Author: admin

TË FUNDIT

“Do jetë më vështirë” – Çudit Vuçiqi, e ndërlidh takimin me Kurtin me fletëarrestin ndaj Putinit

“Do jetë më vështirë” – Çudit Vuçiqi, e ndërlidh takimin me Kurtin me fletëarrestin ndaj Putinit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ia ka bërë një ndërlidhje lëshimit të fletë-arrestit nga Haga për presidentin rus, Vladimir Putin, me takimin e nesërm në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Para qytetarëve, Vuçiq ka thënë se lëshimi i fletëarrestit për Putinin e vë Serbinë në një pozicion shumë më të vështirë, shkruan lajmi.net.

“Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe serioz”, tha Vuçiq, teksa shtoi se Perëndimi, sipas tij do të jetë më i ashpër ndaj atyre që kanë qenë më të butë me Rusinë.

Siç tha ai, Perëndimi ka treguar se do të shkojë deri në fund dhe se nuk është shumë i shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit.

Vuçiq tha se të dyja palët do të luajnë “gjithçka ose asgjë”.

“Domethënë do të shkojnë deri në fund dhe se pasojat në botë do të jenë shumë më të vështira për të gjithë”.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër për Vladim..

Read More
INTERESANTE

Nga Çezari te Konstandini i Ilirisë, 7 gjeneralët më të mëdhenj romakë

Nga Albert Vataj

Perandoria Romake është konsideruar nga historianët dhe dijetarët si perandoria më perfekte që ka ekzistuar, me një ekonomi të qëndrueshme, një qeveri të fortë dhe ushtri profesionale vdekjeprurëse. Historia e pasur e Romës është dalluar nga gjeneralët e saj të mëdhenj. Këta janë 7 më të mëdhenjtë.

7 – Flavius Aetius

Flavius Aetius jetoi nga viti 454-396 para Krishtit, një kohë kur Perandoria Romake perëndimore ishte në kaos dhe përballej me kërcënime nga të gjitha anët. Perandoria kishte dëshmuar rritje të shpejtë dhe rënien e disa drejtuesve ushtarakë gjatë dekadës së fundit, me hunët e drejtuar nga lideri brutal Atila që kërkonin të hynin në Itali me ushtritë e tyre. Flavius shërbeu në Gjykatën Perandorake, para se të merrej për tre vjet peng nga Mbreti Alkarik i visigotëve. Këto përvoja e rritën atë ushtarakisht duke i sjellë sukses në vitet e mëvonshme. Në vitin 451 para erës sonë, Flavius fitoi betejën në të cilën ai është i famshëm edhe sot. Atila i etur për ..

Read More
INTERESANTE

Murtaja e Zezë në trojet shqiptare

Murtaja e Zezë në trojet shqiptare – Nga Ardian Muhaj

Një nga mitet që sillen vërdallë në opinionin publik shqiptar këto ditë pandemie globale është edhe ai se Murtaja e Zezë ose pandemia më tragjike në historinë e Europës nuk e ka prekur popullsinë shqiptare, pra as qytetet e fshatrat në trojet shqiptare në atë periudhë, në vitet 1348-1350. Madje ka edhe nga ata që e çojnë më tej këtë mit duke pretenduar se Murtaja e Zezë që ka prekur të gjithë botën e njohur nga Azia, në Europë e Afrikë, nuk e paska prekur Ballkanin. Ky mit i rrejshëm është thelbësor për të kuptuar një buqetë mitesh të tjera mbi historinë e shqiptarëve dhe që na e kanë turbulluar shikimin e të kaluarës sonë me syrin e logjikës.

Mungesa relative e dokumenteve bashkëkohëse mbi pasojat e murtajës në Shqipëri ka krijuar këtë përshtypje, natyrisht të gabuar, sikur trojet shqiptare nuk u prekën nga kjo tragjedi e përmasave apokaliptike. Të dhënat për kërdinë që ajo bëri në popullsinë shqiptare edhe pse të pakta nuk mungo..

