Ky është serbi i arrestuar si i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një serb.
Mësohet se bëhet fjalë për serbin Zlatan Arsiq, 45 vjeçar, nga fshati Hajnoc i Kamenicës. Arsiq u arrestua në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Për çka dyshohet Arsiq?
Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se Zlatan Arsiq dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventav..
Read More