Author: admin

TË FUNDIT

Raportohej për konsumim të duhanit brenda bufeve të ish-Rilindjes, sqarohet AUV

Raportohej për konsumim të duhanit brenda bufeve të ish-Rilindjes, sqarohet AUV

Disa reagime u panë gjatë ditës së sotme lidhur me atë se ligji i zbatimit që ndalon konsumimin e duhanit në lokale të mbyllura nuk po respektohet gjithkund njëjtë.
Fillimisht thuhej se në objektin e ish-Rilindjes, aty ku momentalisht operojnë disa ministri, duhani po konsumohet edhe brenda, përcjell lajmi.net.

Lidhur me këto raportime, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit doli me një sqarim.

Në sqarimin respektiv bëhet e ditur se edhe hapësirat e apostrofuara janë inspektuar, dhe jo vetëm sot.

“Theksojmë, se hapësirat e lartpërmendura janë inspektuar edhe më parë dhe për subjektet janë dërguar fletëparaqitjet për gjykatë. Urdhëresa e Ministrit Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim. Andaj, edhe AUV do të vazhdoj me inspektimet me frekuencë të shtuar“, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Read More
TË FUNDIT

Escobar optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret takim produktiv në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të shtunën, më 18 mars.

“Jam shumë optimist për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Escobar.

“Ne kemi për qëllim të mbështesim çdo rezultat që sjell më afër paqen e rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë, si dhe gjithë rajonin, që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euro-atlantik. Mendojmë që ky propozim evropian, i lehtësuar përmes dialogut të BE-së, jep një mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve”, tha ai.

Ai, mes tjerash tha se “SHBA-ja si mbështetësja më e madhe e Kosovës në botë, ka për qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën dhe rajonin, që të zhbllokohen burimet që Ballkani ia siguron vetes”.
Escobar këto komente i bëri në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë.

Presidentja Osmani tha se Kosova s..

Read More
TË FUNDIT

S’ndryshon Rumania, e quan “të njëanshme” shpalljen e pavarësisë dhe thotë se s’do ta njoh

S’ndryshon Rumania, e quan “të njëanshme” shpalljen e pavarësisë dhe thotë se s’do ta njoh

Rumania nuk ndryshon qëndrim për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ndonëse përkrah dialogun Kosovë-Serbi, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë në një përgjigje për Radio Kosovën ata kanë thënë se qëndrimi i Rumanisë mbetet i njëjtë.

“Rumania mbështet plotësisht Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimi e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë e që mund të sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitetin në rajon. Ne mirëpresim gatishmërinë për kompromis, të demonstruar nga udhëheqësit e të dyja vendeve, Beogradit dhe Prishtinës, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 27 shkurt. Ne shpresojmë se negociatat e mëtejme për aneksin e Marrëveshjes së shpejti do të japin rezultate. Siç e dini mirë, Rumania nuk e ka njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosova dhe qëndrimi ynë mbetet i njëjtë,” thuhet në përgjigjen përmes e-mail-t.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pes..

Read More
TË FUNDIT

Angazhimi i Vlora Hysenit, Milaim Zeka komplimenton Ramën: Këtu e shkarkuan pipthat e Serbisë

Angazhimi i Vlora Hysenit, Milaim Zeka komplimenton Ramën: Këtu e shkarkuan pipthat e Serbisë

Gazetari Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje Edi Ramës lidhur me diskutimet e fundit sa i përket angazhimit të Vlora Hysenit në institucionin e inteligjencës shqiptare.
Edi Rama e propozon për shefe të intelegjencës ish zv/drejtoreshën e AKI-së të shkarkuar nga Kurti e OsmaniIsh-zv/shefja e AKI-së, Vlora Hyseni e cila ishte shkarkuar nga kryeministri Kurti e presidentja Osmani, është propozuar si drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se përgatitja e spikatur dhe eksperienca e…Lexo me shumëlajmi.net
Sipas Zekës, Hyseni ka qenë një nga njerëzit më të mirë që i ka pasur AKI-ja, por që u shkarkua, përcjell lajmi.net.

Madje, fajin për shkarkim ua la siç i quajti ai: pipthave të Serbisë në vendin tonë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Salih Mustafës i largohet avokati i njohur nga ekipi mbrojtës

Salih Mustafës i largohet avokati i njohur nga ekipi mbrojtës

I dënuari për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Hagës, Salih Mustafa, nuk do ta ketë më avokat Jonathan Elystan Rees.
Njoftimin ia ka thënë Gjykatës kryeavokati i Mustafës, Julius Von Bone, shkruan lajmi.net.

“Më 13 janar 2023, Sekretari miratoi z. Rees si Bashkë-Avokat shtesë në Ekipin Mbrojtës të z. Mustafa, në përputhje me nenin 18 të Direktivës për Mbrojtësin.3 Më 7 mars 2023, z. Julius von Bóné, avokat i specializuar, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Rees i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Mustafa”, thuhet në parashtresën që e ka parë lajmi.net.

“Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati më tej informoi Zyrën e Mbrojtjes se përfundimi i kontratës së z. Rees do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Mustafa dhe kohëzgjatjen e procedurës”, thuhet tutje në parashtresë.

“Zyra e Mbrojtjes vë në dukje në lidhje me këtë se avokati i z. Mustafa vazhdon të ndihmohet nga një ba..

Read More
TË FUNDIT

Arianit Koci shfaqë vizionin e tij, pandeh se angazhimi i Hysenit është hap drejt konfederatës Kosovë – Shqipëri

Arianit Koci shfaqë vizionin e tij, pandeh se angazhimi i Hysenit është hap drejt konfederatës Kosovë – Shqipëri

Avokati Arianit Koci ka reaguar rreth raportimeve për angazhimin e Vlora Hysenit në krye të Inteligjencës Shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai tha se ky hap i Ramës është drejt formimit të një konfederate Kosovë – Shqipëri, përcjell lajmi.net.

Edi Rama e propozon për shefe të intelegjencës ish zv/drejtoreshën e AKI-së të shkarkuar nga Kurti e OsmaniIsh-zv/shefja e AKI-së, Vlora Hyseni e cila ishte shkarkuar nga kryeministri Kurti e presidentja Osmani, është propozuar si drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se përgatitja e spikatur dhe eksperienca e…Lexo me shumëlajmi.net
“Një prej lëvizjeve më interesante politike të Vlora Hysenit është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare ..

Read More
TË FUNDIT

Kastrati kërkesë Kurtit për nesër: Mos prano pikën për harresën e krimeve të Serbisë në Kosovë

Kastrati kërkesë Kurtit për nesër: Mos prano pikën për harresën e krimeve të Serbisë në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ia ka parashtruar disa kërkesa kryeministrit Kurti para takimit të nesërm me Vuçiqin në Ohër.
Sipas Kastratit, Kurti duhet t’ia bëjë të qartë Vuçiqit se Kosova nuk pranon që ne t’i harrojmë krimet e Serbisë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Kurti nesër e ka më lehtë për “Zajednicēn”. Sa i përket konsumit të brendshëm (aty ku i dhemb këtij më shumê) p.sh. mundet me thënë e kanë votu ata para meje në Kuvend, etj. I bjen me i hëngër edhe fjalët e veta kundër “Zajednicês”, por nuk paraqet ndonjë problem të madh se edhe militanti i tij u mësu që ky rrenat e mashtrimet i ka sporte olimpike. Fundja, Gjykata Kushtetuese e ka thënë të vetën”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka rikujtuar faktin se përkundër shifrave, më shumë ka të dënuar shqiptarë për krime lufte, se sa serbë.

Në këtë kontekst, ai përmend Specialen.

“E dyta, me fushata të saj (bashkë edhe me bashkëpunëto..

Read More
TË FUNDIT

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrrest për Putinin

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrrest për Putinin

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus, Putin.
Të paktën kështu raporton BBC përmes një publikimi të para pak çasteve, përcjell lajmi.net.

Ai dyshohet për deportim të fëmijëve dhe krime të luftës.

Gjithnjë sipas arsyetimeve, këto krime janë kryer nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte.

Read More
TË FUNDIT

Aksident në rrugën Prizren – Gjakovë, tre të lënduar

Aksident në rrugën Prizren – Gjakovë, tre të lënduar

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur në udhëkryqin Xërxë – Rugovë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, përcjell lajmi.net.

Elezaj ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal për mjekim të mëtutjeshëm.

“Në aksidetin e ndodhur në udhëkryqin Xerrxë-Rugovë (rruga Gjakovë-Prizren) deri më tani kemi informacion se tre persona për shkak të lëndimeve janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal”, ka thënë Elezaj.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria ia kishte dhënë një paralajmërim Vlora Hysenit kur kjo ishte shkarkuar nga AKI

Qeveria ia kishte dhënë një paralajmërim Vlora Hysenit kur kjo ishte shkarkuar nga AKI

Vlora Hyseni do të jetë në krye të intelegjencës shqiptare, me rekomandim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Për Hysenin, nuk do të jetë hera e parë që provon një pozitë udhëheqëse në një institucion me ndjeshmëri të tillë, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte qenë zv/drejtoreshë edhe në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, derisa ishte shkarkuar nga presidentja Osmani e kryeministri Kurti.

Në njoftimin e zyrës së Kurtit në atë kohë, thuhej se vendimi e obligon Hysenin që të dorëzojë të gjitha mjetet dhe materialet me të cilat ka qenë e ngarkuar.

Gjithashtu, ajo ishte paralajmëruar se obligohet që t’i ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Në të kundërtën, siç paralajmëronte zyra e kryeministrit, ajo do të konsumonte një vepër penale që ka të bëj me zbulimin e informacionit të klasifikuar.

“Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit Nr..

Read More