Read More
INTERESANTE

Si sot, në vitin 180, në qytetin ilir Sirmium, vdiq Marcus Aurelius (121-180), një nga perandorët më të rëndësishëm romakë

Jahja Drancolli

Si sot, në vitin 180, në qytetin ilir Sirmium, vdiq Marcus Aurelius (121-180), një nga perandorët më të rëndësishëm romakë, i cili e kaloi pjesën më të madhe të mbretërimit të tij duke luftuar për mbrojtjen e kufirit, duke luftuar pasojat e murtajës së tërbuar dhe demoralizimin njerëzor. Krahas veprave të shumta në fushën e kozmopolitizmit, historisë dhe filozofisë stoike, perandori në fjalë shquhet si një nga autorët më të njohur të fjalive. Nga vargu i tyre i gjatë nxjerrim këtë:

“Kur zgjohesh në mëngjes, mendo sa privilegj i çmuar është të jesh gjallë: të marrësh frymë, të mendosh, të shijosh, të duash”!
The post Si sot, në vitin 180, në qytetin ilir Sirmium, vdiq Marcus Aurelius (121-180), një nga perandorët më të rëndësishëm romakë first appeared on In For.

Read More
INTERESANTE

Gjashtë mitet e lashta nordike që edhe sot jehojnë

Nga: Lizzie Enfield / BBC
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Shkrimtari amerikan Mark Twain, në mënyrë të famshme ka shkruar: “Nuk ka asgjë të tillë si ideja e re. Ne thjesht marrim shumë ide të vjetra dhe i vendosim ato në një lloj të kaleidoskopit mendor. Ua japim atyre një kthesë dhe ato bëjnë kombinime të reja dhe kureshtare”. Kjo është veçanërisht e vërtetë për tregimet. Jam shkrimtare dhe ligjëroj shkrimin kreativ. Në këtë disiplinë ka ndikim premisa për shtatë narrativat bazike (siç përshkruhet në një libër me të njëjtin emër nga Christopher Booker).

Historitë që tregojmë, në çdo kohë të caktuar pasqyrojnë se kush jemi – si individë dhe si shoqëri. Duke i lexuar tregimet nga shekujt e kaluar nuk ka dyshim se ti, derisa kohët ndryshojnë, zbulon se instinktet dhe emocionet njerëzore janë më konstante dhe më universale. Kënaqësia e leximit është të komunikosh me njerëzit e tjerë përmes historive që ata kanë lënë pas – por, edhe ta njohësh botën e tyre si diçka tonën.

Libri, M..

Read More
TË FUNDIT

“Shansi në Ohër nuk duhet humbur” – Borrell shtytje Kosovës e Serbisë për marrëveshje

“Shansi në Ohër nuk duhet humbur” – Borrell shtytje Kosovës e Serbisë për marrëveshje

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka folur sërish për zhvillimet potenciale të së shtunës.
Pas takimit me presidentin verioro-maqedonas, Stevan Pendarovski, Borrell ka thënë se Ohri është një mundësi që nuk duhet humbur, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë gjithashtu se palët janë dakorduar sa i përket tekstit dhe se tani do të flasin për mënyrën e implementimit.

Diplomati spanjoll ka pohuar gjithashtu se takimi i nesërm do të jetë për të definuar hapat praktikë që duhet ndjekur për implementim se çka duhet të bëhet, kur dhe si.

“Kemi histori të gjatë të marrëveshjeve që s’janë implementuar kurrë. E kjo duhet të jetë e implementueshme. Duhet të pajtohemi si dhe kur ta implementojmë”, shtoi ndër tjerash ai.

Read More
TË FUNDIT

“Nëse arrihet marrëveshja, Kosova mund të përfitojë njohje nga pesë vendet mosnjohëse”

“Nëse arrihet marrëveshja, Kosova mund të përfitojë njohje nga pesë vendet mosnjohëse”

Ish-zëvendës ambasadori i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj, ka folur rreth takimit të nesërm në Ohër.
Ai ka thënë se kjo është një mundësi e mirë dhe se nëse palët arrijnë marrëveshje, atëherë Kosova do të përfitojë shumë përparësi, në veçanti te njohjet, përcjell lajmi.net.

