Author: admin

TË FUNDIT

Begaj: Familja Jashari është gurthemel i lirisë së Kosovës

Begaj: Familja Jashari është gurthemel i lirisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.
Begaj, në një shkrimi në Facebook, ka thënë se familja Jashari janë gurthemel i lirisë së Kosovës.

“Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm. Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj”, ka shkruar Begaj në Facebook.

“Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen edhe tre persona të tjerë për rastin e tentim-vrasjes tek “Bregu i Diellit”, të gjithë 19 vjeç

Arrestohen edhe tre persona të tjerë për rastin e tentim-vrasjes tek “Bregu i Diellit”, të gjithë 19 vjeç

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur në katër numri i personave të arrestuar për tentim-vrasje.
Njësia e hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë sot ka arrestuar edhe tre persona të dyshimtë, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim-vrasje që ka ndodhur dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Të tre personat e arrestuar janë të moshës 19 vjeçare, transmeton lajmi.net.

I të njëjtës moshë është edhe i dyshuari i arrestuar dje në lidhje me këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Informacion shtesë:

Prishtinë 5 mars 2023 -Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dys..

Read More
TË FUNDIT

Mitrovicë, një person arrestohet për katër raste të grabitjes

Mitrovicë, një person arrestohet për katër raste të grabitjes

Një person u arrestua sot në Mitrovicë për katër raste të grabitjes.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë.

“Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”. Veprimet e hetuesve policorë janë finalizuar sot, ku ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.“, ka informuar Policia.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Progresi i dialogut Kosovë-Serbi mund ta marrë formën përfundimtare në Ohër

Osmani: Progresi i dialogut Kosovë-Serbi mund ta marrë formën përfundimtare në Ohër

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vlerësoi se progresi në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të marrë formën e tij përfundimtare në raundin e ardhshëm të negociatave në Ohër, më 18 mars.
Në një intervistë për portalin Racin.mk, ai tha se në Ballkanin Perëndimor ekzistojnë dy hallka potencialisht të dobëta, kontesti Kosovë-Serbi dhe vështirësitë në funksionimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas tij mbyllja e njërës prej tyre do të jetë një hap i rëndësishëm në stabilizimin përfundimtar të rajonit.

“Ka dy hallka potenciale të dobëta, pika të dobëta në rajon. Njëra është mosmarrëveshja Kosovë-Serbi dhe tjetra është BeH dhe vështirësitë në funksionimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Mbyllja e njërës nga këto dy çështje do të jetë një hap i rëndësishëm në stabilizimin përfundimtar të rajonit, në pajtim dhe konsolidim të mëtejshëm euroatlantik”, tha Osmani.

Sipas tij “fakti..

Read More
TË FUNDIT

Mehaj: Lufta e dëshmorëve të jetë udhërrëfyes për ne, rinisë i kam thënë mësojeni historinë

Mehaj: Lufta e dëshmorëve të jetë udhërrëfyes për ne, rinisë i kam thënë mësojeni historinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, ka kërkuar nga të rinjtë të mësojnë më shumë për historinë e lavdishme të vendit tonë.
Mehaj thekson se datat 5, 6 dhe 7 mars tregojnë idealet kombëtare të Kosovës. Ai tha se gjaku i dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes për çdo shqiptar.

“5, 6 dhe 7 marsi çdo vit na mbledh, bashkon e na tregon për idealet kombëtare nacionale. Dashtë Zoti ne ecim në rrugën e dëshmorëve dhe atëherë nuk ka hapësirë as për gabim. Rinisë i kam thënë prej ditës parë, mësoni historinë, atëherë dihet vlera edhe e familjes, shtetit dhe kombit”, theksoi Mehaj.

Mes tjerash, ai tha si komb njihemi për tri lufta, por sipas tij lufta fundit e UÇK-së është krenaria jonë kombëtare.

“Edhe lenden e historisë do e fusim për edukatë nëpër shkolla, do e nisim sivjet dhe e inkurajoj rininë të mësojnë më shumë për historinë tonë..

