Author: admin

TË FUNDIT

Sulmohet seksualisht një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet seksualisht një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një femër raportohet se është sulmuar seksualisht në Prishtinë. Lidhur me rastin, policia njofton se të mërkurën ka arrestuar një person të dyshuar.
Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si sulm seksual.

‘Prishtinë 15.03.2023-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Konsumi i kokainës, abuzimet me tenderë – Skandalet për të cilat po dyshohet kryetari i Bulqizës

Konsumi i kokainës, abuzimet me tenderë – Skandalet për të cilat po dyshohet kryetari i Bulqizës

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
SPAK bëri me dije se shkelja ka të bëjë me një tender me vlerë 3 mln euro për ndërtimin e ujësjellësit të Bulqizës, ku kryebashkiaku në bashkëpunim me nënkryetarin e bashkisë dhe 9 zyrtarë të tjerë kanë shkelur barazinë në tenderë duke favorizuar një kompani pranë Allës.

Por emri i kryebashkiakut socialist të Bulqizës është përfolur edhe disa vite më parë pas publikimit të një videoje ku shihet duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokal.

Alla në atë kohë e cilësoi videon të montuar në një kohë që SPAK nisi hetimet kryesisht pasi sekuestroi videon në fjalë.

Read More
TË FUNDIT

Escobar, thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile para takimit në Ohër

Escobar, thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile para takimit në Ohër

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile përpara takimit në Ohër.
“Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për shtyp në Beograd.

Ai tha se SHBA-ja do që të dyja palët të jenë serioze në kërkimin e këtyre mundësive dhe të gjejnë një mënyrë për të qenë fleksibile dhe konstruktive, për të shfrytëzuar këtë mundësi që të ofron jo vetëm Evropa, SHBA-ja, por edhe komuniteti transatlantik.

“Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe se ata do të punojn..

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Takimi në Ohër është ndryshme, ka ardhur koha që palët të marrin përgjegjësi

Borrell: Takimi në Ohër është ndryshme, ka ardhur koha që palët të marrin përgjegjësi

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka shkruar pak ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars, në Ohër.
Borrell ka thënë se është koha që palët të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog.

“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor to tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses në regjin dhe pranimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

“Këtë të shtunë, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo kohë është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohem në sallat e njohura të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruk..

Read More
TË FUNDIT

Takimi i së shtunës, Vuçiq thotë se është i gatshëm për kompromis

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se gjithçka që është nënshkruar në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe që është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet.

Ai tha se kur është fjala për Asociacionin e Komunave Serbe, nën patronatin e BE-së, janë nënshkruar katër marrëveshje – plani i zbatimit, parimet, menaxhmenti dhe Marrëveshja e Parë.

“Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe natyrisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku. të jetojmë shumë më mirë dhe të respektojmë njëri-tjetrin.pa hasmëri. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë historik sukses”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për Euronews, përcjell portali rtv21.tv.

I pyetur nëse po përgatitet ..

Read More
TË FUNDIT

“Kurti i vetmuar do të luftojë kundër të gjithëve në Ohër”, zbardhet çka do të ndodhë në takimin me Vuçiqin

Opinionisti dhe njohësi i zhvillimeve politike Sulejman Mehazi, ka folur para takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Mehazi ka thënë se para takimit Kurti-Vuçiq, të gjithë po rrinë të heshtur, për të gjetur fjalët më kritike për kryeministrin e Kosovës.

Sipas tij, në këtë takim mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të diskutohet për asociacionin serb në Kosovë.

“Të shtunën Vuçiqi vjen në RMV të takohet me Kurtin për asociacionet serbe në Kosovë. Para takimit të gjithë rrimë të heshtur me sy, vesh e gojë drejtë Ohrit, ama jo për t’i dhënë vullnet e përkrahje Kurtit para takimit, por presim se çfarë do të ndodhë pas takimit me Vuçiqin, për t’u përgatitur të gjejmë fjalët më kritike, më ofenduese për kryeministrin e Kosovës Kurtin, për t’i thënë edhe tradhtar”, është shprehur analisti për gazetën “Bota sot”.

Ai potencon që Kurti do të luftojë i vet..

Read More
TË FUNDIT

Ia mori 17 mijë euro në këmbim të një vize pune, arrestohet i dyshuari në Prizren

Ia mori 17 mijë euro në këmbim të një vize pune, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me një rast të mashtrimit në Prizren.
Pas hetimeve intensive gjatë nga muaji mars i vitit 2022, Policia dje ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshimtë.

I njëjti dyshohet se kishte arritur të mashtrojë viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17 mijë euro në këmbim të sigurimit të një vize pune, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nga sot çdo veturë duhet të ketë stikers

Nga sot çdo veturë duhet të ketë stikers

Që nga sot, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers), i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se projekti ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet.

“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës”, ka thënë Mazreku.

Sipas tij, përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend.

Read More
TË FUNDIT

​Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

​Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të përfshihet në planin franko-gjerman, të njohur edhe si plani evropian.
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian.

Në dokumentin e siguruar nga RTV Dukagjini, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Se..

Read More
TË FUNDIT

Rohde: Kosova ka shumë për të fituar, nga rezultati në dialog do të ketë shtete mosnjohëse që do ta njohin

Rohde: Kosova ka shumë për të fituar, nga rezultati në dialog do të ketë shtete mosnjohëse që do ta njohin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i sigurt se do të ketë shtete mosnjohëse që do ta njohin Kosovën nëse ka rezultat ideal në normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Kam njëqind për qind shpresë duke u nisur edhe nga vetë përvoja ime kombëtare. Unë jam rritur në një Gjermani të ndarë dhe si Gjermani Perëndimore, nuk e kemi njohur Gjermaninë Lindore. Por, sapo e kemi arritur marrëveshjen bazë në mes këtyre dy shteteve, të gjitha shtetet të cilat ne i kemi ndaluar ta njohin Gjermaninë Lindore, më pas e kanë njohur Gjermaninë Lindore. Kjo nuk e ka ndryshuar marrëdhënien tonë të brendshme. Të gjitha shtetet mosnjohëse kanë thënë se nëse ka një dinamikë pozitive për normalizim të marrëdhënieve [Kosovë-Serbi], ne do ta rimendojmë pozicionin tonë. Kështu që, për mua është pak a shumë “slam-dunk” [term që përshkruan një fitore të arritshme lehtë]. Nëse keni nj..

Read More