Author: admin

TË FUNDIT

Kurti flet për takimin e 18 marsit në Ohër dhe planin e zbatimit të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se pritshmëritë për takimin me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak janë që të vazhdojnë me përgatitjet për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkangjesim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt. Ai shtoi se është dëm që teksti i dakroduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt.

“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur isha në Bruksel, andaj për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Plani evropian përfshin edhe njohjen, do ta ketë votën e AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se në planin evropian përfshihet edhe njohja e Kosovës, teksa ka thënë se subjekti politik që ai drejton do të votojë pro kësaj marrëveshjeje.

Tutje, ai ka thënë se koha është faktor kyç për Kosovën, e nëse marrëveshja arrihet brenda këtij muaji, do të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta në veri, ashtu siç është paraparë.

“Besoj që pasi ka dakordim për planin, për aneksin për implementim, është në përfundim puna. Pra, pritet që në ditët që vijnë shumë shpejt që të arrihet dakordimi edhe për aneksin për implementim”.“Me rëndësi për Kosovën është që të fitohet në kohë për shkak se nëse marrëveshja arrihet gjatë këtij muaji atëherë do të mund t’i mbajmë zgjedhjet e rregullta në veri ashtu siç është paraparë”,

Sipas Haradinajt në marrëveshjen evropiane, është edhe njohja nga Serbia.“Nuk qëndron konstatimi se ka njohjen, e ka njohjen marrëveshja, e ka njohjen në planin ndërkombëtar. Pra Serbia, e njeh Pavarësinë e Kosovës, të dre..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Në marrëveshje mungon njohja e ndërsjellë si epilog i dialogut

Krasniqi: Në marrëveshje mungon njohja e ndërsjellë si epilog i dialogut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Krasniqi bëri të ditur se ai dhe Guerot diskutuan për situatën aktuale politike dhe zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin diskutuam rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadorit Guerot, i shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës rreth këtij procesi dhe rezervat që i kemi shfaqur edhe publikisht lidhur me marrëveshjen aktuale të prezantuar, duke u fokusuar posaçërisht në mungesën e njohjes së ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë i pari i PDK-së.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët tanë ndërkombëtarë, gjithmo..

Read More
TË FUNDIT

Avokati: Bedri Rexhepi u vra me gjakftohtësi dhe “kryekëput” për pasurimin e të akuzuarve

Avokati: Bedri Rexhepi u vra me gjakftohtësi dhe “kryekëput” për pasurimin e të akuzuarve

Mbrojtësi i palës së dëmtuar, avokat Besnik Berisha, gjatë dhënies së fjalës hyrëse ka thënë se vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi do të jetë njëri nga krimet që është motivuar “kryekëput” për pasurinë e të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.
“Rasti që kemi para vetës nuk do të jetë i vështirë për tu gjykuar por do të jetë i vështirë për ta përjetuar, qoftë edhe si rrëfim, sikurse do të jetë njëri nga krimet që është gatuar me gjakftohtësi, i ekzekutuar me pabesi dhe i motivuar kryekëput për të pasuruar vetën e për t’i vrarë në shpirt familjen Rexhepi, e privuar nga jeta Bedri Rexhepin”, tha Berisha.

Sipas tij, vrasja e të ndjerit nuk kishte ndodhur rastësisht por i kishte paraprirë një plani të detajuar dhe me role të ndara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Berisha tutje tha se të akuzuarit Vllasaliu kishin lakmuar që në xhepin e tyre të kishin 8 mijë euro më shumë duke privuar kështu nga je..

Read More
TË FUNDIT

U nënshkrua dhe doli nga seanca, reagon Konjufca: Nuk ka kështu, deputetes Reshitaj të mos i takoj asnjë mëditje

U nënshkrua dhe doli nga seanca, reagon Konjufca: Nuk ka kështu, deputetes Reshitaj të mos i takoj asnjë mëditje

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj do të mbetet pa mëditje nga seanca e sotme.
Kjo ka ndodhur për shkak se ajo ka hyrë në seancë është nënshkruar dhe ka dalë nga seanca brenda pak kohe.

Në mbyllje të seancës, Konjufca i bëri thirrje administratës që deputetës Reshitaj të mos i takojë asnjë mëditje.

“E po ashtu i propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i administratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me këtë.

