Kusari-Lila: Serbia e gatshme të njohë Kosovën vetëm me shkëmbim territorial
Kusari-Lila: Serbia e gatshme të njohë Kosovën vetëm me shkëmbim territorial
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar partive opozitare për kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti se e ka hupur mundësinë për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për marrëveshjen me Serbinë, shefja e deputetëve të mazhoranës ka thënë se Serbia në asnjë moment nuk ka treguar gatishmërinë e vet për të njohur Kosovën, përveç një rasti, siç ka potencuar ahi, kur është diskutuar shkëmbimi i territoreve.
“E gjithë kërkesa juaj për njohje nga ana e Serbisë, apo për heqje të njohjes siç po e përmendni të krijon përshtypjen se kjo njohje ishte dikur dhe tashmë u tërhoq njohja nga Serbia. Serbia në asnjë moment, asnjë fazë nuk e ka treguar gatishmërinë e vet për të njohur Kosovën, përveç një rasti që edhe sot nuk e fshehin, kur është diskutuar shkëmbimi i territoreve. Sot, aktualisht nëse kthehet në tavolinë shkëmb..
Read More