Author: admin

TË FUNDIT

RC Cola shoqëruesi i duhur në muajin e Ramazanit!

RC Cola shoqëruesi i duhur në muajin e Ramazanit!

Ramazani është një muaj shumë i rëndësishëm për komunitetin musliman.
Ai është një kohë për reflektim, përkushtim dhe ndryshim të jetës sonë në mënyrë pozitive.

Në këtë muaj, muslimanët përpiqen të përmbahen nga ushqimi dhe pija në orët e agimit dhe deri në agimin e ardhshëm, dhe kjo është një sfidë e madhe.

Por, ajo që e bën Ramazanin të veçantë është se ai shërben për t’u përforcuar në besimin tonë ndaj krijuesit.

Kompania Royal Beverage të gjithë besimtarëve të besimit islam u uron agjërim sa më të lehtë.

Mos harroni, iftaret dhe syfyret duhet patjetër ti shoqëroni me pije kualitative e ato i prodhon Royal Beverage: Rc Cola me brendet e saj.

Ndër të tjera Rc Cola është brendi i parë vendor me licencë Amerikane.

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku dhe Krasniqi i reagojnë Kurtit: Ke dhënë dorëheqje prej të gjitha parimeve

Abdixhiku dhe Krasniqi i reagojnë Kurtit: Ke dhënë dorëheqje prej të gjitha parimeve

Dy liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së i reaguan sot ashpër kryeministrit Albin Kurti, pasi u tha se po flasin si dy aktivistë të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e quajti hajgarexhi kryeministrin Kurti, derisa tha se është ky i fundit që ka dhënë dorëheqje nga gjitha parimet që i ka mbajtur në Vetëvendosje.

“Unë në Vetëvendosje kurrë s’jam kanë, shyqyr prej Zoti dhe nuk kam pasë qysh me dhënë dorëheqje. Dorëheqje ke dhënë ti prej krejt parimeve çka ke besu. Ti autonomisë mundesh me i thanë vetëmenaxhim por nuk e ndërron substancën. Mundesh me iu thanë edhe qershive dredhëza, ama qershia mbesin ato”, tha ai.

Më kritik ndaj Kurtit u shpreh kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se koha kur Lëvizja Vetëvendosje ka pasur në dorë në LDK ka vdekur.

“Kryeministër nëse mendon që më qet prej takti ose nervozon me of..

Read More
TË FUNDIT

Kurti-Abdixhikut: Ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi Vjosa

Kurti-Abdixhikut: Ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi Vjosa

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka replikuar sot në Kuvendin e Kosovës drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai saktësisht ka replikuar në momentin kur Abdixhiku ka përmendur një rast kur ish-deputeti Adem Mikullovci kishte përmendur një citat të Azem Shkrelit.

Pas kësaj, Kurti tha se Abdixhiku duhet ta dijë se tash e dy vjet, LDK-në e ka marrë Lumi Vjosa.

“Për mua është e qartë që ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi, LDK-në e ka marrë Vjosa, LDK-në e ka marrë lumi Vjosa”, tha Kurti.

Tutje ai tha se përpara takimit për në Ohër, ai është takuar edhe me këshilltarin e tij për dialog, Mark Weller.

“Duke u kthyer prej Ohrit për Prishtinë, të gjitha reflektime, serish nuk e kam pasur Besnik Bislimin, por Mark Wellerin dhe ai pajtohet plotësisht për gjithçka çka kemi bërë. Pajtohet edhe me përkufizimet që i përmenda këtu”, theksoi Kurti./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Momenti kur deputeti i LDK-së e shan kryeministrin Kurti: Phu t’q**** tradhtarin

Momenti kur deputeti i LDK-së e shan kryeministrin Kurti: Phu t’q**** tradhtarin

Sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për takimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti, në fjalën e tij ka treguar për atë çfarë janë pajtuar palët, ndërsa ka akuzuar Serbinë se nuk ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje, andaj sipas tij ajo nuk është ende ligjërisht e obligueshme, shkruan lajmi.net.

Fjala e Kurtit ka nxitur reagime të shumta tek opozita, të cilët e kanë akuzuar kryeministrin për tradhti ndaj votuesve të tij.

Në një moment, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është dëgjuar edhe duke e sharë kryeministrin.

“Phu t’q**** tradhtarin e nanës”, është dëgjuar duke thënë Shala, derisa një deputet tjetër e sinjalizon që të pushojë, pasi që Shala duket se nuk është i njoftuar që mikrofonat janë të aktivizuar.

Videon ku Shala dëgjohet duke sharë, e ka s..

Read More
TË FUNDIT

LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën

LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme i Parlamentit Evropian (LIBE), ka votuar ne leximin e dytë tekstin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Nё vendimin e votuar rekomandohet qё teksti të miratohet nga Parlamenti Evropian pa ndryshime, në mënyrë që rregullorja të hyjë nё fuqi sa mё shpejtë qё ёshtё e mundur.

