Author: admin

INTERESANTE

Zbulimi i pabesueshëm në piramidën e Gizës

Piramidat e Egjiptit vijojnë ende të kenë shumë mistere

Një korridor dikur i fshehur është identifikuar brenda Piramidës së Madhe të Gizës pas një projekti shumëvjeçar duke përdorur teknologjinë më të fundit moderne.

Gjetjet e një ekipi kërkimor ndërkombëtar u njoftuan nga zyrtarë egjiptianë në një konferencë për shtyp të mbajtur jashtë piramidës.

“Po shpallim rezultatet në këtë projekt të rëndësishëm që ka treguar praninë e një korridori në anën veriore të Piramidës së Keopsit, me përmasa rreth 9 metra gjatësi dhe rreth 2.10 metra gjerësi. Dëshiroj të konfirmoj se ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të kërkojmë duke përdorur teknologji dhe metoda të avancuara shkencore të sigurta, për të zbuluar sekretet e Egjiptit të lashtë.”

Zyrtarët thonë se korridori ka të ngjarë të jetë projektuar për të ndihmuar në lehtësimin e peshës së strukturës së madhe, e cila u ndërtua rreth vitit 2560 para Krishtit.

“A kemi shembuj të qartë të korridorëve të tillë? Po, sigurisht, Piramida Maydum ka kor..

Read More
TË FUNDIT

A mund ta parandalojë lënda e edukimit seksual në shkolla dhunën seksuale në Kosovë?

A mund ta parandalojë lënda e edukimit seksual në shkolla dhunën seksuale në Kosovë?

E prekur nga një rast i abuzimit seksual në shkollë më 2021, Jora Zeneli nga Prishtina, në atë kohë nxënëse e shkollës së mesme, së bashku me disa të rinj të tjerë, kanë nisur një fushatë për futjen e lëndës Edukimi seksual, në kurrikulat shkollore.
Sipas saj, njohurit bazë do t’u shërbenin fëmijëve më vonë në jetë.

Edhe pse fushata e përkrahur nga UNICEF-i ka pasur reagime të mira, ajo nuk e arriti qëllimin.

“Edukimi seksual është një temë shumë delikate dhe duhet të diskutohet vazhdimisht në mënyrë që të mos ketë mangësi në informimin mbi këtë temë, sidomos nga palët përkatëse [mësimdhënës, prindër e media]”, thotë Jora për Radion Evropa e Lirë.

Ajo beson se futja e kësaj lënde në kurrikulë do të ndihmonte edhe në uljen e rasteve të abuzimit seksual në shkolla dhe se nxënësit “do të mund ta shihnin me një perspektivë tjetër këtë çështje dhe do të vetëdijesoheshin rreth të mirave dhe të këqijave ..

Read More
TË FUNDIT

Nasim Haradinaj e përcjell direkt nga Haga varrimin e të vëllait Agronit

Nasim Haradinaj e përcjell direkt nga Haga varrimin e të vëllait Agronit

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, varrimin e vëllai të vet Agronit, e ka përcjell drejtpërdrejt nga Haga.

Atij i është mundësuar kjo nëpërmjet një IPAD-i.

Gjatë kësaj kohe Haradinaj, u ngushëllua edhe nga familjarët, të afërmit dhe miqtë.

Ish-ushtari UÇK-së, Agron Haradinaj, vdiq më 2 mars pas një sëmundje të rëndë.

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët në përvjetorin e Epopesë: Mos t’i harrojmë vuajtjet që kaloi populli ynë

Qytetarët në përvjetorin e Epopesë: Mos t’i harrojmë vuajtjet që kaloi populli ynë

Qindra qytetarë nga mbarë vendi kanë vizituar Kazermën “Adem Jashari”, në 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata kanë vizituar nga afër njësitë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe u treguan fëmijëve të tyre historinë e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Derisa thonë se është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të kenë më shumë njohuri për luftën e UÇK-së dhe rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz.

Sipas tyre, historia e familjes Jashari duhet shpjeguar çdo brezi.

Qytetari Lutfi Bytyqi, i cili ka ardhur nga Malisheva me nipërit e tij, tha se është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të dinë më shumë për historinë që ka kaluar Kosova.

“Jemi ardhur nga Malisheva. Është shumë e rëndësishme kjo datë për UÇK-në, dëshmorët dhe familjen Jashari…1:27 Jam ardhur me nipat dhe është shumë e rëndësishme kjo datë historike për vendin tonë…1:35 Ësht..

Read More
TË FUNDIT

LDK në 25-vjetorin e Epopesë, kujton sakrificën sublime të familjes Jashari

LDK në 25-vjetorin e Epopesë, kujton sakrificën sublime të familjes Jashari

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kujtoi sakrificën sublime të Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim.

“Rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri. Komandanti Legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra. U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata. Çdo ditë, sikurse sot në këtë 25 vjetor të Epopesë së UÇK-së, u jemi mirënjohës dhe u përulemi pë..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Progresi i dialogut Kosovë-Serbi mund ta marrë formën përfundimtare në Ohër

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vlerësoi se progresi në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të marrë formën e tij përfundimtare në raundin e ardhshëm të negociatave në Ohër, më 18 mars.

Në një intervistë për portalin Racin.mk, ai tha se në Ballkanin Perëndimor ekzistojnë dy hallka potencialisht të dobëta, kontesti Kosovë-Serbi dhe vështirësitë në funksionimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas tij mbyllja e njërës prej tyre do të jetë një hap i rëndësishëm në stabilizimin përfundimtar të rajonit.

“Ka dy hallka potenciale të dobëta, pika të dobëta në rajon. Njëra është mosmarrëveshja Kosovë-Serbi dhe tjetra është BeH dhe vështirësitë në funksionimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Mbyllja e njërës nga këto dy çështje do të jetë një hap i rëndësishëm në stabilizimin përfundimtar të rajonit, në pajtim dhe konsolidim të mëtejshëm euroatlantik”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij “fakti që tani është bërë përparim serioz në Bruksel, fakti që ky..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Sot e përmbushim vizionin e Adem Jasharit për Ushtrinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rënia heroike e Adem Jasharit kishte bërë që ai të mbetej i gjallë mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ai është gjallë edhe sot, veçanërisht tek ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ato ditë ishte ende koha e luftës, e asaj lufte për të cilën Adem Jashari ishte përgatitur gjithë jetën dhe asaj lufte që ai ia kushtoi tërë jetën. U tha “Ai është gjallë”, edhe pse ai kishte vdekur për liri, sepse ishte pikërisht rënia e tij heroike, që kishte bërë që Adem Jashari të mbetej i gjallë mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot, dhe veçanërisht tek ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e organizuar në FSK, për nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Kurti tha se sot është përmbushur vizioni i atëhershëm i Ademit, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Sot ne e përmbushim vizionin edhe vizionin e atëhershëm të Adem Jasharit për ..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Kjo liri e ky shtet mbajnë vulën e komandantit Adem Jashari

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, tha se ajo ngjarje e ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popullqë e do dhe e meriton lirinë.

Presidentja Osmani theksoi po ashtu se kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të 3 mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që janë sot mes nesh.

Osmani: Kjo liri e ky shtet mbajnë vulën e komandantit Adem Jashari

“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është vetëm një histori lufte dhe beteje, por një histori e qëndrueshmërisë e këmbënguljes dhe e shpresës. Është një histori sakrifice, por edhe histori triumfi ndaj krimeve të shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Këta burra e gra iu përgjigjen kushtrimit për liri, ndaj me trimëri e guxim e vetëmohim të pa lëkundur luftuan për..

Read More
TË FUNDIT

Numër i madh i aksidenteve, faktori njeri shkaktari kryesor

Numër i madh i aksidenteve, faktori njeri shkaktari kryesor

Në Kosovë numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë i lartë.
Ndërkaq shkaku kryesor është faktori njeri. Sipas ekspertëve, kjo po ndodh sepse nuk po respektohen rregullat e përgjithshme në trafik.

Aksidentet me fatalitet në Kosovë, vazhdojnë të jenë të larta. Gjatë muajit shkurt në një aksident në afërsi të Shtimes humbën jetën katër persona, derisa mbrëmë në Mazgit humbi jetën një person dhe katër të tjerë u lënduan.

Njohës të rregullave të komunikacionit vlerësojnë se shakatarët e aksidenteve rrugore janë të shumtë, por që faktori njeri është kryesor.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, i tha Radio Kosovës se shkaktari më i madh i aksidenteve është faktori njeri. Sipas tij, ndër arsyet e tjera kryesore janë të aksidenteve janë; vozitja e shpejtë, mos respektimi i distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil etj.

“Te faktori njeri ndikimin më të madh e kanë lodh..

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq i reagon Bislimit: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Petkoviq i reagon Bislimit: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar në lidhje me deklarimet e zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha se Serbia është angazhuar për ta njohur Kosovën.
Petkoviq theksoi se Bislimi po e keqinterpreton gatishmërinë e Beogradit për dialogu, si gatishmëri të Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe shpalljen e saj të njëanshme dhe të paligjshme. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB”,tha Petkoviq.

Sipas tij, Bislimi po përpiqet të përdorë gënjeshtra për të nxitur ndryshimin e qëndrimit të vendeve që nuk e njohin Kosovën.

Ai gjithashtu ka folur edhe në lidhje me Asociacionin.

Petar Petkoviq tha se preokupimi i vetëm Besnik Bislimit, duhet të jetë formimi i tij.

..

Read More