Author: admin

TË FUNDIT

Rrokulliset kamioni në Rrugën e Kombit, ngasësi dyshohet të ketë vdekur

Rrokulliset kamioni në Rrugën e Kombit, ngasësi dyshohet të ketë vdekur

Është përmbysur një kamion në Rrugën e Kombit, teksa dyshohet se ngasësi i tij ka mbetur i vdekur.
Kështu ka raportuar ABC News, që ka siguruar edhe pamje pak çaste pas momentit kritik, përcjell lajmi.net.

Siç edhe mund të shihni në pamjet brenda vegëzës së mësipërme e të theksuar, kamioni ka qenë i tonazhit të lartë.

Raportimet thonë se kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

Zjarrfikësit dhe një grup personash po punojnë për të nxjerrë shoferin, i cili ndodhet brenda kamionit.

Read More
TË FUNDIT

E konfirmon Ministria e Shëndetësisë – shfuqizohet lista e barnave esenciale

E konfirmon Ministria e Shëndetësisë – shfuqizohet lista e barnave esenciale

Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se është shfuqizuar lista e barnave esenciale.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se është anuluar vendimi me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale, përcjell lajmi.net.

Gjithnjë sipas njoftimit, arsyet për këtë vendim janë disa shkaqe teknike.

Në anën tjetër, mësohet se nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik.

“Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqeria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj”.

Read More
TË FUNDIT

Vajza e Gani Gecit ia kujton popullit se është deputete, del dhe kritikon Kurtin: Je vazhdim i PDK-së

Vajza e Gani Gecit ia kujton popullit se është deputete, del dhe kritikon Kurtin: Je vazhdim i PDK-së

Vajza e Gani Gecit, Marigona, që është deputete në Kuvendin e Kosovës ka dalë sot si rrallë herë për të folur në foltoren e Parlamentit.
Ajo në një fjalim të shkruar kritikoi Kurtin për marrëveshjen në Ohër, shkruan lajmi.net.

Tha se Vetëvendosje po tregon se është vazhdim i PDK-së.

“Ju jeni vazhdim i PDK-së. SHBA-të s’ju kanë sygjeruar që të pranoni një marrëveshje në dëm të Kosovës.Ngjashëm me marrëvshjen e 2015-ës, për secilën marrëveshje Gjykata Kushtetuese jep dritën e gjelbër”, tha ajo.

Sipas saj, Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij, kartën e stabilizimit të situatës e ka dërguar nga Kosova në Serbi.

“Ju kryeministër, kartën e stabilizimit të situatës politike, nga Kosova e keni dërguar në Serbi. Kjo marrëveshje është ultimatum për Kosovën, që është ndëshkim për sjelljen tuaj zoti Kurti”, tha ajo. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Profesori amerikan: Raporti i DASh-it shqetësues, korrupsioni mbetet problem

Profesori amerikan: Raporti i DASh-it shqetësues, korrupsioni mbetet problem

Profesori amerikan, Alon Ben Meir ka komentuar raportin e DASh-it mbi qeverinë e punën e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Ben Meir ka thënë se ky raport është shqetësues, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, ekzekutivi ka premtuar luftimin e korrupsionit, ndërsa shifrat thonë diçka tjetër.

Postimi i plotë në Twitter:

Raporti vjetor i DASh-it për të drejtat e njeriut tregon të dhëna shqetësuese për Kosovën. Edhe pse qeveria e re ka premtuar se do të luftojë korrupsionin, sipas raportit, Kosova po përballet me korrupsion të rëndë qeveritar dhe mosndëshkim.

Annual @StateDept report on Human Rights shows concerning data on Kosovo. Even though the new government has promised to fight corruption, according to report, #Kosovo is dealing w/ serious government corruption and impunity. pic.twitter.com/qhyeRLMHfE

— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) March 23, 2023

Read More
TË FUNDIT

Lekaj, deputetëve: Allahu jau baftë kabull agjërimin

Lekaj, deputetëve: Allahu jau baftë kabull agjërimin

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj është kujdesur që sot në Kuvendin e Kosovës t’ua urojë muajin e Ramazanit deputetëve.
Ai në fillim të fjalimit të tij, atyre që agjërojnë, u është drejtuar me fjalët “Allahu ua bëftë kabull”, shkruan lajmi.net.

“Për të gjithë ata që agjërojnë. Allahi jau baftë kabull”, iu drejtua Lekaj, deputetëve.

