POLITIKATË FUNDIT

Sot protesta e 37-të radhazi, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen e panegociueshme!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson valën e protestave në Shqipëri si një moment historik për demokracinë dhe integrimin evropian të vendit.

Në një opinion të publikuar nga EUalive, ai argumenton se mobilizimi qytetar ka krijuar një frymë të re solidariteti, dinjiteti dhe ndërgjegjeje publike.

Sipas Bushatit, jehona që protestat kanë marrë në mediat prestigjioze ndërkombëtare përbën “investimin më të mirë” për imazhin e Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Protestat në Shqipëri pasqyrojnë shqetësime të thella që kërkojnë reflektim serioz dhe veprime kuptimplota në lidhje me modelin demokratik dhe zhvillimor të vendit”, shkruan ai.

Bushati thekson se shumica e protestuesve i përkasin brezit të lindur pas viteve ’90, të cilët nuk identifikohen me trashëgiminë e komunizmit apo tranzicionit të gjatë politik. Sipas tij, ky brez kërkon një Shqipëri me mundësi të barabarta, institucione demokratike dhe standarde evropiane.

Në analizën e tij, ish-kryediplomati vlerëson se protestat kanë prodhuar një “çlirim kolektiv emocional” që nuk drejtohet nga partitë politike, por buron nga qytetarët, të cilët kundërshtojnë arrogancën e pushtetit, korrupsionin dhe lidhjet mes politikës, oligarkisë dhe krimit të organizuar.

Ai argumenton gjithashtu se Shqipëria nuk ka gëzuar kurrë më parë një mbështetje kaq të madhe ndërkombëtare për një lëvizje qytetare, duke theksuar se vëmendja e mediave të huaja po përqendrohet te kërkesa e shqiptarëve për demokraci funksionale, meritokraci dhe mbrojtje të interesit publik.

Sipas Bushatit, korrupsioni, institucionet e politizuara dhe kapja e aseteve publike janë pengesat kryesore në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa protestat përfaqësojnë dëshirën e qytetarëve për t’i afruar standardet evropiane me realitetin shqiptar.

Në përfundim, ai shprehet se fryma e protestës tashmë është më e madhe se vetë demonstratat dhe paralajmëron se injorimi i këtij realiteti vetëm do ta bëjë më të kushtueshëm ndryshimin.

“Shqipëria ka kapërcyer sfida të mëdha duke qëndruar e bashkuar. Ky moment kërkon më shumë patriotizëm, përgjegjësi, etikë, ide, përqendrim forcash dhe guxim. Shqipëria meriton më mirë”, përfundon Bushati.

—-

Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 37-të masive, ku qytetarët do të dmbushin s9rish sheshin me kërkesën e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.

Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”.

Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një: rrëzimi i Edi Ramës. Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi. Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *