Author: admin

TË FUNDIT

Escobar: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale, por rezultate po

Escobar: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale, por rezultate po

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për takimit të nesërm në Ohër.
Ai ka thënë se pret rezultate, ani se dha sinjale se mund të mos ketë marrëveshje, përcjell lajmi.net.

Në një intervistë dhënë Alsat, Escobar pohoi se do të punojnë drejt përfundimit të aneksit.

“Rezultate do të kemi, por dëshiroj të tërheq vërejtjen se ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale. Do të punojmë drejt përfundimit të Aneksit, por pres shumë përparim”, tha ndër tjerash ai.

Veç kësaj, ai foli edhe për pasojat që mund të kenë shtetet nëse nuk ia dalin të gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Shiko, nuk ka asgjë specifike, por gjatë vizitës sime këtu me homologët e mi gjerman, francez dhe italian, ishte shumë e qartë se ky është procesi që Evropa e ka trasuar për të dy vendet. Është udhërrëfyes që Evropa ua ka dhënë atyre dhe ata duan të kenë besim se të dy vendet nuk po ia kthe..

Read More
TË FUNDIT

Kurti me një tjetër telefonatë të rëndësishme – një ditë para takimit bisedon me Derek Chollet

Kurti me një tjetër telefonatë të rëndësishme – një ditë para takimit bisedon me Derek Chollet

Një ditë para takimit të nesërm në Ohër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar në telefon me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Këtë e ka konfirmuar vet shefi i ekzekutivit kosovar përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, përcjell lajmi.net.

“Me të ardhur në Ohër, para bisedimeve të nesërme, zhvillova një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimet euro-atlantike dhe sigurinë. Theksova që ne jemi të përkushtuar për ta bërë të nesërmen ditë suksesi”, ka shkruar Kurti.

Upon my arrival in Ohër/Ohrid ahead of tomorrow’s talks, I had a phone call with @CounselorDOS Chollet.
We discussed the importance of this weekend for Kosova, the region, Euro-Atlantic integration, and security. I emphasized that we are committed to m..

Read More
TË FUNDIT

E trishtë: Ndërron jetë këmbësorja që u godit nga vetura në aksidentin në Rogovë të Hasit

E trishtë: Ndërron jetë këmbësorja që u godit nga vetura në aksidentin në Rogovë të Hasit

Ka ndërruar jetë këmbësorja që u godit nga vetura në aksidentin në Rogovë të Hasit.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Isufi, përcjell lajmi.net.

Isufi ka thënë se rreth orës 16:40 janë njoftuar që njëra prej këmbësoreve për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër e moshës madhore), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha ai.

Kujtojmë se nga aksidenti në fjalë mbetën të lënduar shtatë persona, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe viktima e parë.

Read More
TË FUNDIT

Syla thotë se ka informacione: Nesër në Ohër s’ka nënshkrim, 27 marsi është afati i fundit

Syla thotë se ka informacione: Nesër në Ohër s’ka nënshkrim, 27 marsi është afati i fundit

Nesër do të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Për çështjet që do të diskutohen dhe rezultatet që priten nga ky takim, lajmi.net ka kontaktuar me gazetarin dhe analistin Valon Syla.

Ai është shprehur pesimist sa i përket arritjes së ndonjë marrëveshje përfundimtare mes palëve gjatë ditës së nesërme në Ohër, duke thënë se do të ketë vetëm përafrim të qëndrimeve, ndërsa marrëveshja përfundimtare pritet të nënshkruhet më vonë, përkatësisht më 27 mars të këtij viti.

Syla ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhet të themelohet para takimit të 27 marsit, ndërsa ka theksuar se është hera e parë në historinë e negociatave mes..

Read More
TË FUNDIT

“Është serioze” – Escobar paralajmëron pasojat nëse dështon marrëveshja Kosovë – Serbi

“Është serioze” – Escobar paralajmëron pasojat nëse dështon marrëveshja Kosovë – Serbi

Emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar ka folur për takimin e nesërm në Ohër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Në një intervistë për RTV-21, Escobar ka folur për pasojat që mund t’i presin Kosovën dhe Serbinë në rast se dështon marrëveshja, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se është shumë serioze të dukesh se politikisht po i injoron pritjet e partnerëve tuaj të rëndësishëm.

Megjithatë, ai nuk përmend pasoja specifike ligjore apo ekonomike.

