Marrëveshja e mundshme me Serbinë, Krasniqi: S’e mbështesim sipas versionit aktual
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë për KosovaPress se nuk do të votojnë marrëveshjen me Serbinë në Kuvend, në formën e tillë siç është dakorduar në bazë të planit të Bashkimit Evropian. Megjithatë, ai është pesimist se në takimin e së shtunës në Ohër do të ketë marrëveshje, pasi thotë se dallimet janë të mëdha për planin e zbatimit të saj.
Megjithatë, lideri i PDK-së shtron nevojën që çfarëdo marrëveshje me Serbinë të përfundojë në Kuvend për ratifikim për legjitimim.
“Kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim, përndryshe nuk do të ketë validitet legal, nuk do të jetë obligativ. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe sqarohet. Marrëveshja si e tillë i përmbushë kriteret që kërkohen nga neni 18 i Kushtetutës dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim…Në momentin që një gjë e tillë arrihet ne do t’i vazhdojmë diskutimet tona, duke përfshirë mbledhjet e Këshillit Drejtues, kryesisë së partisë, diskutimeve të hapur..
Read More