Author: admin

INTERESANTE

Rrëfenja e vrasjes së Çerçiz Topulli dhe Muço Qullit nga malazezët në Shkodër më 17 korrik 1915

Nga Albert Vataj

Sejfi Vllamasi në librin e tij “Ballafaqime politike në Shqipëri” shkruan mes të tjerash për një nga vrasjet e bujshme të asokohëshme. Më 17 korrik 1915 u pushkatuan në fshatin Golem të Shkodrës atdhetari dhe veprimtari i shquar Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qolli

“Mua më thirri gjeneral Veshoviq, nis rrëfimi, me porosi që të marr edhe diplomën me vete. Pasi e kontrolloi me vërejtje m’i nguli sytë e tij prej krimineli në bebëzën e syrit dhe më tha: “Ik, se të thërras kur të kem nevojë”. Kështu, pasi Bashkia kishte nevojë për veterinar, ashtu edhe ai vetë, më la të lirë. Të gjithë të arrestuarit u nisën për Cetinë. Më 16 korrik, bashkë me Hamit Gjylbegun shkuam në kazermë, ku takohemi me toger Halimin prej Peje, oficer në ushtrinë malaziase i cili na tha: “Çerçizi me Muço Qullin janë në kazermë”. Halimi ishte I mërzitur dhe na shtoi: “Pritet të vijë major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikolës. Në qoftë se majori vjen sonte, të dy të burgos..

Read More
TË FUNDIT

I caktohet paraburgimi serbit të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile

I caktohet paraburgimi serbit të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Z.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krime lufte.
Paraprakisht, prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet Z.A., nacionalitetit serb. I pandehuri Z.A., dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysme, vepr..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria ndriçohet me fotot e grave që thyen barrierat në fushat ku vepruan

Qeveria ndriçohet me fotot e grave që thyen barrierat në fushat ku vepruan

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore ka ndiçuar Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fotografitë e disa nga gratë e shquara të Kosovës, të cilat vdiqën gjatë viteve të fundit.
Ky dedikim bëhet në ” kujtim të grave krijuese, artiste, profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më”, thuhet në postimin e ABGJ-së në Facebook.

Në ndërtesën e Qeverisë u vendosen fotografitë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës, Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut dhe Shahindere Bërlajollit.

Read More
TË FUNDIT

“As djemtë as burrin s’i kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

“As djemtë as burrin s’i kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

Festa e gruas në Krushë të Madhe u shënua ndryshe.
Në vend të gëzimit atje pati lot e dhimbje për ata që u vranë e masakruan më 25 mars të vitit 1999, shkruan lajmi.net.

Shumë gra të këtij fshati, këtë festë të tyre e shënuan nën emocionin e përkujtimit të më të dashurve të tyre.

Njëra prej tyre, rrëfeu mes lotësh për lajmi.net se si po e përjeton këtë ditë.

“As burrin as djemtë s’i kom”, rrëfente ajo mes lotësh teksa mori një lule për dhuratë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Kurti: Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme

​Kurti: Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme.
Sipas tij, projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që u miratua sot në qeveri, mundëson të përballohen sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosen çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet.

“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin.

Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, ka shkruar Kurti.

Read More
TË FUNDIT

“As djemtë as burrin s’e kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

“As djemtë as burrin s’e kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

Festa e gruas në Krushë të Madhe u festua ndryshe.
Në vend të gëzimit atje pati lot e dhimbje për ata që u vranë e masakruan më 25 mars të vitit 1999, shkruan lajmi.net.

Shumë gra të këtij fshati, këtë festë të tyre e festuan nën emocionin e përkujtimi të më të dashurve të tyre.

Njëra prej tyre, rrëfeu mes lotësh për lajmi.net se si po e përjeton këtë ditë.

“As burrin as djemtë s’i kom”, rrëfente ajo mes lotësh teksa mori një lule për dhuratë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku takon këshilltaren e Macronit, kërkon implementim të Asociacionit “sipas Kushtetutës”

Abdixhiku takon këshilltaren e Macronit, kërkon implementim të Asociacionit “sipas Kushtetutës”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur sot në Paris në pallatin Elysee nga këshilltarja e presidentit Macron, Isabelle Dumont.
Këtë, ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku ka thënë se në këtë takim ka shprehur falënderimet e Kosovës për mbështetjen e Francës në të gjitha periudhat shtetërore, shkruan lajmi.net.

Ai shton se implementimet e marrëveshjeve paraprake, konform Kushtetutës, nuk ka alternativë.

“Gjatë ditës, në takime të ndara u prita dhe në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez. Aty takova zëvendësdrejtorin për Evropën Kontinentale, z. Sylvain Guiaugue, si dhe Senatoren Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në Senat”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot, në Paris, u prita në Pallatin Presidencial Élysée nga Këshilltarja e Presidentit Macron, znj. Isabelle Dumont.

..

Read More
TË FUNDIT

I tha se “s’ka mëditje”, Reshitaj ironizon me Konjufcën: Ma bëri dhuratë për 8 Mars

I tha se “s’ka mëditje”, Reshitaj ironizon me Konjufcën: Ma bëri dhuratë për 8 Mars

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e sotme në Kuvend ka propozuar që deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, të mos i takojë mëditja.
Kjo pasi që Konjufca ka deklaruar se deputetja Reshitaj, ka hyrë në sallën e Kuvendit, është nënshkruar (me ç’rast i takon edhe mëditja) dhe brenda pak sekondash është larguar nga salla e Kuvendit.

“E po ashtu i propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca.
Për këto deklarata të Konjufcës, lajmi.net ka kontaktuar me deputeten Albena Reshitaj e cila ka thënë se i vjen shumë keq për deklaratat e kryeparlamentarit.

“Pom vjen shumë keq prej tij çka ka thënë, s’di çka të them tjetër. Nuk është e vërtet që kam qëndruar në Kuvend me sekonda, se kam qëndruar në byfe edhe 30 minuta të tjera, aq sa..

Read More
TË FUNDIT

Plenkoviq i premton Kosovës përkrahje për aplikimin në BE dhe heqjen e vizave (FOTO)

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka pritur sot në takim kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla Schwarz me të cilën kanë biseduar për raportet bilaterale dhe për proceset integruese në të cilat gjendet Kosova.

Plenkoviq ka thënë se Krocia i jep mbështetje Kosovës në çdo forum të mundshëm, me theks të veçantë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe Këshillin e Evropës.

Ai ka përshëndetur veprimin e Kosovës për dorëzimin e aplikimit në Bashkim Evropian dhe ritheksoi përkrahjen për liberalizimin e vizave.

Sa i përket marrëdhënieve bilaterale, Plenkoviq theksoi potencialin për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik pas forumit të fundit të biznesit kroato-kosovar të mbajtur në Prishtinë, dhe theksoi kujdesin dhe shqetësimin e vazhdueshëm të Kroacisë për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë.

Susret s kosovskom potpredsjednicom Vlade i ministricom vanjskih poslova i dijaspore @gervallaschwarz.
Gradimo kvalitetne odnose te pružamo snažnu pod..

Read More