“Shiko, nuk ka asgjë specifike, por gjatë vizitës sime këtu me homologët e mi gjerman, francez dhe italian, ishte shumë e qartë se ky është procesi që Evropa e ka trasuar për të dy vendet. Është udhërrëfyes që Evropa ua ka dhënë atyre dhe ata duan të kenë besim se të dy vendet nuk po ia kthejnë shpinën Evropës. Nuk di për pasoja specifike ligjore apo ekonomike, por politikisht pasojat që të dukesh se po i injoron pritjet e pa..

Read More
TË FUNDIT

Escobar i prerë: Pres që Qeveria Kurti ta themelojë Asociacionin, duhet progres menjëherë

Escobar i prerë: Pres që Qeveria Kurti ta themelojë Asociacionin, duhet progres menjëherë

Emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se Qeveria aktuale duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai thotë se kjo është pritshmëri e tij, pasi që në këtë drejtim duhet të lëvizjet sa më shpejt, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë për RTV21, Escobar thotë se Asociacioni është obligim që e ka marë përsipër jo një njeri apo parti, por një organ ndërkombëtar siç është Qeveria.

“Jo. Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje kur njerëzit më pyetën: Çka nëse kryeministri Kurti nuk e pranon atë? Por, në fakt, është obligim të cilin e ka marrë jo një njeri apo një parti, por një organ ndërkombëtar që është qeveria e Kosovës. Pra, shtrohet pyetja se kush do të jetë në krye kur të ndodhë? Sigurisht që pres që do të jetë kjo qeveri sepse na duhet progres menjëherë, por fakti është se për ne ju jeni anëtarë të komunitetit euroatlantik – nuk jeni pjesë të strukturave form..

Read More
TË FUNDIT

PDK i thotë përfundimisht jo marrëveshjes: E pamjafteshme dhe s’i arrin qëllimet shtetërore të Kosovës

PDK i thotë përfundimisht jo marrëveshjes: E pamjafteshme dhe s’i arrin qëllimet shtetërore të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar një deklaratë në Këshillin Drejtues, deklaratë kjo që shpreh qëndrimin kundër marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tyre, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj, përcjell lajmi.net.

“Nga një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot, fatkeqësisht, Kryeministri Kurti i ka sjellë vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha Kryetari Krasniqi. Më tej, Kryetari Krasniqi tha se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Këshilli Drejtues miratoi, pa asnjë votë kundër, deklaratën e propozuar nga Kryetari Memli Kras..

Read More
TË FUNDIT

Kurti arrin një ditë më herët në Ohër për takimin me Vuçiqin

Kurti arrin një ditë më herët në Ohër për takimin me Vuçiqin

Kryeministri kosovar, Albin Kurti tashmë ka arritur në Ohër.
Atje të shtunën, më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Kurti dhe Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Serbia s’kapitulon në Ohër, ajo i ngjau në Kumanovë

Kurti: Serbia s’kapitulon në Ohër, ajo i ngjau në Kumanovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se është i interesuar për marrëveshje, një ditë përpara takimit të Ohrit, ku përballë do ta ketë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kurti tha se në Ohër nuk do të mund të ketë kapitullim të Serbisë, pasi sipas tij, kjo tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999.

Kreu i ekzekutivit komentoi deklaratat pesimiste të presidentit serb, për të cilat tha se kjo nuk është qasje konstruktive.

“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori refuzimi i një marrëveshje në Ohër. Unë nuk mendoj që kjo është qasje konstruktive dhe që dëshmon përkushtim. Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, por nuk mund të them se edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje me gjithë mend”, është shprehur Kurti për AlsatM.

Tutje, ai tha se përkushtimi e kreativiteti nga pala nuk do të mungojnë, teksa shtoi se “këtë nuk mund ta garantoj edhe p..

Read More
TË FUNDIT

Kryeprokurori që lëshoi urdhër-arrestin për Putinin ka qenë avokat i Fatmir Limajt

Kryeprokurori që lëshoi urdhër-arrestin për Putinin ka qenë avokat i Fatmir Limajt

Pak orë më parë u konfirmua se Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë kishte lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin.
Ky urdhër-arrest u lëshua nga kryeprokurori Karim Ahmad Khan, përcjell lajmi.net.

Khan, ka një përvojë të gjatë në drejtësinë ndërkombëtare, ndërsa është marrë edhe me rastin e Fatmir Limajt.

Ai ka qenë avokat i kreut të Nismës Socialdemokrate, në kohën kur ky i fundit ishte duke u gjykuar nga EULEX-i.

Kjo vërehet qartë në një kërkim të thjeshtë mbi “përshkrimin e jetës” të Ahmad Khan.

Read More