Read More
TË FUNDIT

“Kam ardhur nga Amerika, këtu të ngrohet shpirti”, qindra vizitorë sot në Prekaz

“Kam ardhur nga Amerika, këtu të ngrohet shpirti”, qindra vizitorë sot në Prekaz

Qindra qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare sot vizituan Prekazin, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari. Ata u theksuan se Prekazi është vend frymëzues dhe se kontributi i familjes Jashari nuk mund të shprehet me fjalë.
Prekazin heroik e vizitoi edhe artisti Arian Agushi, i cili u shpreh se gjaku i familjes Jashari nuk duhet të humbet dhe se dhe “ne e kemi si një lloj amaneti që duhet ta dërgojmë në vend”.

Agushi tha se Prekazi nuk duhet të vizitohet vetëm për Epopenë e UÇK-së dhe se ky vend e inspiron për shkrimin e teksteve.

“Çdo herë që vijmë këtu ndjenja dhe emocioni gjithmonë është e veçantë. Nuk duhet të lihet të vijmë vetëm për Epope, por më shpesh. Sakrifica e tyre është temë që mos të gabojmë në hapat që i ndërmarrim secili në profesionin e tyre. Është arsyeja më e madhe që vijë shumë shpesh këtu dhe është inspirimi i madh për këngët që i bëj gjithmonë. Nganjëherë ..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca: Familja Jashari në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe kombëtarisë

Konjufca: Familja Jashari në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe kombëtarisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkruar se sot e 25 vjet më parë, në Prekazin e bacës Shaban, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe kombëtarisë, një familje shqiptare – burra e gra, i madh e i vogël – me guximin mbinjerëzor po luftonte kundër një shteti të tërë – Serbisë agresore.
“Aty, më 5, 6 e 7 mars 1998, po shkruhej me shkronja gjaku vepra madhore – Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Komandantin Adem Jashari. Në historinë e një populli nuk ka ngjarje më të rëndësishme sesa lufta për çlirim. Në jetën e një populli nuk ka qëllim më të lartë dhe asgjë më të shtrenjtë sesa liria. Aspirata e popullit tonë ka kaluar nëpër një varg përpjekjesh, luftërash e sakrificash shekullore. Një rrugë e gjatë brezash, e stërmundimshme dhe plot e përplot dhimbje deri te Republika e pavarur dhe sovrane. Aty ku nisi rruga e lirisë, nis Epopeja e lavdisë, themeli i pavarësisë ..

Read More
TË FUNDIT

Varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj

Varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj

Familjarë e miq të shumtë janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj.
Agron Haradinaj është varrosur sot në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Decanit.

Ish-luftëtari Agron Haradinaj ka vdekur të enjten pas përballjes me një sëmundje të rënd.

Në varrimin e tij të pranishëm ishin edhe emra të shumtë të politikës në vend.

Ndryshe Agron Haradinaj ishte vëllai i Nasim Haradinajt, i cili vazhdon të jetë në Hagë, i burgosur në kuadër të Gjykatës Speciale./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Flasin analistët: Zbatimi i planit evropian, faza më e vështirë

Flasin analistët: Zbatimi i planit evropian, faza më e vështirë

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili u bë publik pas takimit të fundit në Bruksel, parasheh krijimin e një komiteti të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Politologë e juristë thonë se ky mekanizëm mund të përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes të sa më shumë rezultateve në praktikë.

Ndonëse e diskutuan gjatë, të hënën e 27 shkurtit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq, nuk e nënshkruan propozimin e BE-së të titulluar “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Kjo marrëveshje e përbërë nga 11 nene dhe Udhërrëfyesi për zbatimin e saj mund të nënshkruhen gjatë marsit.

Për zbatimin e kësaj ujdie dhe gjithë të tjerave të nënshkruara në kuadër të dialogut në Bruksel, neni 10-të i planit evropian parasheh që “palët do të krijoj..

Read More
TË FUNDIT

LDK: U mbesim borxh familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën

LDK: U mbesim borxh familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.
Në një njoftim të LDK-së thuhet se rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte “kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri”.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim.

Rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri. Komandanti Legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra. U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënë..

Read More