“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?
Lista Serbe nuk është prononcuar pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, në të cilat fitoi Lista Studentore.
Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, u formua në vitin 2013 me mbështetjen e drejtpërdrejtë të SNS-it dhe Vuçiqit, i cili e pranoi humbjen mbrëmjen e 25 tetorit.
Megjithatë, Vuçiqi deklaroi se SNS kishte fituar “kudo ku jetojnë serbët në rajon”, përfshirë edhe Kosovën.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, në vendvotimet ku votuan serbët nga Kosova, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” mori rreth 71 për qind të votave, ndërsa Lista Studentore siguroi rreth 21 për qind.
Në nivel të Serbisë, megjithatë, Lista Studentore fitoi mbi 52 për qind të votave, ndërsa “Serbia e Bashkuar” e ish-presidentit Vuçiq i mori rreth 39 për qind.
Për Ivan Vuçkoviqin, përfaqësues opozitar të serbëve të Kosovës nga Leposaviqi, këto rezultate nënkuptojnë se “asgjë nuk do të jetë më si më parë”.
“Liria po na vjen nga Beogradi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).
Vuçkoviq dhe përfaqësues të tjerë opozitarë të serbëve në Kosovë e fajësojnë Listën Serbe dhe Vuçiqin për përkeqësimin e pozitës së komunitetit serb.
Ata besojnë se pushteti i deritashëm në Serbi, përmes Listës Serbe, ua ka “dorëzuar” institucioneve të Kosovës institucionet serbe dhe kompetencat që Beogradi ushtronte më parë.
Aktualisht, në zonat me shumicë serbe në Kosovë, në kuadër të sistemit të Serbisë funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore.
“Pas kësaj tradhtie të madhe, si pasojë e së cilës nuk na ka mbetur pothuajse asgjë nga Serbia në Kosovë e Metohi, do të jetë shumë e vështirë”, thotë Vladimir Radosavleviq nga Demokracia Serbe nga veriu i Kosovës, parti opozitare në nivel lokal.
Çfarë do të ndodhë me Listën Serbe?
Radio Evropa e Lirë iu drejtua Listës Serbe për koment pas publikimit të rezultateve të para preliminare në Serbi, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Në zgjedhjet e qershorit në Kosovë, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend, ndërsa një mandat e siguroi Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Rashiqi, i cili është ministër në Qeverinë e Albin Kurtit, e mbështeti Lëvizjen Studentore në zgjedhjet në Serbi.
Ai vlerëson për REL-in se bashkëpunimi i Listës Serbe me pushtetin e ri në Serbi nuk është i mundur.
Rashiq nuk e përjashton mundësinë që Partia Përparimtare Serbe tani t'i kërkojë Listës Serbe të tërhiqet, përkatësisht që përfaqësuesit e saj të japin dorëheqje nga pozitat që mbajnë.
“Kjo mund të jetë një nga mundësitë, por nuk pres që ata të veprojnë në mënyrë morale dhe ta bëjnë një gjë të tillë. Ata janë në pushtet në nivel lokal sepse SNS-i i ka vendosur në ato pozita me të gjitha mënyrat e mundshme” , thotë Rashiqi.
Lista Serbe udhëheq aktualisht të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Zyrtarët e saj drejtojnë gjithashtu institucione të Serbisë në Kosovë. Një prej tyre është kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili udhëheq Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.
Edhe Ivan Vuçkoviq, asamblist në Kuvendin Komunal të Leposaviqit, beson se bashkëpunimi ndërmjet Listës Serbe dhe Qeverisë së re të Serbisë nuk është i mundur.
“Jam i bindur se ata do të shpërbëhen në ditët në vijim. Nga ana tjetër, ata nuk mund të funksionojnë pa mbështetjen e Beogradit ”, thotë ai.
Të njëjtin mendim e ndan edhe Vladimir Radosavleviq, po ashtu asamblist në Leposaviq, në veri të Kosovës.
Ai konsideron se Lista Serbe nuk mund të mbetet në pushtet në Kosovë, sepse, siç thotë, në të kundërtën “e gjithë lufta do të kishte qenë e kotë”.
Edhe partia e tij i ka mbështetur Listën Studentore dhe protestat e organizuara nga studentët.
