqishëm izraelit. Kjo për faktin se ai kishte ndikim të madh në shumë fusha në Kosovë.

Sipas dokumenteve zyrtare që na ka dërguar zyra për media e Qeverisë së Kosovës, Rabfogel ka qenë i angazhuar si këshilltar në periudhën 1 shkurt 2008 deri me 28 maj 2009. Por, ai ishte angazhuar edhe në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e vitit 2007, të cilat i fitoi kjo parti.

Disa muaj pasi Rabfogel ishte emëruar këshilltar i Thaçit, kishte hapur një llogari në b..

Read More
TË FUNDIT

​Komuna e Prishtinës thotë se s’ka bazë ligjore për t’i paguar punëtorët teknik të 6 shkollave

​Komuna e Prishtinës thotë se s’ka bazë ligjore për t’i paguar punëtorët teknik të 6 shkollave

Rreth 40 punëtorë teknik të gjashtë shkollave të Komunës së Prishtinës, të cilët për shkak të mos pagesës për muajin shkurt, kanë hyrë në grevë, sot së bashku me kryetarin e Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi u takuan me shefi i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, Besiana Musmurati.
E pas këtij takimi si kryesindikalisti Azemi, ashtu edhe vetë punëtorët u shprehet të pakënaqur me atë që u ishte thënë nga zyrtarët komunal.

Kryesindikalisti, Jusuf Azemi tha se atyre iu tha se nuk kanë bazë ligjore për t’i paguar këta punëtorët të cilët ndonëse punuan nuk u paguan pasi operatorit i ka skaduar kontrata.

Azemi u shpreh se nga Komuna e Prishtinës morën zotimin për kthim nën menaxhim të Komunës së Prishtinës, nga java ardhshme për 10 punëtorë që kanë qenë edhe më herët nën menaxhim të saj.

“Një takim që ne ke..

Read More
TË FUNDIT

​Rrahje në mes të burgosurve në Dubravë

​Rrahje në mes të burgosurve në Dubravë

Në Qendra Korrektuese në Dubravë, ka ndodh një rrahje në mes të dy të burgosurve, si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Po në burgun e Dubravës, është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Është njoftuar prokurori.

Read More
TË FUNDIT

Szunyog: Asociacioni, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Marrëveshja që është derivat i propozimit franko-gjerman e për të cilën Kosova dhe Serbia u dakorduan të hënën e 27 shkurtit, sipas Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, do të sjellë rezultate të prekshme si për të dyja vendet ashtu edhe për rajonin edhe Evropën.

Komentet dhe kritikat aktuale për këtë marrëveshje, beson diplomati çek, janë ende të parakohshme, kjo pasi që procesi i negociatave po vazhdon.

Edhe te marrëveshja e arritur të hënën, ka një kërkesë specifike për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Dhe unë mendoj se ne jemi shumë të qartë për këtë”, ka shtuar ai.

Ndonëse për Ambasadorin e BE-së është evidente se Kosova e Serbia kanë mendime të ndryshme për çështjen e Asociacionit, i njëjti, sipas tij, duhet zbatuar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Pra kemi një kornizë ligjore sipas së cilës mund të formohet Asociacioni. Kam folur me ekspertë juridikë, përfshirë juristë dhe ekspertë serbë dhe shqiptarë, kam ndjesin..

Read More