Author: admin

TË FUNDIT

Fshati i Behgjet Pacollit s’ka ujë të pastër për pije, IKShPK e konsideron të rrezikshëm për shëndet

Fshati i Behgjet Pacollit s’ka ujë të pastër për pije, IKShPK e konsideron të rrezikshëm për shëndet

Fshati i lindjes së kreut të AKR-së dhe biznesmenit Behgjet Pacolli ka probleme me ujë të pijes.
Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, është bërë i ditur se ky ujë përbën rrezik potencial për shëndetin.

“Në favor të kësaj flet edhe mostra e ujit e marrë në familjen Pacolli (furnizohet nga burimi natyror) e cila rezultoi me mungesë të klorit rezidual, me turbullirë të shtuar (mbi 20 NTU) dhe me ngjyrë të ujit të verdhë në të gjelbër.

Ky ujë si i tillë nuk është për pije dhe përbën rrezik potencial për shëndetin e banorëve. Po ashtu, edhe rezultati i analizës kimike ka mos përputhshmëri me standardet e paraparë sipas UA nr. 10/2021 ‘Cilësia e ujit për konsum nga njeriu’”, thuhet ndër tjerash në komunikatën për media.

Read More
TË FUNDIT

Pranimi në NATO, Erdogan jep lajmin e mirë për Finlandën

Pranimi në NATO, Erdogan jep lajmin e mirë për Finlandën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO.
Ratifikimi zyrtarisht duhet të miratohet nga Parlamenti turk dhe Erdogan tha se shpreson që ky proces të ndodhë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale turke që mbahen më 14 maj.

Gjatë një konference për media me homologun e tij finlandez, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të diskutojë me Suedinë sa i përket çështjeve që lidhen me terrorizëm. Sipas tij, anëtarësimi i Stokholmit në aleancën ushtarake perëndimore do të varet drejtpërdrejt në masat që ndërmerr sa i përket kërkesave turke lidhur me terrorizmin.

Presidenti i Turqisë tha se ka kërkuar që Suedia të ekstradojë 120 persona që Ankaraja i konsideron terroristë.

Në anën tjetër, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendimi i Ankarasë është shumë i rëndësishëm për shtetin e tij. Por, ai shtoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO nu..

Read More
TË FUNDIT

Një njësi e re po themelohet në zyrën e Kurtit, kryeministri ua kumton këtë dy ambasadorëve

Një njësi e re po themelohet në zyrën e Kurtit, kryeministri ua kumton këtë dy ambasadorëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilët ka biseduar për themelimin e njësisë së përkthimit, harmonizimit dhe kontrollim gjuhësor në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Qeverisë ndaj themelimit të njësisë së përkthimit, njësi kjo e re që do të sigurojë kualitetin e përkthimeve në kuadër të Qeverisë, në të gjitha gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës.

“Përkthimi cilësor ndikon në qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për të gjetur zgjidhjen më të mirë në shërbim të funksionalitetit të zyrës, OSBE ka prodhuar raport që do shqyrtohet nga grupi punues. Lidhur me këtë, kryeministri ka potencuar që grupi punues i udhëhequr nga Komisioneri për Gjuhë, Slavisa Mladenov..

Read More
TË FUNDIT

Edi Rama e propozon për shefe të intelegjencës ish zv/drejtoreshën e AKI-së të shkarkuar nga Kurti e Osmani

Edi Rama e propozon për shefe të intelegjencës ish zv/drejtoreshën e AKI-së të shkarkuar nga Kurti e Osmani

Ish-zv/shefja e AKI-së, Vlora Hyseni e cila ishte shkarkuar nga kryeministri Kurti e presidentja Osmani, është propozuar si drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se përgatitja e spikatur dhe eksperienca e krijuar në vite janë garanci për reformimin e mëtejshëm të shërbimit intelegjent shqiptar.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook:

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Marrëveshja në Ohër, mund të hapë edhe dilema të reja”

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, të shtunë, në Ohër, do të diskutojnë marrëveshjen për planin e zbatimit për normalizimin e marrëdhënieve.

Nuk dihet nëse do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje. E, në rast se ka firmosje të ndonjë marrëveshjeje, e njëjta mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Por, shqyrtimi eventual i kushtetutshmërisë është çështje diskutabile, thonë njohës të së drejtës kushtetuese.

Pas takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen këtë të shtunë në Ohër, në kuadër të procesit të dialogut. Në takim do të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çka dy shtetet u pajtuan më 27 shkurt.

Nëse do të nënshkruhet ose jo propozimi evropian dhe udhërrëfyesi për zbatimin e tij mbetet të shihet. Por, një çështje diskutabile është nëse ujdia eventuale mund të dërgohet në Kushtetuese për interpretim.

Eksperti i së drejtës kus..

Read More
TË FUNDIT

Zbardhen detajet e takimit Kurtit-Escobar: Kryeministri do njohje, ajo s’përmendet në planin e BE-së

Zbardhen detajet e takimit Kurtit-Escobar: Kryeministri do njohje, ajo s’përmendet në planin e BE-së

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin e kryeministrit Kurti me emisarin e SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar.
Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, Qeveria ka thënë se temë kryesore e diskutimit ishte takimi i nesërm me Vuçiqin në Ohër, shkruan lajmi.net.