“Si dikush që ka qenë me studentët që nga fillimi, e di se ata nuk do ta pranojnë kurrë bashkëpunimin me Listën Serbe, bërthamën e fortë të SNS-it në Kosovë. Ata kanë qenë bashkëpjesëmarrës të drejtpërdrejtë të Aleksandar Vuçiqit në tradhtinë e madhe ndaj Kosovës e Metohisë. Shkurt, atyre u ka ardhur fundi dhe së shpejti do të japin llogari për gjithçka që kanë bërë”, thotë Radosavleviq për REL-in.
Sa i përket Kosovës, Lista Studentore ka deklaruar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë përbërëse të saj.
Lista Studentore nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse do të bashkëpunojë me Listën Serbe, përfshirë në nivel institucional, dhe cili është qëndrimi i saj për bashkëpunimin e ardhshëm me Qeverinë e Kosovës.
Çfarë presin serbët e Kosovës nga pushteti i ri?
Ivan Vuçkoviq ngre pikëpyetje për mënyrën se si janë menaxhuar fondet që Serbia ka dërguar në Kosovë, duke pretenduar se Lista Serbe ka bërë abuzime të shumta.
Lëvizja politike studentore në Serbi lindi nga protestat e studentëve, në qendër të të cilave ishte lufta kundër korrupsionit.
Vuçkoviq beson se kjo çështje duhet të jetë prioritet për pushtetin e ri edhe kur bëhet fjalë për Kosovën, veçanërisht për investimet nga buxheti i Serbisë në zonat me shumicë serbe.
Në këtë kontekst, ai thotë se përfaqësuesit e Listës Serbe “mund të kërkojnë azil politik në Kosovë”, pasi beson se në Serbi mund të përballen me akuza për shumë vepra penale.
“Jam i sigurt se edhe këtu [në Kosovë] do të ketë ndryshim të pushtetit ”, thotë ai.
Vuçkoviq nuk pret ndryshime të mëdha sa u përket kompetencave të Serbisë në Kosovë, por shpreson se autoritetet e reja në Beograd do të reagojnë për t'i mbrojtur institucionet e mbetura serbe.
“Të mund të llogarisim në mbështetjen e Serbisë në aspektin financiar, në mënyrën më reale dhe më të drejtë. Disa gjëra thjesht kanë marrë fund, por shpresoj që pushteti i ri do të arrijë t'i korrigjojë disa gabime të pushtetit të mëparshëm, sa i përket asaj se kush i udhëheq institucionet, mbështetjes dhe shpërndarjes së fondeve” , thotë Vuçkoviqi.
Ndërkaq, Vladimir Radosavleviq shpreson se pushteti i ri në Serbi do të tregojë më shumë mirëkuptim për serbët e Kosovës dhe do t'u mundësojë atyre të kenë më shumë ndikim në vendimet që prekin jetën e tyre.
“Që ne të vendosim për fatin tonë”, th otë ai.
“Lista Studentore nuk ka nevojë të bëjë asgjë të jashtëzakonshme. Mjafton të emërojë drejtues të aftë dhe të ndalojë vjedhjen e qindra milionë eurove, të cilat çdo vit përfundojnë në xhepa privatë, në vend se të shkojnë në zonat serbe në Kosovë. Kjo do ta zvogëlonte ndjeshëm largimin e serbëve nga Kosova, që ka marrë përmasa marramendëse ”, thotë Radosavleviq.
Milliqeviq: Pushteti i ri në Serbi do ta rishqyrtojë rolin e Listës Serbe
Drejtori i organizatës joqeveritare Aktiv, Miodrag Milliqeviq, thekson se Lista Serbe, nga pikëpamja formale dhe ligjore, është pjesë e sistemit politik të Kosovës dhe se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk ndikojnë drejtpërdrejt në statusin e saj.
Megjithatë, ai thotë se realiteti politik është ndryshe, pasi Lista Serbe në praktikë ka funksionuar si degë e Partisë Përparimtare Serbe në Kosovë.
Sipas tij, ndryshimi i pushtetit në Beograd do të ngrejë pikëpyetje për mënyrën se si do të funksionojë kjo parti në të ardhmen.
