Author: admin

TË FUNDIT

​Rashiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mirë

​Rashiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mirë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se marrëveshja e dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, më 27 shkurt në Bruksel është e mirë.
Mirëpo ai tha se e njëjta duhet të nënshkruhet dhe në bazë të këtyre rrethanave mund të përcaktohet edhe pjesëmarrja apo jo e Listës Serbe në zgjedhjet në veri në muajin prill.

“Marrëveshja është e mirë. Në veçanti mos të hymë në detaje tjera, por kur thuhet se dy anët do të përpiqen mos të veprojnë në mënyrë radikale, ekstreme apo çfarëdo qoftë, por vetëm kjo të rregullohet me negociata. Mendoj se në përgjithësi populli i Kosovës do të përfitojë vetëm prej pikës së marrëveshjes dhe duhet të shpresojmë se mos të krijohet ndonjë mundësi për konflikt”, tha ai.

Në konferencë për medie të premten, Rashiq foli edhe për nenin shtatë të ujdisë së propozuar nga Bashkimi Evropian, por tha se deri tani nuk e di se si do të determinohet termi ‘vetëqeverisje’, të komunitetit serb në Kosovë.

“M..

Read More
TË FUNDIT

Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth

Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se në Kosovë nuk ka për momentin raste të konfirmuara me fruth.
Në komunikatën për media thuhet se duke marrë parasysh që raste të kësaj sëmundje së fundi janë regjistruar në shtete të ndryshme të botës, por dhe në vendet e rajonit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, u bën thirrje prindërve që të respektojnë kalendarin e rregullt të vaksinimit në Kosovë dhe t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër kësaj sëmundjeje.

“Në Kosovë nuk ka për momentin raste të konfirmuara të fruthit. Vaksinimi i rregullt bëhet çdo ditë në njësitë e vaksinimit në çdo komunë. Në kuadër të Programit të Zgjeruar të Imunizimit në Kosovë, prej vitesh është e përfshirë edhe vaksina kundër Fruthit, që jepet së bashku me vaksinën kundër Parotitit dhe Rubellës”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSh-së, fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që shkaktohet nga një virus i familjes Paramyxoviridae..

Read More
TË FUNDIT

Rryma shtrenjtohet për 14 përqind nga 1 prilli

Rryma shtrenjtohet për 14 përqind nga 1 prilli

Qytetarët e Kosovës do të përballen me fatura më të shtrenjta të energjisë elektrike prej muajit prill të këtij viti.
Kjo pasi që faturat do të jenë për 14 për qind më të shtrenjta nga data 1 prill e këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë për lajmi.net, e cila ka bërë të ditur edhe kohën deri kur faturat më rritje do të jenë në fuqi.

“Vlerësimet preliminare të prezantuara në Raportet Konsultativë tregojnë një rritje rreth 14%. Tarifat e reja hyjnë në fuqi më 01 prill 2023 dhe do të zgjasin deri më 31 mars 2024”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Kujtojmë se ngritja e çmimeve të faturave të rrymës kishte shkaktuar reagime të shumta edhe gjatë vitit të kaluar, kur Kosova, sikur shumë vende të botës po kalonte nëpër një krizë energjetike. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Kosova renditet në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute

Kurti: Kosova renditet në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është renditur në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Institutin e Demokracisë Zgjedhore për vitin 2023.
Kurti theksoi se është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat, teksa shtoi se ende duhet shumë për të bërë.

“Më shumë vërtetim i progresit tonë demokratik: Kosova ka përmirësuar 3 vende dhe renditet e para në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute, Indeksi i Demokracisë Zgjedhore 2023. Është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat dhe ka shumë për të bërë. Ditë më të mira—më demokratike—ka ende për të ardhur”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, Instituti V-Dem (Varieties of Democracy) është një institut i pavarur kërkimor i themeluar nga Profesor Staffan I. Lindberg në 2014 që studion cilësitë e qeverisjes.

Read More
INTERESANTE

A e di Italia se shqiptarët e bënë atë të bashkuar?

Shkruan Fahri Xharra – “Të gjithë arbëreshët janë heronjë. Ata që thonë të kundërtën nuk e njohin historinë”.

Xhuzepe Garibaldi (1807-1882)

Shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre aktive e dhanë njëkontribut të madh në lëvizjet kombëtare në Europën e shek.XIX-të ,pjesëmarrje e cila mund të quhet edhe fenomen historik i kohës i një rëndësije të veçantë që e rradhit atë në popujt më heroikë.

Të kthehemi tek Ɍeʋȯɭưcìȯɳì i Greqisë –1821 , pastaj në luf.tën për pavarësinë e Rumanisë , formësimin e Serbisë dhe të Malit të Zi. Por sot e kemi fjalën për njëçlirim dhe bashkimin tjetër të madh – të Italisë.

Pas Skënderbeut ,shek XV-të shqiptarët gjetën strehim nëtokat e Italisë. Ata u shpërndanë nga Abruzio e deri nëSiçili. Aty u gjenden edhe të parët, pasardhësit e Ilirëve.

Shqiptarët me Lëvizjen e Garibaldit të vitit 1860 e çuan Italinë në bashkimin dhe pavarësimin e saj. Atdheu i dytë i arbëreshëve në vitet 1844 dhe 1848 u ballafaquame kryengritjen e mëdha, në të cilat shqiptarët ishin pjesëe ..

Read More
TË FUNDIT

Osmani pret në takim delegacionin e bizneseve amerikane

Osmani pret në takim delegacionin e bizneseve amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Pas këtij takimi, ky delegacion do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në orën 15:00.

Read More
TË FUNDIT

​MASHTI dhe UP arrijnë ujdi për reforma përmbajtësore në arsim

​MASHTI dhe UP arrijnë ujdi për reforma përmbajtësore në arsim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” / Fakultetin e Edukimit, e cila bazohet në nevojën e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimor në Republikën e Kosovës.
Në njoftimin e MASHTI-it thuhet se marrëveshja synon implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në formën e kombinimit të zhvillimit profesional të personelit të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe hulumtimit shkencor në fushat përkatëse për të modeluar zhvillimin më koherent dhe të bazuar në dëshmi dhe për të arritur efektin e reformës përmbajtjesore.

Sipas komunikatës, nënshkruesit e Marrëveshjes, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi, kanë theksuar rëndësinë që ka kjo marrëveshje e cila synon definimin dhe identifikimin e pro..

Read More
TË FUNDIT

Nëna e Astrit Deharit thotë se nuk e ka lexuar ditarin e djalit: Tomë Gashi e ka

Nëna e Astrit Deharit thotë se nuk e ka lexuar ditarin e djalit: Tomë Gashi e ka

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, tha se nuk e ka lexuar ditarin e djalit të saj të ndjerë, pasi atë e ka avokati Tomë Gashi.
“Jo s’e kam pa ditarin…po nuk e di, as nuk me ka shkuar mendja me të tregu të drejtën me kërku më lexu ditarin, se Toma e ka’’, deklaroi ajo në RTV Dukagjini.

Pas kësaj deklarate të shkurtër, ndërhyri avokati Gashi.

“Është bërë ekspertizë edhe për ditar, nga ekspertë që merren me lëmi të psikologjisë, të psikiatrisë, ai ka mbajtur ditar, kopjen e ditarit e kam unë, origjinalin e ka Prokuroria, prokurori i rastit ku del në bazë të analizave që i janë bo, që do të thotë gjendja e tij shpirtërore krejtësisht normale, ku njeriu fol për fëmijën e vetë, ku njeriu flet që pritet lindja, ku njeriu përshkruan gjëra normale ditore të një djali të ri”, tha Gashi.

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë

Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar disa familje në Kamenicë për të diskutuar për emigrimin e qytetarëve nga Kosova.
Krasniqi tha Qeveria e Kosovës po vazhdon të heshtë përballë kësaj dukurie, të cilën e ka quajtur shqetësuese.

“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv. Për të parë nga afër këtë gjendje, kam vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Krasniqi.

Read More