Para takimit me Vuçiqin, Kurti deklarohet për Asociacionin
Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duhet të diskutohet me durim dhe vullnet të mirë në dialogun në vijim, përfshirë dhe takimin e nesërm në Ohër.
Megjithatë Kurti përkujtoi se kjo çështje nuk e ka kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ka dy marrëveshje nga 39 sosh gçjithsejt që janë nënshkruar në Bruksel, nga data 2 korrik 2011 deri më datën 25 gusht 2015…Nuk jam për, që nga 39 marrëveshje të vendoset njëra në krye ose e para. Sepse ato marrëveshje nuk kanë as hierarki vlerore dhe as hierarki logjike, ata kanë rend kronologjik. Pra nuk i përjashtoj ato, asnjërën prej tyre, por konsideroj që njëkohësisht nuk është e drejtë që të imponohet një marrëveshje e vetme si më prioritarja ose më e rëndësishmja… Pra nuk e mohoj asociacionin që është një dakordim paraprak, mirëpo në anën tjetër nuk mund ta nxjerrim siç themi ne “qeren para kalit” dhe duhet ta kemi parasysh se marrëv..
Read More