“ Sa i përket politikave, do të ketë hapësirë për një rishikim rrënjësor. Nuk e kam fjalën për ristrukturimin e Listës Serbe, por për një rishikim rrënjësor të politikës ndaj Kosovës, që do t'i përfshijë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. Do të shtrohet pyetja nëse ata i kanë keqpërdorur pozitat e tyre në sistemin serb gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Përparimtare Serbe” , thotë Miliçeviq.
Ai vlerëson se çështja e Kosovës nuk është ndër prioritetet kryesore të Listës Studentore, por pret që një pjesë e strukturave të saj të merret me këtë temë.
Sipas Milliqeviqit, gjatë viteve të fundit Beogradi i ka lënë serbët e Kosovës në një vakum ligjor dhe të sigurisë.
Shoqëria civile serbe në Kosovë e kishte kritikuar nismën e Listës Serbe që serbët të largoheshin nga institucionet e Kosovës në vitin 2022.
Në të njëjtën kohë, ajo kishte kritikuar edhe veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat kryesisht i kishte vlerësuar si të njëanshme dhe diskriminuese.
Në vitin 2024, Qeveria e Kosovës nisi mbylljen e institucioneve të Serbisë dhe paralajmëroi integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës, me arsyetimin se funksionimi i dy sistemeve paralele është i paqëndrueshëm.
Bashkësia ndërkombëtare, nga ana tjetër, ka këmbëngulur se hapa të tillë duhet të ndërmerren në kuadër të dialogut dhe në konsultim me komunitetin serb. / REL
Gjykata ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të pandehurit A.S. për vrasjen e një 37-vjeçari dhe plagosjen e një personi tjetër me thikë në Lagjen e Romëve në Mitrovicë. Zëdhënësja e Gjykatës…
Lista Studentore është fituese e zgjedhjeve të djeshme të parakohshme parlamentare në Serbi. Rezultatet e votimit sipas rajoneve, të publikuara nga Komisioni e Zgjedhjeve të Serbisë, tregojnë se Partia Progresive Serbe ka humbur në pothuajse…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për shtetin që nuk mundi ta mbronte Arlinda Zekajn, gruan e cila u vra mizorisht mbrëmë, tre ditë pasi i kishte paralajmëruar institucionet për tragjedinë dhe kishte…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Ajo ka ngritur pyetje për veprimet…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se fjalët e Arlinda Zekajt, e cila u vra dje teksa priste mbrojtjen e shtetit, “sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim”. Ajo ka theksuar se…
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të gjithë zinxhirit të përgjegjësisë institucionale pas rastit në Pejë, duke përfshirë ministrin, drejtorin e Policisë, zyrtarët e hetimeve…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke u mbështetur edhe në arsyetimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas vendimit, më 22 tetor…
Presidentja Justina Shiroka-Pula ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për fitimin e dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, duke vlerësuar bashkimin politik, besimin e qytetarëve dhe përkushtimin e përbashkët si faktorë…
Më 22 tetor 2022, Arlinda Zekaj e kishte denoncuar kunatin e saj, Albert Sylaj, nën dyshimet se e kishte kanosur dhe ia kishte uzurpuar shtëpinë, për të cilën ajo kishte deklaruar se ishte në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin e saj, Jeton…
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi. Sipas njoftimit në Facebook, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin institucional dhe…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e rregullt plenare do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 10:00. Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu njoftoi se në rend dite do…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Nisma është dorëzuar nga Ehat Miftaraj,…
Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar për zhvillimet politike në Serbi, duke komentuar largimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti. Në një shkrim të publikuar, Majko e përshkruan Vuçiçin si një figurë politike…
Projeksioni përfundimtar i CeSID-it, i bazuar në një kampion të përpunuar 100 për qind, tregon se 250 vendet në Parlamentin e Serbisë do të përbëhen nga përfaqësues të gjithsej gjashtë listave në mesin e tyre edhe…
Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë sot detaje lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë. Në një konferencë për media, Shkodran Nikçqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka…
Opinionisti Adriatik Dosti ka publikuar një shkrim me tone të ashpra ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke parashikuar largimin e tij nga pushteti. Në reagimin e tij, Dosti kritikon qeverisjen e Ramës, duke e akuzuar për dhunë policore ndaj protestuesve,…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur sot indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke thënë se ky rast tragjik rikthen në vëmendje dështimin e vazhdueshëm të institucioneve për ta trajtuar me seriozitet…
Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Një mesazh ngushëllimi nga nëna e Liridonës për familjarët e Arlindës është…
Organizata QIKA ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt dhe kërkimin e përgjegjësisë institucionale. Pran hyrjes në…
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht…