Pas kësaj, Lekaj la “muhabetet” e Ramazanit dhe vazhdoi me disa kritika ndaj kryeministrit Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Abazi: Jam në listën e folësve, të shohim nëse Kuvendi do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqësuesve

Abazi: Jam në listën e folësve, të shohim nëse Kuvendi do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqësuesve

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, pasi deputetët kanë shkuar në pauzë.
Kjo pauzë është kërkuar për shkak se të njëjtit kërkuan që në seancë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, që kishte një takim nga ora 15:00.

Me këtë rast Kurti përmes ekipit të tij ka informuar se do të kthehet sërish në ora 16:15.

Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti, Haki Abazi, i cili tha se kryeministri Kurti sot ka bërë eskivime nga seanca e Kuvendit për dialogun dhe marrëveshjen.

Sipas tij, Kurti ka një hall të madh me fjalimin e Haki Abazit, duke supozuar nga përvoja e kaluar.

Abazi madje tha se pas kthimit në seancë është në listën e folësve, derisa tha se mbetet të shihet nëse Kuvendi do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqësuesve.

Postimi i plotë:

KM Kurti sot gjatë gjithë ditës ka bërë eskivime nga seanca e Kuvendit për Dialogun..

Read More
TË FUNDIT

Policia arreston një person në Istog, dyshohet për tentim-dhunim të një të miture

Policia arreston një person në Istog, dyshohet për tentim-dhunim të një të miture

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë.
Sipas njoftimit për media theksohet se pasditen e djeshme në stacionin policor në Istog prindi i viktimës, bashkë me viktimën ( e mitur) kanë deklaruar se me datë 21.02.2023, një person i rritur ka tentua ta dhunojë.

“Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, Psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti s’po i duron kritikat, u kërkon deputetëve të flasin veç për “të mirat” e Marrëveshjes së Ohrit

Kurti s’po i duron kritikat, u kërkon deputetëve të flasin veç për “të mirat” e Marrëveshjes së Ohrit

Debat i ashpër është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit mes kryeministrit Kurti e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Kryeministri Kurti në fjalimin e tij kërkoi të flitet për pikat e mira të zotimeve në Ohër, shkruan lajmi.net.

Ai tha se plani i Ahtisaarit nuk është faktori kyç pse Kosova ka fituar pavarësinë, por janë dëshmorët dhe martirët.

“Ajo që është e favorshme do të duhej të përmendej vazhdimisht sepse interesin e Kosovës e mbrojmë ne. Unë nuk besoj deputeti Zemaj që ne pavarësinë e kemi duke ju falënderuar propozimit të Ahtisaarit, këtë e kemi duke ju falënderuar gjakut të dëshmorëve dhe martirëve. Lufta çlirimtare, ndërhyrja e NATO-s, dëshmorët dhe martirët, plani i Ahtisaarit vjen në fund”, tha ai.

“Sa i përket vetëmenaxhimit. S’kam nevojë të shtoj asgjë përveç se t’ju referohemi Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare të..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj i “falet” nderit të Limajt pasi ky ia përkrahu protestën: Kurti duhet të dorëhiqet

Molliqaj i “falet” nderit të Limajt pasi ky ia përkrahu protestën: Kurti duhet të dorëhiqet

Kryetari i PSD-së, Daran Molliqaj e ka falënderuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në protestën e organizuar më 25 mars kundër Asociacionit.
Në një postim në Facebook, ai këtë “bashkëpunim opozitar” e ka quajtur të vleshëm dhe të nevojshëm, shkruan lajmi.net.

“Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Prandaj të shtunën, ora 14:00, sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt:

E falënderoj NISMA-n Socialdemokrate dhe z.Limaj për mbështetjen që i japin protestës së 25 marsit. Bashkëpunimi opozitar është i vlefshëm dhe i nevojshëm.

Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Prandaj të shtunën, ora 14:00, sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë.

Dorëheqje!. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Bislimi guxon të premtojë: Kosovarët do lëvizin pa viza, jo më larg se që nga 1 janari i 2024-tës

Bislimi guxon të premtojë: Kosovarët do lëvizin pa viza, jo më larg se që nga 1 janari i 2024-tës

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, është votuar heqja e vizave për Kosovën.
Në një postim në Facebook, Bislimi thotë se Kosovës i duhet veç edhe një votim i fundit, heri në heqjen përfundimtare të vizave.

Bislimi thotë se qytetarët do të mund të lëvizin pa viza që nga 1 janari i vitit 2024.

Postimi i plotë i Bislimit në Kuvend:

Edhe një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave.

Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.

Pas hapit të fundit në seancën e Parlament..

Read More