Votimi nё komitetin LIBE tani hapë rrugёn pёr votimin e fundit nё procedurë tё vendimmarrjes nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.

Parimisht ёshtё planifikuar qё ky votim, i fundit nё procedurë, tё mbahet mё 18 prill.

Ditё mё vonё, pas votёs nё senacë plenare, do tё organizohet ceremonia e nënshkrimit tё vendimit nё mes tё tri institucioneve evropiane.

Me publikimin nё Gazetё Zyrtare pas ceremonisё sё nёnshkirmit, vendimi pёr heqjen e regjimit tё vizave hyn nё fuqi.

Sipas kёtij vendimi, kosovarёt do gёzojnё lirinё e lёvizjes paralelisht me funskionalizimin e sistemit evropian ET..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Serbia e ka pranuar njohjen “de facto”, BE-ja dhe ShBA-ja janë garantuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka pranuar njohjen “de facto” të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Duke raportuar para deputetëve për takimin e Ohrit, të mbajtur më 18 mars, Kurti e ka cilësuar marrëveshjen si historike për Kosovën, teksa ka thënë se me anë të saj Serbia e ka pranuar Kosovën si anëtare të barabartë.

Mirëpo, Kurti është shprehur skeptik ndaj këtij pranimi, duke thënë se nuk i beson Serbisë.

“Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë afër Evropës, por a do ta arrijnë nuk jam i sigurt. Ja vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme. Marrëveshja bazë konfirmon që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtat themelore që e karakterizojnë një shtet sovran”, ka thënë ai.

“Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të Bashkësisë Ndërkombëtare. Gjithashtu Serbia është zotuar që të mos kërcënojë me përdorim të forcës. Ajo e ka pranuar këtë, megjithë..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Për pozicionin ndryshues të Kurti ndjej keqardhje, brengë s’e kam nëse në pasqyrë i del vetja Luan apo Kameleon

Abdixhiku: Për pozicionin ndryshues të Kurti ndjej keqardhje, brengë s’e kam nëse në pasqyrë i del vetja Luan apo Kameleon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se raportimet e kryeministrit në Kuvend kanë humbur peshën dhe substancës tërësisht sepse ato ose bëhen pasi të ketë përfunduar gjithçka e deputetët dhe partitë politike mbesin në terr të plotë informativ.
Tutje ai tha se ose humbasim peshën e fjalëve pasi gjithçka që flitet këtu zhbëhet pak ditë më pas me një takim në Bruksel, në një paraqitje televizive, e s’ka të bëjë me zhbërje.

“E më pas përfundimisht në aneks marrëveshjen e Ohrit, ato s’ishin as pjesë teksuale të marrëveshjes e as pjesë e deklarimeve të kryeministrit. Asociaconi është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke ishte një nga kushtet e Kurtit në këtë kuvend, e s’kanë kaluar as dy muaj marrëveshja e pranuar në Ohër parasheh qartë aranzhimet e menjëhershme të vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë, me një ..

Read More
TË FUNDIT

Vendimi i ZRRE-së: Rryma shtrenjtohet për 14 për qind

Vendimi i ZRRE-së: Rryma shtrenjtohet për 14 për qind

Rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind.
Kështu ka vendosur bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten.

Tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.

Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga qytetarët dhe shoqëria civile.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

Read More
TË FUNDIT

Deliu: Derisa Kurti po krenohet në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja mori vendim për shtrenjtimin e rrymës

Deliu: Derisa Kurti po krenohet në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja mori vendim për shtrenjtimin e rrymës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga data 1 prill e këtij viti.
Sipas vendimit të ZRRE-së, rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se derisa kryeministri Kurti po krenohet para deputetëve të Kuvendit për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Qytetarët varfërohen cdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin. Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion””, ka thënë Deliu. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Tani kemi një dokument të ri në dorë, në këtë kohë tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka

Kurti: Tani kemi një dokument të ri në dorë, në këtë kohë tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se që nga marrja e mandatit është zotuar që të riformojë dialogun.
Ai theksoi se ka punuar për një dialog të barabartë e të cilin e karakterizon simetria.

“Që nga 9 shtatori kur na u prezantua drafti fillestar franko-gjerman kemi hyrë në një fazë të re.

Kjo gjë ishte paralajmëruar në takimin e 18 gushtit kur pika e parë e agjendës ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes.Për herë të parë që nga fillimi i dialogut, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale por i atyre me shkrim.Tuneli është ende i gjatë, por unë besoj se atij po i vie fundi.Kontinenti ynë është në luftë dhe askush nuk e di se çfarë sjellë e ardhmja dhe deri ku mund të shkojë kriza botërore. Aleatët tanë kanë vendosur një kornizë me kushte strikte ndaj nesh dhe Serbisë të lënë anash dallimet, për të ndihmuar stratigjikisht interesin e tyre për një siguri ..

Read More