Author: admin

TË FUNDIT

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e Re e KEK-ut, ka filluar mbajtjen e protestës në shenjë pakënaqësie për pagat.
Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, protesta është duke u mbajtur në Prishtinë ku punëtorët e KEK-ut po kërkojnë pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës për këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar gjatë ditëve të fundit se protestat vijnë si pasojë e mos përgjigjes nga institucionet dhe mos pranimi në takim nga Bordi i KEK-ut.

Krahas rritjes së pagës punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Një numër i madh i punëtorëve janë mbledhur sot në protestë ndërsa kryetari i Sindikatës së Re, Korporata Ener..

Read More
TË FUNDIT

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut: Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut: Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Përmes kësaj proteste, të njëjtët kanë kërkuar rritje të pagave.

Krahas rritjes së pagës punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Një numër i madh i punëtorëve janë mbledhur sot në protestë ndërsa gjatë ditës së djeshme kryetari i Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka deklaruar se kërkesat e tyre janë esenciale.

“Më vjen keq shumë se ata ikin prej vendit tonë për papunësi, kurse KEK-u i ka 2 mijë punëtorë mungesë. I lus të gjithë ata institucionet përkatëse që të hapin konkurse e të punësojnë të rinj, sepse punëtorët po sfidohen shumë me tri ndërrime, ka 16 orë, s’është njëjtë si me punu 8 orë. Në vit..

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Është koha që Kosova dhe Serbia të shfaqin guxim dhe përgjegjësi

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të kenë guxim dhe të demonstrojnë përgjegjësi, para takimit të së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku pritet që dy vendet të nënshkruajnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve.

“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të i gjithë Ballkani Perëndimor të tregojnë guxim dhe të demonstrojnë përgjegjësi, në mënyrë që regjioni të ketë sukses drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Borrell në blogun e tij rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Plani evropian, i cili ka 11 pika, do të ketë një aneks, i cili do të publikohet pas takimit. Borrelli po ashtu do të mbajë një konferencë për media, pas takimit të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Takimi në Ohër është ndryshe, ka ardhur koha që palët të marrin përgjegjësi

Borrell: Takimi në Ohër është ndryshe, ka ardhur koha që palët të marrin përgjegjësi

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka shkruar pak ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars, në Ohër.
Borrell ka thënë se është koha që palët të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog.

“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor to tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses në regjin dhe pranimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

“Këtë të shtunë, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo kohë është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohem në sallat e njohura të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruks..

Read More
TË FUNDIT

Dyshimet për keqpërdorim të detyrave zyrtare, policia me aksion në kompaninë “Ambienti” në Pejë

Dyshimet për keqpërdorim të detyrave zyrtare, policia me aksion në kompaninë “Ambienti” në Pejë

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, kanë ndërmarrë aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”.
Aksionin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

I njëjti ka deklaruar se aktualisht nuk mund të jap detaje rreth aksionit.

Sipas burimeve të deritanishme, aksioni është duke u kryer ndaj bordit të kompanisë “Ambienti”, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Asociacioni do të bëhet, pyetja e vetme është se sa shpejt do të ndodhë

Escobar: Asociacioni do të bëhet, pyetja e vetme është se sa shpejt do të ndodhë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar është deklaruar sërish në lidhje me zhvillimet Kosovë-Serbi.
Me këtë rast, emisari amerikan ka deklaruar se Kosova do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Escobar tha se Asociacioni nuk do të ndalet, por dilemë është vetëm koha se kur do të ndodhë.

“Kur flas për këtë si kërkesë, nuk dua të shkaktoj një konfrontim apo ta paraqes atë si një sfidë. Fakti është se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit… do të realizohet. Pyetja e vetme është sa shpejt do të ndodhë. Pjesa e dytë, cili model do të zbatohet. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së përmendi disa shembuj të ndryshëm se si funksionon ky lloj Asociacioni në BE, për t’u dhënë pakicave të drejtën e vetëqeverisjes, e cila nuk ndikon në funksionalitetin, nuk nxit tensione dhe ndihmon në afrimin e vendeve. Ne dëshirojmë që njëri prej atyre..

Read More
TË FUNDIT

Të dërguarit e Gjermanisë, Francë dhe Italisë para takimit të 18 marsit: Mundësia për një të ardhme më të mirë është tani

Të dërguarit e Gjermanisë, Francë dhe Italisë para takimit të 18 marsit: Mundësia për një të ardhme më të mirë është tani

Të dërguarit e posaçëm të Francës, Gjermanisë dhe Italisë përmes një deklarate të përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi në prag të takimit në Ohër, qytetarët e dy vendeve meritojnë një të ardhme më të mirë.
Tre të dërguarit, Emmanuel Bonne, Jens Plotner e Francesco Tolo në këtë deklaratë të përbashkët theksojnë se mundësia për të nisur atë të ardhme është tani.

Gjithashtu është thënë se e ardhmja si e Kosovës ashtu edhe e Serbisë dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se duan t’i mbështesin më fuqishëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, transmeton lajmi.net.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën:

Liderët tanë, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgina Meloni, na kanë ngarkuar ne t’i ofrojmë mbështetje përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e posaçëm t..

Read More
TË FUNDIT

Escobar nesër në Kosovë, takon kryeministrin dhe presidenten një ditë para takimit Kurti-Vuçiq

Escobar nesër në Kosovë, takon kryeministrin dhe presidenten një ditë para takimit Kurti-Vuçiq

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, do të vijë nesër në Kosovë.
Emisari amerikan, Gabriel Escobar pritet që gjatë vizitës së nesërme të takoj krerët e institucioneve shtetërore në Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Takimi do të mbahet të premten”,deklaroi Kryeziu.

Përpos takimit Kurti-Escobar, ky i fundit do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Këto takime vinë një ditë para takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi Kurti-Vuçiq për dallim nga herat e kaluara, kësaj radhe zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e së shtunës në mes Kurtit dhe Vuçiq çështje kyçe do të jetë plani evropian.

Plani evropian ndryshe është prezantuar edhe në takimet e kaluara. Pas taki..

Read More
TË FUNDIT

Sulmohet seksualisht një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet seksualisht një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një femër raportohet se është sulmuar seksualisht në Prishtinë. Lidhur me rastin, policia njofton se të mërkurën ka arrestuar një person të dyshuar.
Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si sulm seksual.

‘Prishtinë 15.03.2023-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Konsumi i kokainës, abuzimet me tenderë – Skandalet për të cilat po dyshohet kryetari i Bulqizës

Konsumi i kokainës, abuzimet me tenderë – Skandalet për të cilat po dyshohet kryetari i Bulqizës

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
SPAK bëri me dije se shkelja ka të bëjë me një tender me vlerë 3 mln euro për ndërtimin e ujësjellësit të Bulqizës, ku kryebashkiaku në bashkëpunim me nënkryetarin e bashkisë dhe 9 zyrtarë të tjerë kanë shkelur barazinë në tenderë duke favorizuar një kompani pranë Allës.

Por emri i kryebashkiakut socialist të Bulqizës është përfolur edhe disa vite më parë pas publikimit të një videoje ku shihet duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokal.

Alla në atë kohë e cilësoi videon të montuar në një kohë që SPAK nisi hetimet kryesisht pasi sekuestroi videon në fjalë.

Read More