Author: admin

TË FUNDIT

Arrestohet një serb për krime lufte: Dyshohet për tortura çnjerëzore ndaj kosovarëve

Arrestohet një serb për krime lufte: Dyshohet për tortura çnjerëzore ndaj kosovarëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet Z.A., nacionalitetit serb.
I njëjti dyshohet se gjatë luftës, në Kamenicë, si zyrtar policor serb kishte rrahur e tortuaruar shqiptarë, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri Z.A., dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjys..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak të enjten në Prishtinë, takohen me Kurtin

Lajçak të enjten në Prishtinë, takohen me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të takohen të enjten në kryeqytetin kosovar për të diskutuar për udhërrëfyesin për zbatimin e planit evropian.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. “Po, të enjten”, është shprehur ai kur është pyetur për mundësinë e takimit.

Kjo është vizita e parë e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun që pas takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Gjithashtu, pritet të jetë dhe vizita e fundit para takimit të Ohrit i paralajmëruar për datën 18 mars.

Read More
TË FUNDIT

Mori çlirimtarët për gjykim: Kështu e pasqyron Specialja vrasjen e Adem Jasharit dhe familjarëve të tij

Mori çlirimtarët për gjykim: Kështu e pasqyron Specialja vrasjen e Adem Jasharit dhe familjarëve të tij

Dita e sotme shënon përfundimin e Epopesë së UÇK-së, ngjarje kjo treditore përkujtuese për sakrificën e familjes Jashari të Prekazit.
Për këtë ngjarje që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës, flitet edhe në aktakuzën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Ngjarjen e Prekazit, Specialja nuk e cilëson si “masakër” por vetëm si sulm, ndonëse në të nuk u kursyen as pleq, gra e fëmijë.

“Konflikti i armatosur ndërmjet forcave të UÇK-së dhe RFJ-së u intensifikua në fillim të vitit 1998. Në shkurt dhe në fillim të marsit 1998, forcat e RFJ-së kryen sulme në Qirez/Ćirez, Likoshan/Likošane dhe Prekaz. Gjatë sulmit të 5 marsit 1998 në Prekaz, Skënderaj/Srbica, forcat e RFJ-së vranë më shumë se 50 njerëz, duke përfshirë Adem JASHARIN, një komandant i shquar i UÇK-së, dhe shumicën e anëtarëve..

Read More
TË FUNDIT

Rama: Ndezja e flakadanëve do të madhërohet çdo vit për të nderuar sakrificën e Jasharëve

Rama: Ndezja e flakadanëve do të madhërohet çdo vit për të nderuar sakrificën e Jasharëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së dhe familjarë të familjeve të dëshmorëve, ndezën sonte në Prishtinë flakadanët për të shënuar natën e zjarreve, në shenjë solidarizimi me ndezjen e flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të “Epopesë së UÇK-së”.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes ndezjes së flakadanëve kujtoi familjen Jashari si një familje që është flijuar për lirinë e popullit. Ai tha se ky organizim do të bëhet traditë dhe do të madhërohet edhe më shumë.

“Kjo është një shenjë nderi e respekti për familjen e madhe Jashari, të cilët e kanë flijuar jetën e tyre që ne sot të festojmë lirinë. Është një organizim që e kemi bërë vitin e kaluar dhe prej tash e tutje do të jetë organizim për çdo vit dhe patjetër se çdo vit do të madhërohet edhe më shumë për ta nderuar sakrificën e familjes Jashari, ..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria vazhdon subvencionet për rrymën e kursyer

Qeveria vazhdon subvencionet për rrymën e kursyer

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e faturave të konsumatorëve që kursejnë energji elektrike, “do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në një njoftim të ardhshëm”.
Kështu iu përgjigjën zyrtarë të ekzekutivit pyetjes së Radios Evropa e Lirë se deri kur do të subvencionohen këto fatura, marrë parasysh paralajmërimet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për mundësinë e ngritjes së tarifave të rrymës, nisur nga data 1 prill.

Në bazë të vlerësimeve preliminare, tarifat mund të rriten për 14 për qind, thanë nga ZRRE-ja, megjithëse vendimi është ende në fazën e konsultimeve, shkruan REL.

Nga Qeveria nuk deshën të flasin për ngritjen e mundshme të tarifave, duke thënë se “duhet pritur vendimi përfundimtar”.

Nga muaji shtator i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar faturat e konsumatorëve, të cilët kanë kursyer së paku 5 për qind të energjisë së konsumuar në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit parapra..

Read More
TË FUNDIT

Kurti viziton mësuesin drenicas me të cilin ishte në burg, rrëfen historinë e dhimbshme të tij

Kurti viziton mësuesin drenicas me të cilin ishte në burg, rrëfen historinë e dhimbshme të tij

Në Ditën e Mësuesve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e një mësimdhënësi me të cilin ka qenë bashkë në burg.
Bëhet fjalë për Osman Jakupin nga fshati Baks. Kurti rrëfen se si ai ishte burgosur, plagosur e maltretuar edhe në spital, teksa përveç kësaj, i ka edhe katër anëtarë të familjes të vrarë, shkruan lajmi.net.

“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, rrëfen Kurti.

Bashkë me Osmanin, Kurti takoi edhe vajzën e tij, Afërditën, e cila kur kryeministri ishte nxënës, ajo ishte mësuese e matematikës e më pas u bë mësuese në gjimnaz, për të përfunduar si asistente në Universitet.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mësuesi Osman, i plagosur e i bur..

Read More
INTERESANTE

Ali Pashë Tepelena dhe diplomacia ruse

Ali Pashë Tepelena dhe diplomacia ruse – Nga Dorian Koçi

Dorian Koçi

…I biri Myftari drejt Tunës po nget,

Gjaurët leshverdhë ta dinë ç’i pret;

Kur turren Delinjtë mbi lumin me gjak,

Të gjallë Moskovit i kthehen fort pak!

(Lord Byron, Childe Harold, Tamburxhi, Tamburxhi)

Ndërkohë që Ali Pashë Tepelena fitonte qeverisjen e Janinës dhe hidhte themelet për të ndërtuar Pashallëkun e Janinës, pushteti perandorak osman pësonte një goditje të rëndë pas paqes së imponuar në luftën Ruso-Turke 1787-1792. Gjatë luftës Ruso-Turke (1787-1792), Ali Pasha hyri në letërkëmbim me princin Potjomkin. Princi Potjomkin i premtoi një marrëveshje të favorshme dhe e inkurajoi të punonte me pashallarët shqiptarë për të penguar dërgimin e forcave ushtarake në luftë kundër Rusisë.

Në Shkurt të vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime me një diplomat rus, të cilit i deklaroi se ishte gati të merrte anën e Rusisë, nëqoftëse i jepeshin garanci se pas luftës do të mbetej i pavarur. Kurse në muajin Qershor i kë..

Read More
INTERESANTE

Reichstag, e vërteta e fshehur e zjarrit që Hitleri e përdori për eliminimin e kundërshtarëve  

Nga Paolo Valentino

Kur në një mëngjes të ftohtë janari të vitit 1934, Martin van der Lubbe pa trekëmbëshin ngritur në oborrin e gjykatës së Leipzig, u tërbua nga zemërimi. U përpoq të çlirohej nga gardianët, nisi të fyente gjyqtarët dhe anëtarët e qeverisë që kishin ardhur për të parë ekzekutimin e tij dhe lëshoi ​​një klithmë të dëshpëruar:”Po të tjerët ku janë?”.

Por kujt i referohej ai? Kishin kaluar 317 ditë që nga 27 shkurti i vitit 1933, kur radikali i majtë holandez, vetëm 24 vjeç, u arrestua në vendin e krimit dhe rrëfeu menjëherë. Ishte ai gjysmë ore më herët, që kishte ndezur zjarrin në Reichstag, selinë e parlamentit gjerman.

Ai rezultoi të ishte “zjarri i shekullit”. Adolf Hitleri ishte bërë kancelar më 30 janar, i emëruar nga presidenti Paul von Hindenburg në përputhje të plotë me Kushtetutën e Vajmarit.

Liritë civile ekzistonin ende në letër, edhe pse tashmë kishin nisur të ndodhnin gjëra shqetësuese, si mbyllja e gazetave të majta, spastrimi nga administrata publik ..

Read More
INTERESANTE

Koburja e larë me flori e Ali Pashë Tepelenës

Koburja e larë me flori e Ali Pashë Tepelenës – Nga Dorian Koçi

Dorian Koçi

Muzeologjia shqiptare është e varfër me sende personale të Ali pashë Tepelenës. Shumica e objekteve personale të tij gjenden jashtë Shqipërisë. Ky numër i madh objektesh i shpërndarë në muzeume dhe dyqane antikuarësh tregon për rëndësinë që ka pasur figura e tij historike pavarësisht gjykimeve kontraverse rreth jetës, aktivitetit dhe rolit të tij në histori.

Një objekt origjinal i Ali pashë Tepelenës është një kobure brezi që gjendet në Turqi, në librarinë me antikuarë e harta të vjetra, Denizler Kitabevi, në rrugën Istiklal Caddesi, fare pranë sheshit Taksim. Pistoleta është në gjendje shumë të mirë, e zbukuruar me flori dhe me emrin e Ali Pashës të shkruar në osmanisht. Ky është objekti i dytë personal që njohim nga armët e zjarrit të Ali Pashë Tepelenës. Njëra armë, një pushkë e llojit karajfile gjendet në Muzeun e Ali Pashë Tepelenës në ishullin e liqenit të Janinës, dhe ka të shkruar në greqisht: Ali Pa..

Read More
TË FUNDIT

Rama: Ndezja e flakadanëve do të madhërohet çdo vit për të nderuar sakrificën e Jasharëve

Rama: Ndezja e flakadanëve do të madhërohet çdo vit për të nderuar sakrificën e Jasharëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së dhe familjarë të familjeve të dëshmorëve, ndezën sonte në Prishtinë flakadanët për të shënuar natën e zjarreve, në shenjë solidarizimi me ndezjen e flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të “Epopesë së UÇK-së”.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes ndezjes së flakadanëve kujtoi familjen Jashari si një familje që është flijuar për lirinë e popullit. Ai tha se ky organizim do të bëhet traditë dhe do të madhërohet edhe më shumë.

“Kjo është një shenjë nderi e respekti për familjen e madhe Jashari, të cilët e kanë flijuar jetën e tyre që ne sot të festojmë lirinë. Është një organizim që e kemi bërë vitin e kaluar dhe prej tash e tutje do të jetë organizim për çdo vit dhe patjetër se çdo vit do të madhërohet edhe më shumë për ta nderuar sakrificën e familjes Jashari, ..

Read More