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores së Listës Studentore në Serbi të rifillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe që të dyja…
Të mërkurën, prej orës 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të mbahet protestë kundër vrasjes së grave. Protesta do të zhvillohet me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë…
Gjykata Themelore në Pejë njofton se sot (26 tetor) ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, lidhur me veprën penale “Kanosja”. “Në Gjykatën Themelore…
Amina Nuraj ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse deputeti në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, duke falënderuar shqiptarët për mbështetjen dhe mesazhet që ka marrë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Përmes…
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në një parashtresë se një…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe efektiv për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, si dhe për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve që e kishin trajtuar…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 15:00, ku në fokus do të jetë vrasja e një gruaje e cila u regjistrua…
Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra dje në Vitomiricë të Pejës. Shefi i Grupit Parlamentar të…
Deputetët e Komisionit për Legjislacion kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila, tri ditë para se të vritej, kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se rikthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvend duhet të trajtohet në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit. Haxhiu ka thënë se,…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me ndryshimet që synohen të bëhen në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pas rikthimit të tij në…
Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do të mbetet pa u zbatuar, pavarësisht vonesave në përmbushjen e afateve. Ai ka theksuar se,…
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka publikuar një tjetër letër të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila mbeti e vrarë me një mjet të mprehtë në Vitomiricë të Pejës. Për rastin, është raportuar se i…
Kriza politike dhe vonesat në zbatimin e reformave evropiane i kanë kushtuar vendit me humbje të performancës në sundimin e ligjit, administratën publike dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa Kosova mund të ketë humbur mbi 40 milionë euro nga Plani i…
Prokuroria Themelore në Pejë ka reaguar përsëri lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt, duke sqaruar veprimet e ndërmarra nga institucionet pas kërkesës së saj për zbatimin e një vendimi gjyqësor dhe trajtimin e rasteve të…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist u bën thirrje qytetarëve të protestojnë të mërkurën në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave dhe drejtësi për viktimat e…
Analisti politik nga Shqipëria, Ilir Kulla, e ka cilësuar largimin e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit nga skena politike si ndryshim epokal për rajonin. Sipas tij, ky zhvillim shënon fundin e një klase politike ultranacionaliste në Serbi, të…
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër, ka konstatuar se nuk kishte shkelje të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare për…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e arritur në zgjedhje, ku sipas rezultateve preliminare, Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate, ndërsa gara mbetet e…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke filluar nga ora 12:00, me kërkesën që parandalimi i vrasjeve të grave të trajtohet si urgjencë…
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj. Sipas njoftimit, aksioni…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim të plotë nga organet përgjegjëse. Në reagimin e saj Kryetarja Haxhiu ka…
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për trajtimin e rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj. Ai ka autorizuar edhe analizimin e veprimeve institucionale ndaj saj, pas vrasjes më 25 tetor në Pejë. Sipas njoftimit të Zyrës së…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit…
Kyetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna. Gjini ka veçuar fjalinë e shkruar nga Arlinda Zekaj: “Uroj që të mos jepni llogari…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për rastin, përfshirë trajtimin e kërkesave të…
Gjykata e Apelit pranoi 3,527 lëndë të reja gjatë shtatorit
Haziri: S’kemi hequr dorë nga kërkesat tona – nëse institucionet heshtin, ne do kërkojmë llogari
Dita e Shën Nënë Terezës
“Jemi të tmerrum”, Berisha kërkon shkarkime të menjëhershme pas vrasjes në Pejë
Protestat/ Rënia e autokratëve pas Orbanit dhe Vuçiçit, radha e autokratit tjetër: Edi Rama
Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, si ato të 14 majit 2025 në Shqipëri!
Çka po ndodhë me Ligjin për Dhomat e Specializuara!?
Në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Serbi, studentët e mposhtën qeverinë radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, dhe bashkëshortja e tij, modelja Hailey Bieber, janë parë duke mbërritur…
Modelja britanike Christine McGuinness ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një video nga qëndrimi i…