Siç ka pohuar Canaj, një hap i rëndësishëm mund të ndodhë në këtë aspekt, duke precizuar më pas se vendet mosnjohëse mund ta njohin Kosovën.

“Mendoj që kjo është një çështje pothuajse e përfunduar, për shkak se si palë kosovare jemi pajtuar për të gjitha. Në rast se Serbia futet në BE para Kosovës, e që Kosova momentalisht as që diskutohet për atë çështje, atëherë ndoshta do të krijohen problem tjera. Për arritjen e marrëveshjes varet edhe nga shkathtësia diplomatike.

E sa do të zgjasë kjo, është vështirë të thuhet. Arritja e marrëveshjes për Kosovën është shumë e rëndësishme, sepse pastaj mund të vazhdojë në etablimin e a..

Read More
TË FUNDIT

Zhvillime të reja një ditë para takimit në Ohër, Borrell e Blinken flasin në telefon

Zhvillime të reja një ditë para takimit në Ohër, Borrell e Blinken flasin në telefon

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka biseduar në telefon me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Këtë e konfirmoi vet diplomati spanjoll përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, përcjell lajmi.net.

“E informova Sekretarin e shtetit Antony Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell.

Briefed @SecBlinken about upcoming Belgrade-Pristina Dialogue meeting in Ohrid. Appreciate US support to EU facilitation efforts. We discussed the need to coordinate efforts on the road to peace &reconstruction in #Ethiopia

Look forward to seeing you at the EU-US energy dialogue https://t.co/zV0NJVQmEM

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 17, 2023

Kujtojmë se Borrell foli sot edhe në një konferencë për media pas takimit me presidentin verioro-maqedonas, Pendarovski, ku ka p..

Read More
TË FUNDIT

Latifi kthehet në histori, krahason Vlora Hysenin me Bajram Currin

Latifi kthehet në histori, krahason Vlora Hysenin me Bajram Currin

Propozimi i Edi Ramës që në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit të jetë një kosovare, vazhdon të ngjall reagime.
Së fundi u deklaruar edhe Blerim Latifi. Filozofi, ka kujtuar kohën e themelimit të SHISH-it, duke potencuar faktin se atëbotë këtë detyrë e ushtronte Bajram Curri, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj ai kujtoi edhe një ngjarje interesante, kur serbët u munduan ta bëjnë Currin për vete.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

“Edi Rama paska propozu një kosovare për ta drejtu SHISH( Shërbimin Informativ i Shtetit). Ky lajm më kujtoi një fakt historik pak të njohur: Themeluesi dhe drejtuesi i parë i Shërbimit Informativ në historinë e shtetit shqiptar po ashtu ka qenë një kosovar: Bajram Curri. Fakti se Currin kurrë nuk ia patën dalë ta rekrutonin ose blinin armiqtë e kombit shqiptar, na e dëshmon se ai ishte me plot meritë në atë detyrë. Siç tregon Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, kur njëherë serbët u munduan ta..

Read More
TË FUNDIT

Përplasje në Shqipëri pasi një kosovare po emërohet në krye të SHISH, akuza të ashpra nga PD

Përplasje në Shqipëri pasi një kosovare po emërohet në krye të SHISH, akuza të ashpra nga PD

Sekretari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj propozimitë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për emërimin e Vlora Hysenit si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar atje.
Ai ka përmendur faktin se Hyseni, është shkarkuar nga kryeministri Kurti e presidentja Osmani nga pozita e zëvendësdrejtores së AKI-së, shkruan lajmi.net.

Bardhi pretendon se shkarkimi i saj është bërë nën dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informatave të klasifikuara”.

“Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë”, ka shkruar Bardhi.

Post..

Read More