Author: admin

TË FUNDIT

Rryma mund të shtrenjtohet edhe më shumë se 15%, vendimi merret në mbledhjen e ardhshme të ZRrE-së

Rryma mund të shtrenjtohet edhe më shumë se 15%, vendimi merret në mbledhjen e ardhshme të ZRrE-së

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.
Kështu, energjia elektrike duke filluar nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet për rreth 15 për qind, mirëpo vendimi bëhet i plotfuqishëm në mbledhjen e radhës së ZRrE-së.

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu tha se çmimi i importit është shumë i lartë edhe çmimi i planifikuar vitin e kaluar nga ZRrE është tejkaluar.

Fejzullahu tha se si rezultat I saj ka është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksmimale për vitin 2023 të jenë 398 milionë euro.

“Gjatë raporti konsultativ vlera e të Hyrave Maksimale të lejuara e për KESCO-n kane qenë 394 milionë euro, ndërsa pas shqyrtimit të komenteve dhe të dhënave ka rezultuar të lëvizin ne 398 euro. Në bazë të kalkulimeve rritja do të jetë rreth 14%. Mirëpo, pritet që kjo të rezultojë rreth 1..

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë, do të ndjekim nga afër kush e zbaton

Borrell: Çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë, do të ndjekim nga afër kush e zbaton

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar sot se marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në tërësi nga Kosova dhe Serbia.
Ai, para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel, është shprehur se do të ndjekin nga afër se kush po e zbaton marrëveshjen dhe kush nuk po e zbaton.

Ai ka këshilluar Kosovën dhe Serbinë që të mos fajësojnë askënd, por siç ka potencuar “të bëjnë punën e tyre”.

“Takimi ynë i Ohrit dhe marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë, marrëveshja është dakorduar. Duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për zgjedhje, duhet të zbatohet në tërësi, dhe ne do të ndjekim nga afër kush po e zbaton dhe kush nuk po e zbaton. Dhe unë do t’i këshilloja ata të mos fajësojnë askënd, por të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Borrell.
..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca i thotë se rregullorja e obligon t’i jap vërejtje për sharje, deputeti Shala i thotë “dërgomani me postë”

Konjufca i thotë se rregullorja e obligon t’i jap vërejtje për sharje, deputeti Shala i thotë “dërgomani me postë”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala në seancën e sotme plenare ka shpërthyer në ofendime.
Deputeti Shala ka sharë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

“Phu, q…sha tradhtarin e nanës”, është dëgjuar duke thënë Kujtim Shala në drejtim të të parit të Qeverisë së Kosovës.

E pas një pauze që patën, deputetët janë kthyer për të vazhduar sërish seancën plenare.Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se rregullorja e obligon që t’i jap vërejtje Shalës për këtë shkelje.

“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.

Pas kësaj, Kujtim Shala i tha faleminderit Konjufcës.

Fjalën e mori edhe deputeti Shala, i cili nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, po..

Read More
TË FUNDIT

Kurti pranon telefonatë nga Chollet, thotë se e uroi për marrëveshjen në Ohër

Kurti pranon telefonatë nga Chollet, thotë se e uroi për marrëveshjen në Ohër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, që është këshilltari special i sekretarit amerikan, Anthony Blinken.
Kurti theksoi se Chollet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Chollet më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së, marrëveshjet themelore dhe aneksin. Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet”, ka shkruar Kurti.

Në lidhje me takimet e zhvilluara në mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq në Ohër, Kurti sot është deklaruar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Para deputetëve Kurti tha se teksti i marrëveshjes së paraqitur tani për tani është më i miri për Kosovën./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nga e hëna vazhdon instalimi i matësve të ngrohjes në Prishtinë

Nga e hëna vazhdon instalimi i matësve të ngrohjes në Prishtinë

Projekti për instalimin e matësve të nxehtësisë, valvulave termostatike dhe termokokave do të vazhdojë nga e hëna më 27 mars.
Sipas njoftimit të Termokosit, ekipet e kompanisë punëkryese nga mëngjesi i të hënës do të fillojnë instalimet e këtyre pajisjeve në objektet banesore tek Bulevardi “Nëna Terezë” në lagjen “Qendër”.

“Nëpërmes këtyre pajisjeve konsumatorët do të kenë mundësi të kontrollojnë shpenzimet e tyre për ngrohje, përkatësisht nëpërmes kursimit të energjisë ngrohëse do të kenë mundësinë, që të zvogëlojnë edhe shpenzimet e tyre për ngrohje. Instalimi i këtyre pajisjeve do t’i paraprijë ndryshimit të mënyrës së faturimit nga metoda bazuar në sipërfaqen ngrohëse tek metoda më e re dhe më e saktë, sipas konsumit. NP “Termokos” apelon tek të gjithë konsumatorët tanë, që të bashkëpunojnë me ekipet punëkryese, të mirëpresin ato në banesat e tyre për të mundësuar instalimin e këtyre pajisjeve dhe realizimin e plotë..