Read More
TË FUNDIT

​Kuvendi miraton disa raporte vjetore

​Kuvendi miraton disa raporte vjetore

Nga gjithsej 7 raportet vjetore kryesisht të vitit 2021 që kanë mbetur nga seanca e vitit të kaluar 6 prej tyre kaluan përveç atij të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, ndaj të cilin ishin kundër 59 deputetë të pozitës.
E në këtë seancë mbështetjen e deputetëve mori raporti vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021.

Ndërsa, po ashtu u miratua edhe Raporti vjetor i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,bashkë me atë të Statistikave të Kosovës për vitin 2021.

Deputetët votuan pro edhe raporteve me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike dhe po ashtu raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Më 18 mars diskutojmë një plan zbatimi të propozimit evropian

Kurti: Më 18 mars diskutojmë një plan zbatimi të propozimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se pritshmëritë për takimin me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak janë që të vazhdojnë me përgatitjet për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut.
“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkangjesim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt. Ai shtoi se është dëm që teksti i dakroduar me pesë fjali në preambul dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt.

“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur isha në Bruksel, andaj për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra..

Read More
TË FUNDIT

Vitia: Projektligji për produktet medicinale do të pamundësojë abuzimin me çmime të barnave

Vitia: Projektligji për produktet medicinale do të pamundësojë abuzimin me çmime të barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas miratimit në qeveri të Projektligjit për produktet medicinale, ka thënë se përmes këtij të fundit do të pamundësohet abuzimi me çmime për barnat.
Në konferencë për medie të mërkurën, ai tha se tani do të ketë nivelizim të çmimeve për barnat, ndërkohë që shtoi se për implementimin e këtij projektligji janë të paraparë edhe 42 inspektorë shëndetësorë.

“Ne duam të shkëputemi nga kjo praktikë e keqe dhe t’iu japim institucioneve dhe qytetarëve instrumentin më adekuat për t’u mbrojtur nga abuzimet dhe kostot e larta të shpenzimeve për produktet vitale që janë barnat në këtë rast. Përmes përcaktimit të çmimeve të produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë në vendin tonë, do të mundësohet që institucionet shëndetësore të sigurojnë barnat e nevojshme dhe efikase për qytetarët dhe institucionet me kosto të përballueshm..

Read More
TË FUNDIT

Memli Krasniqi: Krenar që PDK ka marrë vendimin për barazi të plotë gjinore

Memli Krasniqi: Krenar që PDK ka marrë vendimin për barazi të plotë gjinore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka takuar deputetet, anëtaret e Kryesisë, Kryesueset e Kuvendeve Komunale dhe Nënkryetaret e Komunave nga radhët e PDK-së.

Krasniqi i ka falënderuar ato për angazhimin dhe shembullin e përditshëm që japin në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

“Megjithëse kjo është një ditë kushtuar festimit të arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave – është edhe një përkujtim se misioni për barazi gjinore nuk ka mbaruar dhe kërkon ende shumë punë për t’u bërë. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, gratë në Kosovë ballafaqohen akoma me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, për të cilat është tejet e rëndësishme që të vazhdojmë t’i mbështesim”, shkruan ai.

Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar që PDK për herë të parë në Kosovë dhe rajon, ka marrë vendimin për barazi të plotë gj..

Read More
TË FUNDIT

Rruga Kijevë-Dollc, ndahen 32 milionë euro

Rruga Kijevë-Dollc, ndahen 32 milionë euro

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka fajësuar shpronësimet për vonesën e disa projekteve infrastrukturore në Kosovë.
Në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, Aliu tha se procedurat e shpronësimit dhe cilësia e dobët e projekteve që kanë gjetur kanë qenë ndër arsyet e vonesave në përfundimin e rrugës, Prishtinë- Mitrovicë, Prishtinë- Podujevë, Prishtinë-Gjilan dhe rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

“Mungesa e realizimit të shpronësimeve ka qenë një ndër pengesat kryesore në realizimin e këtyre projekteve që sot i kemi pasur nëpër këmbë dhe duhet t’i zgjidhim me radhë. Natyrisht përpos çështjes së shpronësimeve dhe cilësia e punimeve ka qenë një ndër shkaktarët e vonesave të shumta që kemi pasur përgjatë viteve”, tha ai.

Për këtë të fundit, Aliu tha se sot kanë marrë vendim në qeveri për shpronësim të pronave në këtë rrugë nacionale, derisa tha se kanë paraparë buxhet prej 32 mil..

Read More