Në këtë kuadër, takimi u përqëndrua në diskutimet për planin evropian, përgatitjet dhe pritjet nga takimi.

“U diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim”, tha Qeveria në komunikatë.

Qeveria tha se delegacioni i Kosovës udhëton në Ohgër me vullnet, qëllime dhe besim të mirë.

Njoftimi i plotë i Qeverisë për takimin Kurti – Escobar:

Pas takimeve të shumta në Strasburg me udhëheqës dhe deputetë të Parlamentit Evropian, ku u vlerësua lartë progresi d..

Read More
TË FUNDIT

Po vjen pranvera: Temperaturat e parashikuara nesër e pasnesër i keni pritur gjatë

Po vjen pranvera: Temperaturat e parashikuara nesër e pasnesër i keni pritur gjatë

Mot pranveror pritet të mbretërojë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.
Siç tregon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në këto dy ditë, temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 1 gradë minimalet, dhe deri 17 gradë maksimalet.

Njoftimi i plotë:

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius. Do të fryejë erë e lehtë deri në mestare nga drejtimi i lindjës dhe juglindjës. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjobiten 120 shkelës të Ligjit për Duhanin

Gjobiten 120 shkelës të Ligjit për Duhanin

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë vetëm ditën e djeshme kanë shqiptuar 120 masa ndëshkrimore për shkelësit e ligjit të Kontrollit të Duhanit. E kjo iniciativë për shtim të inspektimeve lidhur me zbatimin e këtij ligji erdhi pas urdhrit që dje ka dhënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ndërsa, vetëm vitin e kaluar nga inspektorët e AUV-it janë shqiptuar gjithsej 100 masa ndëshkimore për shkelësit e prijës së duhanit në hapësira të mbyllura.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinasirë, Lamir Thaçi tha se me të marrë urdhrin, të gjithë inspektorët janë dërguar në terren dhe po vazhdojnë inspektimet.

Ai theksoi se inspektimet kanë qenë rigoroze ndaj shkelësve të këtij ligji.

“Agjencia posa ka marrë urdhrin që të ketë inspektime të frekuencë më të shtuar për mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit të duhanit, ne menjëherë kemi dërguar inspektorët në terren dhe këto inspektime kanë qenë tepër..

Read More
TË FUNDIT

Një shtet tjetër evropian ia zgjat dorën Ukrainës, vendos t’i jap avionë luftarakë

Një shtet tjetër evropian ia zgjat dorën Ukrainës, vendos t’i jap avionë luftarakë

Qeveria e Sllovakisë miratoi të premten një plan për t’i dhënë Ukrainës 13 avionë luftarakë të kohës sovjetike, MiG-29, duke u bërë vendi i dytë anëtar i NATO-s që dëgjon kërkesat e qeverisë ukrainase për avionë luftarakë, për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të Rusisë.
Kryeministri sllovak Eduard Heger, duke njoftuar vendimin gjatë një konference për media, tha se qeveria e tij ishte “në anën e duhur të historisë”.

Më herët, Heger shkroi në Twitter se ndihma ushtarake ishte thelbësore për të siguruar që Ukraina të mund të mbronte veten dhe të gjithë Evropën kundër Rusisë.

Polonia njoftoi të enjten se edhe ajo do t’i japë Ukrainës disa avionë MiG-29, duke filluar me katër që pritet të dorëzohen në ditët në vijim. Si Polonia, ashtu edhe Sllovakia ishin shprehur të gatshme edhe më parë të plotësonin kërkesat e Ukrainës për avionë ushtarakë, por vetëm si pjesë e një koalicioni më të gjerë..

Read More
TË FUNDIT

Kosovarët s’presin nënshkrim të marrëveshjes në takimin e nesërm Kurti-Vuçiq

Kosovarët s’presin nënshkrim të marrëveshjes në takimin e nesërm Kurti-Vuçiq

Qytetarët e Kosovës nuk presin që nesër në Ohër, të nënshkruhet plani i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe as plani i zbatimit.
Megjithatë, theksojnë se në takimin e nesërm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili mbahet me ndërmjetësimin e BE-së, mund të ketë gojarisht pajtime.

Para takimit të Ohrit në Kosovë qëndroi në vizitë dy ditore dërguarin e posaçëm të ShBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, i cili së bashku me presidenten Vjosa Osmani thanë se presin rezultate pozitive.

Qytetarët thonë se Vuçiq dhe Serbia duhet ta pranojë shtetin e Kosovës, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

Burhan Kavaja tha është shumë e vështirë mbas gjithë atyre negociatave të cilat janë zhvilluar që të dalim prej ati takimi pa ndonjë marrëveshje. Sipas tij, marrëveshje do të ketë por jo të nënshkruare sepse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tashmë e ka të mësuar populli..

Read More