Read More
TË FUNDIT

PSD me aksion, mbi veturën zyrtare të Konjufcës shkruhet “Edhe asi edhe ksi”

PSD me aksion, mbi veturën zyrtare të Konjufcës shkruhet “Edhe asi edhe ksi”

Partia Socialdemokrate ka organizuar sot një aksion në kundërshtim të zhvillimeve të fundit në kuadër të marrëveshjes në Ohër, e që kanë të bëjnë me planin franko-gjerman dhe Asociacionin.
Aktivistët e PSD-së kanë shkuar pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, saktësisht mbi veturën zyrtare të Glauk Konjufcës kanë vendosur mbishkrime.

Të njëjtit mbi këtë veturë kanë shkruar “Edhe asi edhe ksi”.

Ky mbishkrim ka nënkuptuar se Vetëvendosje në fakt po sjell edhe Asociacionin edhe atë që dikur e quante “Zajednica”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

42,000,000 € u paguan për 11 vjet për dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara

42,000,000 € u paguan për 11 vjet për dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara

Valon Berisha, drejtor Financiar në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) tregon se vetëm gjatë vitit 2012-2022 shuma e dëmeve që Byroja Kosovare e Sigurimit ka paguar për kompensimin e palëve te dëmtuara nga aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara ka arritur në 42 milionë euro.
Sipas tij, kjo është barrë shumë e madhe financiare për kompanitë e sigurimeve në vendin tonë

iSIGURIME

Gjatë 11 viteve të fundit Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka shpenzuar hiç më pak se 42 milionë euro për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në vend. Edhe më tutje numri i dëmeve të shkaktuara nga këto automjete vazhdon të jetë i madh pavarësisht përpjekjeve të mëdha për ta ndalur këtë trend i cili në masë të mëdha dëmton kompanitë e sigurimeve në vendin tonë. Valon Berisha, drejtor Financiar në Byronë Kosovare të Sigurimit tregon viteve të fundit ka rënë numri i aksidenteve të shka..

Read More
TË FUNDIT

LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën

LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën

Komisioni për liritë qytetare, punë të brendshme dhe drejtësi i Parlamentit Evropian, ka miratuar edhe një herë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi një gjë të tillë, para disa javësh, e kishin miratuar edhe Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky vendim ka marrë shumicën e nevojshme në këtë komision parlamentar me 47 vota në favor, 8 kundër dhe 4 abstenime.

Në muajin prilll, eventualisht në maj, pritet të miratohet edhe në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Pas kësaj, vendimi do të nënshkruhet dhe botohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, do të përmbyllet i tërë procesi formal.

Nuk ka pasur asnjë ndryshim në tesktin e vendimit.

Pra, sipas asaj që ishin marrë vesh qysh në vitin e kaluar përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, ky vendim do të hyjë në fuqi në kohën kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i regjistrimit dhe autorizimit të udhëtimit (ET..

Read More
TË FUNDIT

Kusari-Lila: Serbia e gatshme të njohë Kosovën vetëm me shkëmbim territorial

Kusari-Lila: Serbia e gatshme të njohë Kosovën vetëm me shkëmbim territorial

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar partive opozitare për kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti se e ka hupur mundësinë për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për marrëveshjen me Serbinë, shefja e deputetëve të mazhoranës ka thënë se Serbia në asnjë moment nuk ka treguar gatishmërinë e vet për të njohur Kosovën, përveç një rasti, siç ka potencuar ahi, kur është diskutuar shkëmbimi i territoreve.

“E gjithë kërkesa juaj për njohje nga ana e Serbisë, apo për heqje të njohjes siç po e përmendni të krijon përshtypjen se kjo njohje ishte dikur dhe tashmë u tërhoq njohja nga Serbia. Serbia në asnjë moment, asnjë fazë nuk e ka treguar gatishmërinë e vet për të njohur Kosovën, përveç një rasti që edhe sot nuk e fshehin, kur është diskutuar shkëmbimi i territoreve. Sot, aktualisht nëse kthehet në tavolinë shkëmb..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Krasniqi dhe Abdixhiku po flasin si me qenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje

Kurti: Krasniqi dhe Abdixhiku po flasin si me qenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje

Kryeministri Albin Kurti teksa u është drejtuar udhëheqësve të PDK-së e LDK-së, u shpreh se të njëjtit po flasin si aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në seancën e sotme plenare, Kurti ka replikuar me partitë opozitare duke i kritikuar për opozitarizëm e po ashtu edhe për marrëveshjet e arritura dikur. Ai theksoi se krerët e Serbisë më parë vraponin për të nënshkruar marrëveshje, ndërkaq tani po ikin nga ai.

Shefi i ekzekutivit po ashtu deklaroi se vet-menaxhimi nuk është vetëvendosje e as vetëqeverisje, meqë kjo u takon popujve e jo komuniteteve.

Kurti duke iu drejtuar Krasniqit e Abdixhikut tha se të njëjtit duhet të pushojnë nga diskursi i aktivistit të pakënaqur të LVV-së.

“Deputeti Krasniqi dhe Abdixhiku po flasin si me qenë aktivistë të Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqje. Për besë, nuk di si ta shpjegojë ndryshe këtë diskurs. Pra, sikur të ishin aktivistë të Vetëvendosjes që kan..

Read More