Author: admin

TË FUNDIT

Tjetër operacion nga shteti: Policia ‘zbarkon’ në disa mobi-shop

Tjetër operacion nga shteti: Policia ‘zbarkon’ në disa mobi-shop

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa mobi-shopë në komunën e Pejës.
Operacioni ndërlidhet me luftën kundër kontrabandës së mallrave, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për lajmi.net se operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të komunës së Pejës. Operacioni ndërlidhet me luftën ndaj kontrabandës së mallrave”, ka thënë Kelani.

Ai ka bërë të ditur se detajet e tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kosovës i shtohen edhe 21 prokurorë të rinj

Kosovës i shtohen edhe 21 prokurorë të rinj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 21 prokurorë me mandat fillestar për tre vite, ndërkohë që të njëjtit do të sistemohen në prokuroritë themelore.
Në ceremoninë e betimit, Presidentja Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazinë dhe besimin qytetar.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ftoi prokurorët e rinj që të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pandikuar dhe profesional.

Ndërkaq prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dënohet me 1 vjet e gjysmë burgim mësimdhënësi Kastriot Kurti, ngacmoi seksualisht nxënësen Medina Dautin

Dënohet me 1 vjet e gjysmë burgim mësimdhënësi Kastriot Kurti, ngacmoi seksualisht nxënësen Medina Dautin

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar mësimdhënësin, Kastriot Kurti për ngacmim seksual ndaj viktimës Medinë Dauti. Kurtit i është shqiptuar dënimi prej 1 viti e gjysmë burgim si dhe i është caktuar ndalimin e kontaktimit tim në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare.
Kështu ka konfirmuar vet Dauti përmes një njoftimi në Facebook, duke u shprehur se sot është dëgjuar e drejta e saj.

“Sot, nuk kam fituar vetëm unë, sot është bërë një hap përpara drejt gjykimeve të drejta dhe njohjes së përvojave të personave që përjetojnë ngacmime seksuale”, ka shkruar ajo mes tjerash. Ajo që kam kërkuar nga institucionet e drejtësisë tash e një vit ka qenë vetëm liria, drejtësia dhe autonomia. Të lëvizi e lirë e pa u ngacmuar, të më njihet cënimi që më është bërë nga institucionet e drejtësisë, dhe mbrohet e drejta ime për të thënë JO! Sot, Gjykata Themelore në Gjilan i konfirmoi të gjitha k..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet pejani në kufi me Shqipërinë, i gjenden mbi 11 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet pejani në kufi me Shqipërinë, i gjenden mbi 11 mijë euro të padeklaruara

Një shtetas i Kosovës është ndaluar në kufi me Shqipërinë për mosdeklarim të të hollave në kufi.
Në një komunikatë për media, Policia bën me dije se 58-vjeçarit, i janë gjetur mbi 11 mijë e 700 euro, shkruan lajmi.net.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin N. F”, bën me dije Policia shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Fshehu në automjet 11 790 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 58-vjeçari (shtetas kosovar) dhe i sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në..

Read More
TË FUNDIT

Zafir Berisha: Çka pritet nga një i pafytyrë dhe mashtrues në takimin e Ohrit me Vuçiqin?

Zafir Berisha: Çka pritet nga një i pafytyrë dhe mashtrues në takimin e Ohrit me Vuçiqin?

Anëtari i partisë politike NISMA, Zafir Berisha në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti në lidhje me qasjen e tij në dialogun me Serbinë.
Sipas Berishës, Kurti është mashtrues dhe i pafytyrë.

“Çka pritet nga një i pafytyrë dhe mashtrues në takimin e Ohrit me Vuçiqin? Reparacionet e luftës, fati i të pagjeturve nga lufta, kërkim falje për gjenocidin që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë, kthimin e arkivave nga Serbia të vjedhura gjatë luftës etj, janë kërkesa dhe preokupime që nuk i përmban marrëveshja me Serbinë të cilën Albini e ka pranuar!”, ka shkruar Berisha.

Madje ai nuk ka ngurruar që Kurtin ta quaj edhe hipokrit e gënjeshtarë.

“Mos të harrojmë se këto kërkesa ishin disa nga kauzat mbi të cilat Albini ngriti karrierën e tij politike. Nëse ky hipokrit ka rrejt gjatë gjithë kohës deri sa erdh në pushtet, atëherë me të drejtë shtrohet pytja: cili është qël..

Read More
TË FUNDIT

A BAN NA AS MOS ME U PRISHË, AS MOS ME U NËNSHTRU?

Shkëlzen GASHI:

“Ma së pari, e kqyr e ke të drejtë a ajo për me u çu e me lypë Kosovën shtet të pavarun e sovran, edhe me lypë çlirimin e Kosovës prej Serbisë: ke pasë të drejtë. Qekjo asht e para dhe shumë e randësishme.

E dyta, mandej, vjen: a je i gatshëm me sakrifiku për me realizu atë të drejtë apo jo. Edhe me sakrifiku atë që asht ma e shtrejta e që asht jeta. Nëse nuk je, atëherë asht normale që nuk ke me e ba.

Janë dy rryma: bazohesh në faktorin mbrendshëm apo në faktorin e jashtëm.

Unë i takoj rrymës se faktori i mbrendshëm asht shumë ma i randësishëm sesa i jashtmi. I jashtmi e ndihmon të mbrendshmin.
Rryma tjetër thotë faktori i jashtëm asht i randësishëm. Faktori i mbrendshëm nuk vlen kurrgja. Çka të thonë ata, na bajmë.

Unë i takoj kësaj rryme që i mbrendshmi asht i randësishëm. Kur ka vullnet, ka mundësi. Ata kur e shohin që ti je i vendosun për me realizu këtë send, edhe je i gatshëm edhe me vdekë për këtë… qeshtu u ba edhe liria e Kosovës. Liria që e kemi fitu..

Read More
TË FUNDIT

Sondazhi i UBO’s, 76 përqind e kosovarëve kundër Asociacionit

Gati 76 përqind e kosovarëve janë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Omnibusi të fundit të kompanisë UBO Consulting, raporton Express.

75.9 përqind e kosovarëve janë pajtuar me deklaratën se “Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, derisa 18.4 përqind s’janë pajtuar me këtë deklaratë.

77.9 përqind e të anketuarve janë të mendimit se “Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të pranojë asnjë kusht nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Me deklaratën se “Kuvendi i Kosovës duhet të shfuqizojë Marrëveshjen e vitit 2013 ku parashikohet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, janë pajtuar 68.1 përqind e të anketuarve, derisa 26.2 përqind mendojnë se Kosova duhet të japë më shumë për të garantuar të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 13 mars se është duke i trajtuar 15 modelet evropiane të ofruara nga Bashkimi Evrop..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca: Ja çfarë i thashë diplomatit amerikan Escobar

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Sot e mirëprita në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili shoqërohej nga Alyson Grunden, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Paul Pfeuffer, Këshilltar për Çështje Ballkanike në Departamentin e Shtetit dhe Greg Viola, zyrtar politik në Ambasadën Amerikane.

Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konst..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca pas takimit me Escobar: Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon

Konjufca pas takimit me Escobar: Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka bërë të ditur se me Escobar ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e..

Read More