TË FUNDIT

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi me mjet shpërthyes në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës sot në mbrëmje ka arrestuar një person të dyshuar se kishte kërcënuar se do të aktivizonte një mjet shpërthyes në banesën e tij, në objektet e njohura si “Banesat e Bardha” në Fushë-Kosovë.

Siç raporton RTK-ja, ekipet policore, përfshirë njësinë speciale, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës kanë qëndruar për disa orë rreth banesës ku qëndronte i dyshuari.

Sipas raportimeve, ai ishte ngujuar dhe kërcënonte se do të aktivizonte mjet shpërthyes.

Pas arrestimit, në vendngjarje janë parë ekipet e deminimit.

Telegrafi ka tentuar të marrë informacione shtesë nga Policia lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka arritur të sigurojë një përgjigje zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *