Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit një kartelë studentore që do t’u mundësojë studentëve të përfitojnë zbritje prej 20 për qind gjatë gjithë vitit.
Kartela do të jetë e disponueshme përmes aplikacionit „M-Shërbime“, ndërsa projekti po realizohet në bashkëpunim ndërmjet disa ministrive dhe institucioneve qeveritare.
Ndërkohë, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë po punon për zhvillimin e një aplikacioni të veçantë dhe një kartele digjitale, me qëllim zgjerimin e mundësive dhe shërbimeve për të rinjtë.
Në njoftim nuk specifikohet se kur do të hyjë në funksion kartela studentore dhe për cilat produkte apo shërbime do të vlejë zbritja prej 20 për qind.(INA)
