Author: admin

TË FUNDIT

Kurti: Nderojmë e kujtojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë

Kurti: Nderojmë e kujtojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka mbajtur një fjalim mbështetës për gratë dhe vajzat në Kosovë.

Kurti ka vlerësuar rolin e grave që kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës, ndërsa ka pasur fjalë edhe për kontributin e tyre në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të këmbëngulin që të mbijetuarave nga dhuna seksuale t’u njihet statusi, e që një gjë të tillë e ka konsideruar si proces të rëndësishëm për historinë dhe shtetin.

“Nderojmë e kujtojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim ta shërojë. Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksu..

Read More
TË FUNDIT

Lëvizje në Serbi, mediat atje thonë se Vuçiq ka nisur krijimin e partisë së re të tij

Lëvizje në Serbi, mediat atje thonë se Vuçiq ka nisur krijimin e partisë së re të tij

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka nisur formimin e partisë së tij të re.
Subjekti i ri politik që ai do të krijojë quhet “Lëvizja popullore për shtetin”, shkruan lajmi.net.

Siç konfirmon presidenca serbe për “Tanjug”, Vuçiq do të vizitojë të gjitha pjesët e Serbisë në ditët në vazhdim për të kërkuar përkrahjen e popullit.

Fillimisht, Vuçiq do të fillojë kah jugu i shtetit të tij, në Vranjë, ku do të ketë takime me qytetarë serbë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave

Haradinaj: Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ai ka thënë se përkundër sfidave, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!”, ka shkruar ai në Facebook.

Read More
TË FUNDIT

Specialja i përdor si provë dokumentet e gjetura gjatë bastisjeve në shtëpinë e Fatmir Limajt

Specialja i përdor si provë dokumentet e gjetura gjatë bastisjeve në shtëpinë e Fatmir Limajt

Prokuroria e Speciales në Hagë ka shtuar në listën e dëshmive edhe materiale tjera që ndërlidhen me 40 dëshmitarët e parë që synon t’i thërrasë në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një parashtresë diku rreth 22 faqëshe, janë përmendur edhe ish-komandantë të tjerë të UÇK-së që kanë kaluar nëpër procese gjyqësore si të akuzuar për krime lufte, përfshirë këtu Fatmir Limajn e Haradin Balën, shkruan lajmi.net.

Për çka përmendet Haradin Balaj?

Haradin Bala ishte dënuar me 13 vite heqje lirie nga Tribunali Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë. Bala, ishte akuzuar e më pas dënuar për krime lufte të kryera në të ashtuquajturën “Qendër të Ndalimit në Llapushnik”.

Prokuroria e Specializuar në parashtresën e saj, Balën e quan autor të dyshuar të krimeve në Llapushnik.

Ata përmendin një certifikatë të nënshkruar nga komandanti i Brigadës 314 e cila dëshmon se Bala ishte anëtar ..

Read More
TË FUNDIT

Hoxhës nga Peja ia djegin veturën, publikohen pamjet

Hoxhës nga Peja ia djegin veturën, publikohen pamjet

Një veturë është djegur e tëra në Pejë.
Hoxha nga Peja, Eroll Rexhepi ka publikuar pamje të momentit kur atij iu kishte djegur vetura në lagjen “Kapeshnicë” të qytetit të Pejës.

AI me këtë rast ka kërkuar nga autoritetet e hetuesisë dhe sigurisë në vend që sa më shpejt të zbulojnë nxitësin dhe kryesin e veprës.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.

Zëdhënësi i PK-së në Pejë, Driton Rugova ka thënë se rasti po hetohet si “zjarrëvënie”.

“Me datë 08.03.2023, rreth orës 03:45, Policia është informuar se në rrugen ” Rozafes” në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si “Zjarrvënie””,ka thënë ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Lëvizje në Serbi, Vuçiq nis krijimin e partisë së re të tij

Lëvizje në Serbi, Vuçiq nis krijimin e partisë së re të tij

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka nisur formimin e partisë së tij të re.
Subjekti i ri politik që ai do të krijojë quhet “Lëvizja popullore për shtetin”, shkruan lajmi.net.

Siç konfirmon presidenca serbe për “Tanjug”, Vuçiq do të vizitojë të gjitha pjesët e Serbisë në ditët në vazhdim për të kërkuar përkrahjen e popullit.

Fillimisht, Vuçiq do të fillojë kah jugu i shtetit të tij, në Vranjë, ku do të ketë takime me qytetarë serbë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Musliu-Shoshi: Kurti theu parimin kryesor në bisedimet me Serbinë, i harroi të zhdukurit

Musliu-Shoshi: Kurti theu parimin kryesor në bisedimet me Serbinë, i harroi të zhdukurit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, konsideron se kryeministri Albin Kurti, ka thyer parimin kyç në raport me Serbinë – kërkimfalja nga ana e Serbisë.
Musliu-Shoshi ka thënë se jo që nuk ka marrë kërkimfaljen nga Serbia, por Kurti i ka harruar në tërësi të zhdukurit.

Deputetja e PDK-së, ka thënë se shefi i ekzekutivit të pagjeturit i ka trajtuar në mënyrë periferike.

“E kemi parasysh që premtim kryesor i Kurtit edhe kusht kryesor që të ulet në tavolinë dhe të dialogojë apo të bëjë negociata me Serbinë ka qenë deri sa të gjendet i pagjeturi i fundit. Ne jemi dëshmitarë përveç që është ulur dhe ka dialoguar i ka harruar në total këtë çështje apo këtë kusht që e ka pasur kryesor. Çka kemi parë është se në marrëveshje çështja e të pagjeturve është trajtuar krejtësisht në mënyrë periferike; në qendër e kemi Asociacionin, dhe në as një mënyrë nuk e kemi trajtimin e..

Read More
TË FUNDIT

Trusti pa Bord funksional, “rrezikohen” pensionet e kosovarëve të investuara jashtë

Trusti pa Bord funksional, “rrezikohen” pensionet e kosovarëve të investuara jashtë

Që nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati.
Nga kjo datë, 2.5 miliardë euro nga pensionet e kosovarëve janë pa menaxhim, duke u ekspozuar para rreziqeve të mundshme për shkak se asnjë veprim nuk mund të merret pa një Bord funksional.

Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara.

Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, s’mund të investohen në tregje financiare dhe se nëse ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, askush s’mund të bëjë ndryshime për të evituar këtë.Konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar.

“Për rikujtim, konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues në FKPK është m..

Read More
TË FUNDIT

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.
Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është lulja, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

Read More