Author: admin

TË FUNDIT

Hoxhës i digjet vetura, flasin policia e prokuroria

Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është djegur në tërësi vetura hoxhës nga Peja, Eroll Rexhepi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai teksa ka publikuar edhe pamje të kamerave të sigurisë, ku një person shihet duke ia vënë flakën veturës.

Hoxha ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar si dhe ka bërë thirrje që i dyshuari të kapet sa më shpejtë nga organet e rendit.

Dirton Rugova nga Policia rajonale e Pejës tha për Express se rasti në fjalë është cilësuar si “zjarrvënie” dhe është duke u hetuar.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Gazetën Express se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.

“Prokurori i Shtetit është koordinuar me Policinë e Kosovës për ketë rast dhe aktualisht janë duke u bërë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Ndërsa, hoxha Eroll Rexhepi tha për Express se nuk ka çfarë të shtojë më shum..

Read More
TË FUNDIT

Listës Serbe i “djeg” arrestimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, e cilësojnë si frikësim nga Kurti

Listës Serbe i “djeg” arrestimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, e cilësojnë si frikësim nga Kurti

Zlatko Arsiq është serbi i arrestuar dje. I njëjti është arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër shqiptarëve.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar dje se ai dyshohet që në mars të vitit 1999, në stacionin policor në Kamenicë, si person zyrtar, bashkë me policë të tjerë serbë fillimisht kishin rrahur “me shufra gome dhe shqelma”, e më pas kishin torturuar në mënyrë çnjerëzore të dëmtuarin me inicialet B.M.

Sipas Prokurorisë, i dëmtuari kishte pësuar lëndime të rënda dhe i ishte “kanosur seriozisht jeta” gjatë dhunës së ushtruar që thuhet se ka zgjatur për një orë e gjysmë.

Po ashtu, ai dyshohet se në periudhën shkurt-mars 1999, ka marrë pjesë në “dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ai ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë p..

Read More
TË FUNDIT

Analiza në DW: Dy çështjet e mëdha që presin zgjidhje në takimin e Ohrit

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bashkuar forcat për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje të përkohshme. Pajtimi në Bruksel për planin franko-gjerman ka lehtësuar një pjesë të punës, megjithatë për çështjet më të ndjeshme pritet zgjidhje në Ohër më 18 mars.

Për këtë takim të radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic ka raportuar sot Deutche Welle në versionin serbisht përmes një analize të gazetarit Tomas Braj. Siç thuhet në këtë analizë, në takimin e Ohrit duhet të zgjidhen dy çështje, për të cilat është e nevojshme ndryshim pozicioni nga Kurti dhe Vuçiq.

Aleksander Vuçiqit do t’i duhet të tërhiqet nga pozicioni i tij dhe të jepte dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, pa përfshirë OKB-në.

Ndërsa për kryeministrin Albin Kurti në këtë artikull të DW thuhet se duhet të hap rrugën për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe pse është kundër kr..

Read More
TË FUNDIT

Haliti thotë se Vuçiq s’e firmos planin e BE-së: Tetë pika janë në favor të Kosovës, dy për Serbinë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për planin franko-gjerman, teksa ka thënë se “e kemi raportin 8:2 të përfitimeve nga kjo marrëveshje”.

Sipas tij, tetë pika janë në favor të Kosovë dhe dy për Serbinë, “në një far mënyre që do të krijonë probleme për Kosovën”.

“Do të vijë momenti kur do të thonë ‘ose merre, ose leje’. Unë hallin e kam te statuti i Asociacionit dhe si do ta zgjidhim”, tha ai sonte në një intervistë në ATV.

Haliti beson që Kosova duhet nënshkruajë planin evropian pasi siç shprehet ai, “jemi në presion të madh”.

Ndërkohë, ai u shpreh se Serbia nuk e nënshkruan këtë plan, pasi ‘loja e tyre është që Kosova mos ta firmosë atë”.

“Unë mendoj se ata nuk e nënshkruajnë. Loja është me na shti neve mos me nënshkru. Ata e kanë vështirë”, theksoi Haliti.

Read More
TË FUNDIT

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, nën dyshimin për marrje ryshfeti

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, nën dyshimin për marrje ryshfeti

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka pezulluar nga puna zyrtarin me inicialet Sh.G.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Tutje SHKK ka bërë të ditur se vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.

“Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin për media.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria Kurti merr një vendim për sektorin privat, ka të bëjë me rrogat e punëtorëve

Qeveria Kurti merr një vendim për sektorin privat, ka të bëjë me rrogat e punëtorëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave që të subvencionohen të gjithë punëdhënësit e sektorit privat, që u kanë rritur pagat punëtorëve të tyre.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhje ne qeverisë tha se shqyrtimi i kërkesës së MF-së për ndarje buxhetore për zbatimin e pikës 1.3 të vendimit të qeverisë të datës 30 shtator, 2022, “lidhet me ‘masën 3.6 mbështetja e likuiditetit familjar të pakos për ringjallje ekonomike’”.

“Në linjë me premtimin tonë për për mbështetjen e qytetarëve përmes pakos për përballje inflacion, Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka paraqitur kërkesën për ndarjen buxhetore për të realizuar pagesën e subvencionimit për të gjithë punëdhënësit e sektorit privat që kanë rritur pagat për punëtorët e tyre”, tha shefi i qeverisë.

Më pas, ministri i Financacve, Hekuran Murati tregoi se do të ndahen 1.5 milionë euro për zbatimin e..

Read More
TË FUNDIT

Viktima e dhunës në familje kërkon drejtësi

Viktima e dhunës në familje kërkon drejtësi

Dita e Gruas sot në Kosovë nisi me protestë para Pallatit të Drejtësisë. Kolektivi “Marshojmë, s’festojnë“ nga hapësirat e Pallatit nisën marshin protestues përmes të cilit kërkuan drejtësi për gratë e dhunuara.
“Vrasjet e grave janë të paralajmëruara”, “Siguri për gra në hapësira private e publike”, “Poshtë patriarkati”, “Edhe sa gra të vrara”, “Gjykata i ka duart me gjakun e grave”, ishin disa nga pankartat që e përfaqësonin këtë protestë.

E mbijetuara e dhunës në familje, Elmedina Hajdari u shpreh se sot përmes kësaj proteste kërkon drejtësi për të gjitha gratë e dhunuar të cilat shpesh bëhen siç tha ajo fajtore për dhunën që përjetojnë.

Ajo tha se për shkak të neglizhencës nga Policia dhe Prokuroria shumë raste të raportuara të dhunës nuk janë hapur.

“Si e mbijetuar e dhunës në familje, kam raportuar rastin në vitin 2021 dhe ka 2 vite që po luftojë për drejtësi. Prej që kam raportuar rastin ne 2021, u bënë dy vite që kur po luftojë p..

Read More
TË FUNDIT

Rama i dhuron Osmanit hyjneshën në fron, gjatë vizitës së parë në Komunën e Prishtinës

Rama i dhuron Osmanit hyjneshën në fron, gjatë vizitës së parë në Komunën e Prishtinës

Në Ditën e Gruas, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Rama tha se bashkë me Osmanin diskutuan për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Rama tha se mirëpresin thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.

Me këtë rast Rama gjithashtu i ka dhuruar presidentes Osmani simbolin e kryeqytetit “Hyjnesha në fron”.

Presidentja Osmani e ka falënderuar Ramën, teksa theksoi se “Hyjnesha në fron është simbol i gruas së fortë”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së 🇽🇰, Dr. Vjosa Osmani.

Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Konjufca uron 8 marsin: Urimi s’është për gjendjen, por për përpjekjet për barazi gjinore

Konjufca uron 8 marsin: Urimi s’është për gjendjen, por për përpjekjet për barazi gjinore

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nisi me një urim për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës me rastin e 8 mars nga kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai u shpreh se ky urim nuk është për gjendjen, por për përpjekjet e vazhdueshme për barazi gjinore.

“Në emër të gjithë juve dhe Kuvendit të Kosovës të gjitha grave dhe vajzave po ua urojmë së bashku 8 marsin, ky urim nuk është urim për gjendjen, por është një urim për përpjekjet e vazhdueshme për një barazia gjinore e cila në të gjithë botën është ende larg për tu arritur si ideale si një barazia që synojmë të gjithë. Shpresojmë që mos të jetë e vërtetë sekretari gjenerali i Kombeve të Bashkuara sot që do të duhej 300 vite për tu arritur kjo barazia, ashtu që rruga të jetë sa më e shpejt kërkojmë që secili prej nesh të punoj pa ndërprerë që kjo sa më shpejt të arrihet”, u shpreh Konjufca.

Read More